LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen dy studentë/ Të rinjtë spostojnë protestën në Komisariat

7 Janar 2019, 16:43, Aktualitet CNA
Arrestohen dy studentë/ Të rinjtë spostojnë protestën

 Dy studentë, pjesë e protestës, janë shoqëruar pak çaste më parë në ambjentet e Komisariatit Nr.1 të Policisë së kryeqytetit.

Shkak i marrjes së tyre është bërë fakti se ata dyshohen të jenë personat veprues në mbylljen e dyerve të Universitetit Politeknik.

Edhe pse Policia nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht lajmin, burime të CNA.al kanë konfirmuar shpqerimin në polici të dy studentëve duke dhënë edhe  emrat e tyre.

Bëhet fjalë për  studentët Vilson Kulemani dhe Gëzim Almeta.

Ndërkohë, një grup studentësh protestues janë nisur drejt Komisariatit Nr.1  për të mbështetur shokët e tyre./CNA.al

Lajmet e fundit nga