LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen 102 kg kanabis/ Këta janë tre personat e arrestuar

6 Janar 2019, 10:07, Aktualitet CNA
Sekuestrohen 102 kg kanabis/ Këta janë tre personat e arrestuar

Tre persona janë arrestuar në Gjirokastër për veprën penale ?prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike?.

Atyre u është gjetur 102 kilogramë  lëndë  narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në pranga kanë rënë E.L, 30 vjeç, banues në  Tepelenë, E.L, 24 vjeç, banues në Memaliaj dhe A.B, 39 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në aksin rrugor Krahës-Memaliaj gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua 63.6 gram lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Edhe gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Zhulaj, Memaliaj, që dyshohet se e përdornin shtetasit   E.L dhe E.L, u gjet një sasi prej rreth 102 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa./CNA.al

Lajmet e fundit nga