Vogëlushja 2-vjeçare rrezikoi të humbiste këmbën nga kjo pakujdesi e nënës – CNA
Connect with us

Kryesore Show Biz

Vogëlushja 2-vjeçare rrezikoi të humbiste këmbën nga kjo pakujdesi e nënës

Publikuar

-

Prej disa ditësh, historia e Gemma Fraser, mamasë 35-vjeçare nga qyteti skocez i Edinburgh-ut është shndërruar në titullin kryesor të gazetave britanike dhe jo vetëm.
Gruaja e re, e cila me profesion është gazetare, mama e dy vajzave ka paralajmëruar të gjithë prindërit të tregohen të kujdesshëm pasi një gabim apo pakujdesi e momentit mund të jetë fatale për fëmijët e tyre.

Gjithçka nisi qershorin e shkuar kur vajza e saj Orla, po luante në dhomën e saj dhe mamaja e re dëgjoi të qarat dhe ulërimat e pafund. Fillimisht mendoi se ajo ishte alergjike ndaj materialit të ndonjë lodre, por vajza vazhdonte të qante në mënyrë të pakontrolluar edhe kur mamaja e largoi prej aty.

Gemma vendosi t’i hiqte rrobat dhe u shokua kur vuri re se një tufë nga flokët e saj biondë ishin rrotulluar rreth gishtave të vegjël të vogëlushes Orla, duke ndërprerë qarkullimin e gjakut dhe duke i lënë të fryrë dhe të skuqur.

Gishtat ishin skuqur dhe fryrë aq shumë, ajo s’e dinte sa kohë kishte vajza që vuante nga diçka e tillë dhe tentoi t’ia hiqte vetë, por dhimbja ishte e tmerrshme. Lajmëroi menjëherë mjekun e familjes, të cilit iu deshën rreth 35 minuta të hiqte pjesën më të madhe, ndërsa vajza nuk pushonte së qari. Pastaj iu drejtuan spitalit ku doktorët u siguruan të hiqnin të gjitha qimet dhe i dhanë mjekimet që duhet të merrnin.

U deshën 5 javë trajtime intensive dhe 1 ndërhyrje kirurgjikale që Orla të mund të shërohej plotësisht. Sipas mjekëve të ‘’ Royal Hospital for Sick Children’’, Orla vuante nga sindromi Tourniquet, e cila prek fëmijët sidomos në periudhën kur mamatë e tyre humbasin flokët pas shtatzënisë.

Ata këshillojnë mamatë që t’i mbajnë flokët e shkurtra ose të lidhura ndërkohë që fëmijët e tyre janë ende shumë të vegjël.

Kryesore Show Biz

U martuan pa dasmë e pa zhurmë: Loredana zbulon për herë të parë unazën mbresëlënëse të martesës

Publikuar

-

Më 18 dhjetor të vitit që lamë pas, çifti Loredana dhe Mozzik u bënë prindër për herë të parë. Ata sollën në jetë një vajzë, që vendosën ta quajnë Hana, por supriza e tyre nuk mbaroi me kaq pasi në të njëjtën ditë u zbulua se dyshja e famshme e showbizit shqiptar kishte lidhur martesë në fshehtësi të plotë.

Mesa duket reperi shqiptar nuk ka dashur të bëjë një dasmë të madhe e të bujshme, ashtu sikurse shpesh i bëjnë figurat publike. Ndërkohë sot, një muaj pas kurorëzimit të dashurisë së tyre, bashkëshortja e tij Loredana na ka zbuluar për herë të parë unazat mbresëlënëse.

Përmes një Instastory bardh e zi, nuk ka sesi të mos na shkojë syri tek dy unazat që ajo mban në gisht, ku njëra është e fejesës dhe tjetra e martesës. Emri i vërtetë i Mozzik është Gramoz Aliu dhe bashkëshortja, siç e kemi thënë edhe më herët ka marrë mbiemrin e tij.

Çifti zgjodhi kështu të martohet pa dasmë, pa shumë zhurmë e protagonizëm!

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Heshti gjatë gjithë kohës, modelja tregon si u dhunua nga ish i dashuri për dy vite rresht

Publikuar

-

modele dhunim

Një modele u ka treguar ndjekësve të saj në Instagram se ajo ishte dhunuar nga ish i dashuri i saj për dy vite me radhë dhe zgjodhi të heshte.

Estefania Pereira, e cila ka lindur në Kolumbi, por tashmë jeton në Majami, ndau disa foto të sajat në rrjetin social, ku dukeshin qartë shenjat e dhunës.

Në një postim prekës, ajo rrëfeu se ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga partneri i saj nga mosha 24 deri në 26-vjeç. Sipas saj, gjithçka nisi me ofendime dhe përfundoi me sulme fizike që e linin me të nxira dhe të vrara.

Edhe pse fotot i publikoi në mënyrë që të inkurajojë viktimat e dhunës që të mos heshtin, Pereira nuk e publikoi emrin e abuzuesit dhe as nuk tregoi se kur kishte ndodhur ngjarja.

Ajo nuk qartësoi as nëse e kishte raportuar rastin në polici.

 

modele dhunim

modele

LEXO TE PLOTE

Kryesore Show Biz

Trendi i ri i kostumeve të banjos që nuk lë aspak vend për imagjinatën

Publikuar

-

rroba banje modele

Javën e kaluar njerëzit e interneti mbetën me gojë haur nga një palë rroba banje të krijuara nga marka austriake, Beginning Boutique.

Që prej prezantimit, kostumi i banjos nga Black Swallow Boutique është vënë në pikëpyetje për natyrën e tij jashtëzakonisht “treguese”.

Marka e njohur e modës shpërndau një fotografi të kostumit blu, që tregon goxha lëkurë edhe në vende delikate, të hënën dhe që prej atëherë komentet nuk kanë të sosur.

Kostumi kushton 49 dollarë dhe të shumtë janë ata që kanë dalë kundër modelit, i cili është cilësuar si i ekzagjeruar.

Një përdoruese shkruante:

Pooo. Unë do dukesha yll me këtë . Thjesht do më duhej një kostum i dytë që të mbulonte pjesët që ky i lë jashtë.”

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Aktualitet13:30 - 13 Janar, 2019

Paralajmëron drejtori i Policisë/ Çfarë do ndodhë me grupet kriminale

106-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit është festuar edhe në Drejtorinë Vendore të qyetit të Elbasanit. Drejtori i Policisë...

Aktualitet11:43 - 13 Janar, 2019

Dorëhiqet ministri i Mbrojtjes në Greqi

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen. Kammenos, i cili njëkohësisht është edhe lider i partisë ANEL, ka...

Aktualitet14:49 - 12 Janar, 2019

Shpërthim i fuqishëm në Paris/ 2 të vdekur 30 të plagosur

Parisi u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mëngjesin e sotëm. Shpërthimi ndodhi si rezultat i rrjedhjes së gazit në...

Aktualitet10:02 - 12 Janar, 2019

Shpërthim në qendër të Parisit/ Raportohet për disa të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Opera, në Paris. Mësohet...

Aktualitet19:46 - 11 Janar, 2019

Kuvendi çan bllokadën e votave/ Miratohet emri Maqedonia e Veriut

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot  ndryshimin e Kushtetutës për marrëveshjen me Greqinë në lidhje me çështjen e ndryshimit...

Aktualitet18:53 - 11 Janar, 2019

Skandali në Pashaliman/ Reagon Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka reaguar pas vjedhjes së tre armëve automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit...

Aktualitet15:29 - 11 Janar, 2019

Thirrja e Alia Asllanit më aktuale se kurrë/ Mbushni xhepe, mbushni arka, të “pabrek” ju gjeti dreka, milionier ju gjeti darka!

Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë, nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë! Pra, o burra, hani,...

Aktualitet13:49 - 11 Janar, 2019

Debati për Cakajn/ Albin Kurti zë ngushtë Ramën

Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë spektrin politik në Kosovë. Pas refuzimit të Presidentit Ilir Meta,...

Aktualitet13:09 - 11 Janar, 2019

Dëbora izolon Kukësin/ Ndërhyn ushtria

Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukësit, ku që prej mbrëmjes së djeshme një 50-vjeçar është shumë...

Aktualitet10:10 - 11 Janar, 2019

“$525,000+ për Shqipërinë në 3 minuta”, Albanian Scholarship Effort

Nga Besart Çopa * Në moshën 15 vjecare unë isha Shqiptari i parë që iku në një nga gjimnazet më...

Kultura09:19 - 11 Janar, 2019

Konkurs poetik, për dëshmorin Bylbyl Hazir Breçani

“Botimet TROPOJA”, në nderim të emrit e veprës të Bylbyl Hazir Breçanit: “Dëshmor i Kosovës dhe i Shqipërisë”, “Qytetar Nderi”...

Aktualitet01:08 - 11 Janar, 2019

VIDEO-Përplasje në fakultetin e drejtësisë/ Policia futet në ambientet ku janë ngujuar studentët

Policia private qe ruan godinen, është futur rreth ores 00.30 minuta, në ambientet e brendëshme të Fakultetit të Drejtësisë, ku...

Aktualitet21:02 - 9 Janar, 2019

Themeluesi i Amazon ndahet nga gruaja, bien aksionet e kompanisë në bursat ndërkombëtare

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe gruaja, Mc Kenzie, do të ndahen. Ata të dy do të ndahen pas 25...

Aktualitet17:57 - 9 Janar, 2019

Administrata e Trump degradon misionin e BE në SHBA

Administrata e presidentit Donald Trump ka degraduar vitin e kaluar statusin e misionit të Bashkimit Europian pa bërë asnjë njoftim....

drejtesia, vettingu, kalimi drejtesia, vettingu, kalimi
Aktualitet11:18 - 9 Janar, 2019

Kreu i Gjykatës së Kurbinit del para Vettingut/ KPK zbulon pasurinë e fshehur

Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit, do të japë sot vendimin për Kryetarin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjonin, vendim i...

Aktualitet09:42 - 9 Janar, 2019

Video/ Festivali i akullit dhe borës

Në Kinë është hapur Festivali ndërkombëtar i Harbinit, i skulpturave të akullit dhe borës. I vendosur në provincën e Heilongjangut...

Aktualitet09:35 - 9 Janar, 2019

Epopeja e një kinemaje

Korça ka qenë një nga qytetet e para në Shqipëri që i hapi rrugë ekranit të madh të kinemasë përmes...

Aktualitet20:17 - 8 Janar, 2019

Shkatërrohet grupi i mafjes në Itali/ Shqiptarë të përfshirë, ja emrat

Një grup kriminal është shkatërruar ditën e sotme nga policia italiane. Bëhet fjalë për një grup mafjoz, të përfshirë në...

Aktualitet15:38 - 8 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit Perika Gjezi

Perika Gjezi (1949-2010) ka lindur në vitin 1949 në qytetin e Korçës. Aktivizohet që në moshë shumë të re në...

Aktualitet09:02 - 8 Janar, 2019

Ekipi negociator i Kosovës sot në Bruksel/ Çfarë pritet të diskutohet

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon sot në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese në...

Aktualitet19:36 - 7 Janar, 2019

Temperaturat e ulëta/ IGJEUM jep alarmin, tregohuni të kujdesshëm këto ditë

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot i acartë, me temperatura shumë të ulëta të cilat shpesh...

Aktualitet17:51 - 7 Janar, 2019

Negociatat me Serbinë/ Ekipi i Kosovës të martën në Bruksel

Për herë të parë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, takon të martën në Bruksel Federica Mogherinin, që është ndërmjetësuese...

Aktualitet16:51 - 7 Janar, 2019

42 vjeçarja rrëfen rrëmbimin dhe degradimin ndaj lëndëve narkotike/ “20 burra për…”

Një 42-vjeçare ka rrëfyer për mediat sesi u rrëmbye dhe u shit për skllave seksi në moshën 19-vjeçare. Kur ishte...

Trending

Read previous post:
Lojërat e rrezikshme me kufijtë në Ballkan

Ndryshimet e kufijve dhe krijimi i shteteve të mëdha në Ballkan nuk janë të mundura pa luftë, mendojnë analistët në...

Close