LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e studentëve/ Pedagogëve nuk u jepen pagat?

7 Janar 2019, 15:04, Aktualitet CNA
Protesta e studentëve/ Pedagogëve nuk u jepen pagat?

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma e ftuar në emisionin Top Talk në Top-channel, ka folur për protestën e  studentëve që rifilloi këtë vit ashtu siç ishte thënë në fund të 2018-ës.

Duma deklaroi se pedagogët e Universitetit të Shkencave Sociale nuk kanë marrë rrogat e dhjetorit dhe sipas saj ata duhet të ngrihen në protestë, por së pari në mbështetje të studentëve.

?Unë jam pedagoge te Shkencat Sociale dhe e di që pagat e pedagogëve të muajit dhjetor nuk kanë kaluar. Habitem si nuk kanë reaguar pedagogët sot, kur i gjithë Fakulteti i Shkenca Sociale nuk ka marrë pagat e dhjetorit dhe kulmi është që këta pedagogë thonë se halli jonë është më i madh se problemi i studentëve.?

Gjatë diskutimit deputetja e PD-së tha studentët i kanë dhën mundësi kryeministrit Edi Rama që të vetëlargohet, pasi sipas saj ai nuk ka çfarë të zgjidhë më në lidhje me Ligjin e Arsimit të Lartë sepse duhet të kishte vepruar që në  momentin kur ai ligj u propozua.

?Rruga që ata kanë zgjedhur është racionale, i japin Ramës shansin që ai të reagojë dhe të largohet vetë. Vetëdeklarimi i Ramës që nuk dija gjë është arsyeja kryesore pse ai duhet të largohet.

Pas pesë viteve nuk mund të thuash që do ta bëjë sot se mu shtrënguan qentë edhe sot nuk do ta bëjë se buxheti kaloi, si do ta bëjë? Është totalisht mashtrim pasi nuk ka si ta bëjë tani.?-u shpreh deputetja demokrate./CNA.al

Lajmet e fundit nga