Zgjedhjet Europiane/ Nxehje para luftës me populistët – CNA
Connect with us

Aktualitet

Zgjedhjet Europiane/ Nxehje para luftës me populistët

Publikuar

-

Fushata për zgjedhjet europiane po troket. Kandidati i partive popullore europiane për president të Komisionit Europian Manfred Weber paralajmëroi përballje të ashpër me antieuropianët për të mbrojtur projektin europian.

Pesë muaj para fushatës së zgjedhjeve europiane, kandidati i partive popullore konservatore në Europë, Manfred Weber, i cili synon të bëhet pasues i presidentit aktual të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në maj, paralajmëroi një përballje të ashpër në pranverë për mbrojtjen e projektit europian. „Ne do të ndeshemi ashpër me të gjithë anti-europianët, me të gjithë ata që e mohojnë këtë projekt dhe duan ta shkatërrojnë atë”, tha ai. „Zgjedhjet europiane kanë rëndësi të madhe për kontinentin, bëhet fjalë për diçka të rëndësishme”. Sipas sondazheve, populistët do të fitojnë shumë vende në zgjedhjet e ardhshme për Parlamentin Europian. „Në pyetje është aftësia vepruese e BE”, tha Weber.

Manfred Weber, nënkryetar i Partisë Kristiansociale u shpreh kështu në konferencën tradicionale të Partisë Kristiansociale, CSU në Seeonin bavarez. Ai kritikoi ashpër partinë „Alternativa për Gjermaninë”, AfD duke e quajtur atë „partia Brexit e Gjermanisë”. Weber tha, se qytetarët duhet ta dinë se pas kërkesave të kësaj partie janë qëndrimet për daljen e Gjermanisë nga BE. Pasojat negative të një braktisjeje të BE, po shihen tani në Britaninë e Madhe. Programi i AfD për zgjedhjet europiane sjell me vete daljen e Gjermanisë nga BE, nëse unioni nuk reformohet deri në vitin 2024, tha ai. Weber shihet si kandidati me më shumë shanse që mund të zëvendësojë Jean-Claude Junckerin.

Për Weber të ndërpriten negociatat BE-Turqi

Manfred Weber po ashtu bëri të ditur se në dialog me vendet anëtare si Hungaria dhe Rumania do të kërkojë respektimin e pakompromis të parimeve të shtetit ligjor nga këto vende. „Për çështjen e shtetit ligjor, mbetet si gjithmonë nuk ka ulje çmimi”. Lidhur me Turqinë, Weber u shpreh se në rast se zgjidhet president i Komisionit Europian, ai do të ndërpresë bisedimet e anëtarësimit me Turqinë. „Bëj deklaratën e qartë, se se si president i mundshëm i Komisionit Europian do të ndal negociatat e anëtarësimit me Turqinë, tha ai. Ai u shpreh se një partneritet është i rëndësishëm, por jo anëtarësimi i plotë, e se kjo është zgjidhja më e mirë për të dyja palët. „Dua një Europë që bazohet tek njerëzit, e tek kjo Europë, më vjen në mendje një Europë që i përcakton kufijtë e saj.” Prandaj duhet të ndërpriten bisedimet e anëtarësimit me Turqinë.

Jo lëvizje politike të lidhura me një person

Partia Kristiansociale CSU në konferencën tradicionale të dimrit së bashku me partinë simotër CDU, analizojnë gjendjen politike në vend dhe Europë si edhe vendosin piketat për të ardhmen. Në Seeon-in bavarez mori pjesë si e ftuar edhe kryetarja e re e Partisë Kristiandemokrate, CDU, Annegret Kramp-Karrenbauer. Kramp-Karrenbauer në fjalën e saj paralajmëroi nga fenomeni në rritje i lëvizjeve politike në Europë dhe demaskimi që iu bëhet rregullisht partive popullore, duke shpresuar në lëvizjet politike. Askush nuk më ka dhënë përgjigje, tha ajo, se çfarë ndodh sikur të dështojë personi, mbi bazën e të cilit janë ngritur të gjitha këto lëvizje, tha Kramp-Karrenbauer. „Çfarë ndodh me sistemin politik?” Edhe partia CSU do të zgjedhë në janar kryetarin e ri, kryeministrin bavarez, Markus Söder. Söder u shpreh se ka synim të sheshojë përfundimisht grindjen mes dy partive simotra./DW

Aktualitet

Arta Dade: Edi Rama ka përzënë themeluesit e PS-së

Publikuar

-

By

E ftuar në emisionin “Provokacija”, ish-deputetja e PS-së, Arta Dade, ka folur edhe për largimin e saj nga Partia Socialiste.

Sipas DadeS, themeluesit e kësaj partie, në njëfarë mënyre, janë përzënë dhe kjo për shkak të një autoritarizmi që është rritur brenda PS-së.

“Për shkak të një autoritarizmi, që ka ardhur duke u rritur brenda PS-së, disa nga ata që kanë themeluar partinë, kanë ikur nga partia. Nuk dua të përdor termin janë përzënë, po dua të tregohem më diplomate dhe të them që kanë ikur. Përkundë atyre të ikurve, qeveria Rama ka njerëz pareputacion dhe që nuk sjellin asgjë pozitive në të mirë të Shqipërisë”,- tha Dade. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

De Ligt zgjedh ekipin e ri / Juventus ngel thatë në merkato

Publikuar

-

By

Matthijs De Ligt dëshiron të luajë në La Liga sezonin tjetër. Mbrojtësi që aktivizohet me skuadrën e Ajax ia ka shprehur këtë dëshirë edhe menaxherit të tij Mino Raiola.

Dhe skuadra e përzgjedhur nga De Ligt është Barcelona, ku dy muaj më parë ka firmosur edhe shoku i tij i skuadrës, 21-vjeçari Frenkie De Jong. Një lajm që ka lënë duarbosh shumë nga skuadrat e tjera pretendente për të marrë talentin e ardhshëm folandez.

Për De Ligt janë në garë edhe Atletico Madrid, Manchester City, PSG dhe Juventus. Madje bardhezinjtë dukeshin në “pole” për ta marrë lojtarin, teksa kishin edhe mbështetjen e menaxherit të tij Raiola. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi/ Maturantët detyrohen të marrin pjesë në miting

Publikuar

-

By

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar një mesazh të një qytetari.

Sipas Berishës, maturantët e Dibrës po merren me detyrim në miting.

“Maturantët me detyrim për antimiting nga Dibra në Tiranë!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

Përshëndetje dr.Berisha. Jam prindi i një maturanti nga Dibra. DAR Dibër, nëpërmjet strukturave të FRESH-it organizon maturantet e gjimnazeve të Dibrës për ti dërguar në mitungun e ditës së shtunë që organizon Erion Velia në Tiranë”,- shkruan Berisha.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

protesta ne serbi protesta ne serbi
Aktualitet11:01 - 17 Mars, 2019

Grusht shteti në Serbi/ Opozita merr mediat shtetërore

President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet që të flasin për serbët, një ditë pasi protestuesit u futën në ambjentet e...

Aktualitet09:01 - 16 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re ka një hero/ Kush është i riu që u përball me autorin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Zelandën e Re, ku pas një sulmi me armë...

Aktualitet19:30 - 15 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ Merkel: Racizmi mori jetën e njerëzve që faleshin paqësisht në xhami

Ngjarja e masakrës në Zelandën e Re, ku rreth 49 vetë u qëlluan për vdekje nga një person gjatë kohës...

Aktualitet16:56 - 15 Mars, 2019

Maqedoni/ Dënohen të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme në Parlament

Në Shkup, 16 nga 17 të akuzuarit për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit 2017 në Parlamentin e Maqedonisë së...

Trending

Read previous post:
Krijimi i politikave/ Ankesa e të rinjve

Të rinjtë në Maqedoni konsiderojnë se lë shumë për të dëshiruar pjesëmarrja e tyre dhe organizatave rinore në procese të...

Close