LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq/ Bllokohen prej ditësh disa fshatra në Korçë

6 Janar 2019, 08:48, Aktualitet CNA
Moti i keq/ Bllokohen prej ditësh disa fshatra në Korçë

Moti i keq që ka kapur të gjithë vendin ka bërë që kalimi në disa akse rrugore të jetë shumë i vështirë dhe i rrezikshëm, ndërsa në disa zona qarkullimi është i pamundur.

Në qytetin e Korçës temperaturat kanë arrirë deri në -15 gradë celsius, duke bërë që disa fshtatra të bllokohen e në disa të tjerë të lëvizet vetëm me zinxhirë.

Dardha dhe Leskoviku janë pjesërisht të kalueshme me zinxhirë, ndërsa fshatrat Lekas, Dardhas dhe Velçan rezultojnë të bllokura prej tre ditësh.

Edhe brenda qytetit të Korçës kalimi është shumë i vështirë, pasi rrugët janë të mbuluara me akull, ndërkohë aktualisht temperaturat atje shënojnë -7 gradë celsius./CNA.al

Lajmet e fundit nga