LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e Qeverisë/ Rama pritet me protesta në Elbasan

6 Janar 2019, 09:26, Aktualitet CNA
Mbledhja e Qeverisë/ Rama pritet me protesta në Elbasan

 Kryeministri Edi Rama dhe kabineti qeveritar, të cilët janë duke zhvilluar një mbledhje informale në Elbasan ku ndodhen ministrat e shkarkuar dhe ata të rinj, janë pritur me protesta nga banorët e ktij qyteti.

Qytetarët e Elbasanit janë duke protestuar para vendit ku po zhvilllohet mbledhja dhe janë duke thërritur ?Rama ik?.

I pranishëm në këtë protestë është edhe Deputeti i Partisë Demokratike në Elbasan, Luçiano Boçi.

Boçi është shprehur se kjo protestë është simbolike, për të përkrahur të gjitha ndritjet në vend, sidomos atë të studentëve.

? Protesta simbolike mbështesim protesta e tjera në vend, përkrahim studentët. Vijimësia e protestës varet nga banorët, unë jam i ftuar?-u shpreh deputeti demokrat./CNA.al

Lajmet e fundit nga