Viti 2019/ Një mundësi për rimëkëmbjen e “Trepçës” – CNA
Connect with us

Aktualitet

Viti 2019/ Një mundësi për rimëkëmbjen e “Trepçës”

Publikuar

-

Vitin 2018 Qeveria e Kosovës e pati shpallur si vit të kompleksit metalurgjik “Trepça”, por që nuk arriti të vë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit dhe të zgjidhë problemet më të cilat po përballet ndërmarrja.

Autoritetet në Kosovë thonë se 2019-ta do të jetë vit kur do të fillohet me zhvillimin dhe rimëkëmbjen e ndërmarrjes “Trepça”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka, thotë për Radion Evropa e Lirë se “Trepça” gjatë vitit 2018 është përballur me sfida të shumta. Sipas tij, disa prej çështjeve që kanë filluar të zgjidhen pritet të finalizohen gjatë këtij viti.

“Në vitin 2019 presim që në tre muajit e parë të regjistrohet ‘Trepça’ si shoqëri aksinore dhe të punësohet menaxhmenti. Pastaj në tremujorin e dytë të kemi edhe verifikim të rezervave në e dimë sa ka, por janë të viteve të 70-ta, kjo na duhet në mënyrë që investitorët e huaj të dinë saktësisht se çfarë rezerva ka ‘Trepça’. Pastaj gjatë vitit të punohet në promovimin e ‘Trepçës’ dhe një plan të inkuadrimit të kapitalit privat në zhvillimin e ‘Trepçës’ në rritjen e kapaciteteve përpunuese, rritjen e eksporteve dhe me mundësi që në të ardhmen të kemi edhe përpunimin e brendshëm të atyre minerale, pasi që kjo kërkon njohuri dhe investime mjaft të mëdha që duhet të bëhen”, thotë Lluka.

Megjithatë, janë bërë më shumë se dy vite nga miratimi i Ligjit për Trepçën i cili si i tillë synonte të rimëkëmbte dhe rivitalizonte ndërmarrjen.

Në bazë të këtij Lgji për Trepçën, pronësia e kompleksit u bart nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Por, ligji nuk arriti të zbatohet duke bërë që ndërmarrja të futej në vështirësi të shumta financiare dhe kapacitete minimale prodhuese.

Faji për moszbatim të ligjit iu vu institucioneve të vendit, të cilat siç thonë përfaqësuesit e minatorëve dhe njohës të zhvillimeve, në këtë ndërmarrje treguan neglizhencë karshi probleme me të cilat përballej ndërmarrja.

Po ashtu zhvillimet politike në Kosovë përgjatë dy viteve nuk ishin në favor të zbatimit të Ligjit për Trepçën. Zgjedhjet e parakohshme dhe ndërrimi i qeverive në Kosovë kishin bërë që shumë procese lidhur me rimëkëmbjen e “Trepçës” të zvarriten.

“Trepça” e cila ishte në mesin e ndërmarrjeve më të mëdha në ish-Jugosllavi, aktualisht thuhet të jetë në fazën e mbijetesës dhe me probleme të mëdha.

Bordi mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” i cili do të mundësonte zbatimin e ligjit u themelua 18 muaj pas miratimit të këtij ligji.

Ndërkohë, pas një greve të minatorëve të “Trepçës” në korrik të këtij viti, Qeveria e Kosovës krijoi grupet punuese të cilat kishin për detyrë t’i vlerësonin asetet që janë në pronësi të “Trepçës” dhe përfshirjen e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare, si dhe të bënin trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga sindikata e minatorëve të “Trepçës”.

Këto grupe punuese dërguan rekomandimet e tyre në Qeverinë e Kosovës. Radio Evropa e Lirë kishte raportuar për atë se çfarë përmbanin rekomandimet e grupeve punuese, por edhe pas këtyre rekomandimeve në Qeverinë e Kosovës nuk besojnë se problemet në “Trepçë”, mund të zgjidhen brenda një periudhe të afërt kohore.

“Trepça” llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Në vitet e ’80, aty punonin mbi 20 mijë punëtorë. Ndërkaq, vitet e fundit, ajo e kaloi fazën e mbijetesës dhe aktualisht nuk numëron më shumë se 1,300 punëtorë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 1945 e deri në periudhën para vitit 1990, miniera prodhonte rreth 600 mijë tonë xehe në vit, kurse sot, nga aty nxirren jo më shumë se 150 mijë tonë xehe.

Përfaqësues të Sindikatës në “Trepçë” flasin për rënie drastike të prodhimit, Shyqyri Sadiku, kryetar i sindikatës së “Trepçës” në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se prodhimi krahasuar me vitin 2016 dhe 2018 ka rënë për 50 për qind.

Sadiku kërkon nga institucionet e vendit që të marrin masa konkrete në miratimin e statutit të “Trepçës” dhe fillimin e proceseve që rimëkëmbin ndërmarrjen, në të kundërtën, ndërmarrja është në krizë.

“Gjatë këtyre dy viteve që nga miratimi i ligjit ka pasur vonesa. Nga të gjitha qeveritë janë prolonguar proceset. Për momentin gjendja aktuale në ‘Trepçë’ nuk është e mirë, gjendja financiare është e keqe, po ashtu prodhimi krahasuar me vitin 2016 dhe 2018 ka rënë për 50 për qind”, ka thënë Sadiku.

Përfaqësues të kombinatit “Trepça” thonë se ende nuk është arritur të fillohet me politika zhvillimore të kësaj ndërmarrjeje.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve në kombinatin “Trepça” dhe ish-drejtori në këtë ndërmarrje, Ahmet Tmava, konsideron se çdo ditë e humbur ka pasoja të mëdha për zhvillimin e ndërmarrjes.

“’Trepça’ po vuan nga mosdefinimi i statutit të saj sepse nuk ka një statut zhvillimor. Statutin zhvillimor e jep Ligji për Trepçën i cili ka më shumë se dy vjet që është miratuar, por ende nuk është zbatuar. ‘Trepça’ ende në dokumente përdor vulat si ndërmarrje shoqërore, ndërsa vepron si shoqëri aksionare. Top prioritet është regjistrimi i ndërmarrjes sipas ligjit të ri, sepse kjo jep mundësi ristrukturimit dhe zhvillimit të ndërmarrjes”, thekson Tmava.

Kombinati metalurgjik “Trepça”, gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

“Trepça”, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keqshfrytëzimit në të kaluarën.

Përveç aseteve në Kosovë, 31 prona të këtij kombinati gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, duke përfshirë këtu fabrika, zyra dhe objekte tjera./rel

Aktualitet

Valbona Sakollari takim me sipërmarrës/ Premton përmirësimin e infrastrukturës

Publikuar

-

Kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari ka zhvilluar një takim me sipërmarrës në zonën e “Serave” ku ka dëgjuar problematikat, që në fakt ishin të shumta, që has një sipërmarrje atje.

Ajo ka shkruar në një postim në rrjetet sociale se pushteti vendor ka po aq përgjegjësi sa pushteti qendror lidhur me mirëfunksionimin e bizneseve.

Postimi i plotë i Valbona Sakollarit

Takimi i rradhës me qytetarët e Durrësit u mbajt në zonën e ‘Serave’, në Shën Vlash, aty ku u njoha me aktivitetin e tyre disa vjeçar dhe problematikat të cilat kanë kushtëzuar punën e tyre prej shumë kohësh.
Sigurisht që pushteti lokal ka po aq përgjegjësi sa pushteti qëndror në lidhje me mirëfunksionimin e bizneseve aq më tepër të një sipërmarrje të tillë. Përveç faktit që zona është 4-5 kilometra larg qytetit, mungesa e ujit, e kanaleve dhe ndriçimit si dhe konkurrenca e pandershme e bën zhvillimin e këtij aktiviteti shumë të veshtirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ilir Meta, tradhtari që nuk e duan demokratët as socialistët

Publikuar

-

By

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është një nga eksponentët e parë të Partisë Socialiste. Me ndryshimin e emrit të saj nga Partia e Punës në Partinë Socialiste, Meta ishte nga ata që së bashku me Pandeli Majkon e disa të tjerë u bënë themelues të FRESH-it.

Të rinj të cilët kapën majat më të larta të politikës. Meta u bë kryeministër i socialistëve, ministër i Jashtëm, më pas ai nda nga ata. U nda për pushtet me Fatos Nanon. U përplas ashpër me të dhe në 2005-ën, për hundën e tij, me 16 kandidatë të pavarur i çoi socialistët në opozitë.

Më tej, ai bashkëpunoi me Edi Ramën dhe në vitin 2008 u nda edhe me këtë të fundit, pasi nuk ishte dakort me ndryshimet Kushtetuese, pas marrëveshjes Berisha-Rama.

Në fakt, në 2009-ën bëri atë që bëri në vitin 2005. Me katër kandidatë apo me katër deputetë të zgjedhur, u kap fort pas Partisë Demokratike, Sali Berishës dhe qeverisë së tij.

Hyri në pushtet, u përfshi në skandale korrupsioni me disa struktura të partisë së tij, gati të quajtur banda e korrupsionit, të cilat për të mos u larguar dhe duke dashur të shfrytëzonte deri në fund pushtetin politik i mbajti duke kaluar me Edi Ramën, pas një darke me ngjala në Gjirin e Lalzit.

Më tej, doli një tjetër lëvizje. Në vitin 2017, ai zgjodhi të bëhej president i Republikës së Shqipërisë me votat e socialistëve. Zuri karrigen e presidentit të cilën e mban edhe sot, por ka humbur mbështetjen e socialistëve.

Sot, deputetët e Partisë Socialiste kanë dorëzuar kërkesën për shkarkimin e Metës, dhe më pas duhet pritur Gjykata Kushtetuese që të formohet dhe më pas të shkarkohet presidenti.

Por, ajo që ka ndodhur, përtej një akti administrativ, procedurial apo politik nga PS është fakti se Ilir Meta, sot më shumë se kurrë ka humbur mbështetjen e socialistëve, por nuk ka as mbështetjen e demokratëve.

Ka humbur mbështetjen e socialistëve për shkak të tradhëtive të tij, demokratët kanë qënë të detyruar ta mbajnë afër. Por, shumica në PD, përfshirë edhe vetë Lulzim Bashën, e shohin Metën si një njollë të zezë të politikës shqiptare.

Mjafton të përmendim faktin se dekreti i presidentit për ç’dekretimin e zgjedhjeve apo shtyrjen e tyre nuk u mbështet zyrtarisht nga PD-ja. Vetë Lulzim Basha tha se “unë e mbështes si akt politik, ndërsa si akt i juridik janë gjykatat që duhet ta shohin”.

Pra, në asnjë rast nuk ka një marrëdhënie të fortë të Ilir Metës me demokratët. Është gjithçka një interes i momentit për të rrëzuar Edi Ramën, për të rrëzuar socialistët nga pushteti, ata të cilët e bënë president, tek të cilët ka humbur besimin edhe më parë dhe po ia tregojnë sot me veprimet e tyre politike.

Tashmë, Ilir Meta ka ngelur i vetëm. Po tenton të fshihet pas PD-së, por e ka vështirë të shpëtojë.

Nga ana tjetër, socialistët duket se po i lajnë përfundimisht hesapet me të dhe po e çojnë LSI-në atje ku e meriton./ CNA.al

PS dorëzon zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e Metës

Ç’dekretoi datën e zgjedhjeve/ Basha braktis Metën

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I “shpërthejnë” rrobat nga të pasmet/ Këngëtarja “lë nam” në mes të skenës

Publikuar

-

Ajo nuk di të ndalet. Bëhet fjalë për reperen e njohur, Cardi B, e cila është personazhi më i komentuar në mediat e huaja.

Edhe pse është në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ende nuk i ka lënë pas koncertet.

Gjatë performancës së saj, teksa bënte Twerk, i ka ndodhur një incident në pjesën e të pasmeve. Reperes i është grisur veshja pikërisht në pjesën intime.

Ajo është lajmëruar nga ndihmësit e saj dhe menjëherë ka lënë skenën për tu ndërruar.

 

 

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet09:04 - 17 Qershor, 2019

Humb jetën një pushuese në Vlorë

Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në plazhin e vjetër të Vlorës. Viktima është identifikuar si Shoha...

Aktualitet19:36 - 16 Qershor, 2019

BE damkos Rusinë për dezinformim

Gënjeshtra, teori komplotiste, #hashtag-e me urrejtje. Në zgjedhjet europiane të majit janë përdorur instrumenta dezinformimi me origjinë në Rusi, shprehet...

Aktualitet18:11 - 16 Qershor, 2019

Operacioni “Krasta”/ Jepet vendimi për Suela Mustën

Gjykata e Elbasanit ka vendosur sot masën “Arrest shtëpie” për gazetaren Suela Musta e arrestuar nga policia gjatë operacionit të...

Aktualitet10:33 - 16 Qershor, 2019

Thaçi për L’Express/ Në Hagë shkoj vetëm si dëshmitar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur  për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës në të përjavshmen francese “L’Express”. Ndër të...

Aktualitet10:27 - 16 Qershor, 2019

Negociatat me BE/ Zaev: Ne kërkojmë datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm

Maqedonia e Veriut është njëri nga vendet e Ballkanit Perëndimor që mori dritën jeshile nga Komisionit Europian për të filluar...

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Trending

Read previous post:
Zgjedhjet Europiane/ Nxehje para luftës me populistët

Fushata për zgjedhjet europiane po troket. Kandidati i partive popullore europiane për president të Komisionit Europian Manfred Weber paralajmëroi përballje...

Close