LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti i keq/ ARRSH tregon akset ku lëvizet me zinxhirë

6 Janar 2019, 09:14, Aktualitet CNA
Moti i keq/ ARRSH tregon akset ku lëvizet me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar në një postim në rrjetet sociale shkruan se në të gjitha akset kryesore ka pasur probleme me qarkullimin.

??Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve,? pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.?-thueht në njoftim.

Më tej, ARRSH sugjeron që në këto rrugë të bëhet qarkullimi me zinxhirë. ??Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë?-shkruhet në faqen zyrtare të saj.

Në fund të postimit, autoriteti përgjegjës për rrugët rekomandon drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdeshëm dhe të ndjekin me përpikmëri këshillat.

???Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.??-mbyll shkrimin ARRSH./CNA.al

Lajmet e fundit nga