LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Xhovani Shyti/ Topi i lirisë mediatike në fushë të ndërkombëtarëve

6 Janar 2019, 19:53, Aktualitet CNA
Nga Xhovani Shyti/ Topi i lirisë mediatike në fushë të

Reagimi i ashpër i PD-së i artikuluar ditën e sotme, lidhur me kundërshtimin e projektligjeve të qeverisë për mediat online, ka ardhur si kundërpërgjigje e kokëfortësisë së Kryeministrit Edi Rama për të mos bërë hap pas, duke injoruar madje, përveç subjekteve vendore, edhe thirrjet e organizatave e institucioneve serioze ndërkombëtare.

Qendra Europiane për Lirinë e Medias, Federata Europiane e Gazetarëve, Reporterët pa Kufij dhe PEN International, ditë më parë i kanë kërkuar Kryeministrit të tërheqë menjëherë projekligjet për shpifjen, regjistrimin e të gjitha mediave online dhe sanksionet e ashpra ndaj saj, ndërsa më parë rreth të njejtës temë janë shprehur për hapa të kujdesshëm edhe përfaqësues të lartë të politikës gjermane dhe BE-së.

Por të gjitha këto kanë shkuar dëm pasi kryeministri Rama ka vijuar në avazin e tij, duke paralajmëruar madje edhe futjen me precedencë për votim në Parlament të projektligjeve brenda muajit Janar 2019. Duke u bërë kështu i dyti ?burrë shteti?, pas presidentit turk Erdogan, që manifeston një sjellje të tillë injoruese ndaj ndërkombëtarëve.

Nën motivin e mbylljes së rubinetit të shpifjes dhe gjeneruesve të saj, që sipas Ramës, janë rrjetet sociale, prej tij preferohet të ndërmerret një hap i denjë për sunduesit e shoqërive të mbyllura, që lidhet me kufizimin e lirisë së shprehjes. Gjë që bie ndesh me objektivin e shpallur po nga Kryeministri që pretendon rilindjen, hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, por që me këmbënguljen për miratimin e projektiligjeve për mediat online është më e denjë të etiketohet si ? vdekatar i lirisë mediatike?. Duke riskuar kështu dhe me hapjen e negociatave me BE-në.

Projektligjet në fjalë janë hartuar pas një fushate intensive të Kryeministrit, i cili në shprazje të gojës e ka cilësuar median ?kazan?, ?media e rremë? apo ?gazetari e papërgjegjshme?, ndërkohë që si rrallëkund në botën demokratike i është kundërvenë asaj me hapjen po të një medieje online të quajtur ?ERTV? me regji qëndrore zyrën e tij Kryeministrore.

Për opozitën kundërshtuese, me këtë veprim qeveria synon të vazhdojë me ndryshimet legjislative duke pasur parasysh që me shumicën e siguruar të votave në Parlament mund të miratojnë edhe ligje të tilla censure. Për tja prapësuar hovin antidemokratik Kryeministrit PD-ja i ka adresuar një letër trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, ambasadave të SHBA dhe BE, OSBE etj., të cilët janë të vetmit që mund të ndikojnë në ndaljen e funeralit të lirisë mediatike.

Topi i lirisë mediatike, sakaq, ndodhet në fushën e ndërkombëtarëve, le të presim rezultatin./CNA.al

Lajmet e fundit nga