LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Astirit përshkallëzojnë protestën/ Marshojnë drejt sarajeve të Ramës në Surrel

8 Janar 2019, 20:19, Aktualitet CNA
Banorët e Astirit përshkallëzojnë protestën/

Ka njohur një zhvillim të ri protesta e banorëve të Astirit mbrëmjen e sotme. Të grumbulluar si gjithmonë në Unazën e Re, organizatorët i kanë bërë thirrje protestuesve të marshojnë në këmbë drjet Surrelit fshatit ku gjendet vila e kryeministrit Edi Rama, e etikietuar si ?sarajet e Surrelit?. Pikërisht përpara sarajeve është projektuar të zhvendoset protesta e sotme.

Në ditën e 66-të të protestës së tyre banorët kanë vendosur të përshkallzojnë protestën e tyre, duke pasur edhe mbështetjen e deputetit të PD-së, Klevis Balliut.

Protestuesit të veshur me jelekë portokalli dhe me pishtarë në duar janë nisur drejt vilës së kryeministrit rreth orës 20:20.

Prej ditësh ata kërkojnë dëmshpërblim të pronës së tyre 100% me vlerën e tregut si dhe anulimin e projekti të ?Unazës së Madhe?. /CNA.al

Lajmet e fundit nga