LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia zbulon 4 kg heroinë në Portin e Durrësit

6 Janar 2019, 16:32, Aktualitet CNA
Policia zbulon 4 kg heroinë në Portin e Durrësit

Policia ka sekuestruar  4 kg  heroinë  në portin e Durrësit. Burime nga ky i fundit kanë bërë me dije se lënda narkotike u gjet e fshehur në një kamion dhe kishte për destinacion Italinë. Heroina  është gjetur brenda një çantë,  të cilën e mbante drejtuesi i kamionit Bledar Shqarthi 39 vjeç, i cili është ndaluar për konsumimin e veprës penale trafik ndërkombëtar droge.

Kamioni ku u gjet droga ishte i  ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare, me qen të antidrogës./CNA.al

Lajmet e fundit nga