LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plagosën dhe hodhën në lumë të riun/ Pranga dy shqiptarëve

6 Janar 2019, 13:22, Aktualitet CNA
Plagosën dhe hodhën në lumë të riun/ Pranga dy

Dy shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët në Venecia, pasi kanë plagosur me armë zjarri një bashkëkombas 25-vjeçar në tentativë për ta vrarë.

Në pranga kanë rënë Lefter Disha, 46 vjeç dhe Armiol Gjoka, 32 vjeç, të dy të akuzuar për vrasjen në tentativë të 25-vjeçarit me iniciale D.E.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët e arrestuar, pasi kanë qëlluar me armë në pjesë të trupit të riun, e kanë futur atë në makinë dhe e kanë hedhur  në lumë duke menduar se ka vdekur.

Ndërkohë, mësohet se 25-vjeçari ka arritur të dalë në breg dhe ka kërkuar ndihmë. Aktualisht i riu është shtruar në spitalin San Dona ku është duke marrë mjekimin e nevojshëm.

Më tej nga raportimet e mediave vendas mësohet se dy shqiptarët akuzonin bashkëkombësin  për vjedhjen e kokainës së tyre, por 25-vjeçari ka mohuar se ka lidhje zhdukjen e saj./CNA.al

Lajmet e fundit nga