Krijimi i politikave/ Ankesa e të rinjve – CNA
Connect with us

Aktualitet

Krijimi i politikave/ Ankesa e të rinjve

Publikuar

-

Të rinjtë në Maqedoni konsiderojnë se lë shumë për të dëshiruar pjesëmarrja e tyre dhe organizatave rinore në procese të krijimit të politikave, qoftë në pushtetin qendror apo atë vendor.

Ata theksojnë se është shumë e nevojshme rritja e transparencës në procesin e politikëbërjes për të rinjtë.

Sipas një hulumtimi të Qendrës për hulumtime dhe krijim të politikave, 91 për qind e të rinjve vlerësojnë se zëri i tyre nuk është i pranishëm në proces e vendimmarrëse.

Po sipas këtij hulumtimi, 87 për qind e të rinjve konsiderojnë se shteti nuk e shfrytëzon potencialin e tyre.

Rita Behadini nga Parlamenti studentor në kuadër të Universitetin të Evropës Juglindore në Tetovë, për Radion Evropa e Lirë thotë se rinjtë janë pasiv kundrejt politikave të pushtetit vendor dhe atij qendror, pasi ata nuk e shohin të ardhmen e tyre në Maqedoni.

“Të rinjtë në vendin tonë janë tepër të demotivuar. Duke marrë parasysh situatën ekonomike, atë politike, të gjithë synojnë Evropën dhe në njëfarë mënyre ata kanë hequr dorë le të themi kushtimisht ndaj luftës për të tentuar që t’i bëjnë gjërat më mirë”, thekson Rita Behadini aktiviste për të drejtat e të rinjve.

Sociologu Gjorgji Tonovski konsideron se problemi me mungesën e aktivizimit të të rinjve i ka rrënjët e ngulitura në mungesën e pavarësisë së tyre ekonomike.

Tonovski konsideron se përderisa pjesa më e madhe e të rinjve në Maqedoni, deri në moshën 30-vjeçare jetojnë me familjen e tyre, përkatësisht barra për ta bie mbi prindërit, ata në një formë bëhen pasiv, si në familje ashtu edhe në shoqëri.

“Në Maqedoni akoma mungon tradita e vendeve të zhvilluara evropiane, që një i ri pasi të hyjë në moshën madhore të vazhdojë studimet duke u vendosur në kampusin studentor apo të dal diku me qira ose të punojë dhe të marrë përgjegjësitë për jetën e tij. Përgjegjësitë e bëjnë një të ri më të zëshëm ndaj padrejtësive. Te ne, fëmijët mbeten në gjirin e familjes për shkak të traditës, por edhe mungesës së mjeteve materiale. Aty ata detyrohen të dëgjojnë kreun e familjes për çdo gjë dhe kështu vazhdojnë të mos reagojnë edhe ndaj veprimit të institucioneve”, thotë Tonovski.

Në Maqedoni ekzistojnë shumë mekanizma për kyçjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse, siç janë këshillat e të rinjve në nivel lokal, por të rinjtë thonë se ata veprojnë në mënyrë formale dhe nuk merren në formë përmbajtjesore me problemet e tyre.

Por, Stefani Spirovska nga Forumi Rinor Arsimor, thekson se duhet të investohet më shumë në rritjen e kapaciteteve të të rinjve për pjesëmarrje në jetën publike dhe politike në Maqedoni, përmes zbatimit të trajnimeve për arsim qytetar.

“Problem paraqet skadimi i mandateve të anëtarëve në këshillat e të rinjve në nivel komunal dhe të njëjtat nuk plotësohen. Shqetësues është interesimi tejet i dobët i të rinjve që të kyçen në këshillat e pushtetit vendor dhe kjo e bën që të ketë gjithnjë e më pak aktivitete që janë në interes të rinjve”, Spirovska.

Ndërkohë që partitë politike janë zotuar që çështjet rinore do të jenë prioritet gjatë përgatitjes së agjendave të tyre gjatë ushtrimit të pushtetit, por të rinjtë thonë se kjo gjë mbetet në letër dhe aktualizohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore./rel

Aktualitet

Foto/ Kontrolle të rrepta në mitingje. Çfarë e frikëson Ramën?

Publikuar

-

rama zbulon skenarin e opozites

Takimet elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit, nuk kanë qenë aq paqësore për Kryeministrin Rama. Ai është pritur me protesta, thirrje kundër tij dhe bllokim rrugësh nga ana e militantëve të opozitës.

Një gjë e tillë, mesa duket e ka detyruar Ramën të tregohet i kujdesshëm në takimet me qytetarët. Përveç asistimit të Policisë, janë ushtruar kontrolle të rrepta edhe ndaj qytetarëve, siç shihet edhe në fotot e mëposhtme nga takimi në Korçë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Arrestimet e opozitës/ Boçi paralajmëron Ramën

Publikuar

-

Me dhjetra qytetarë dhe mbështetës të Opozitës janë mbledhur mbrëmjen e sotme përpara drejtorisë së Policisë Elbasan, në mbështetje të 7 të arrestuarve të cilët penguan kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama më 13 qershor.

Protestuesve i është bashkuar edhe ish deputeti Luçiano Boçi, i cili teksa foli para mediave, paralajmëroi kryeministrin Rama se kudo që do të shkel do të përballet me protesta.

‘Siç e shini qytetarët kanë ardhur disa herë pranë drejtorisë së policisë për të shprehur mbështetjen e tyre për të arrestuarit politik për kryetarët e degëve, ish deputetin dhe qytetarët e tjerë.

Njëkohësisht për të shprehur edhe vendosmërinë e tyre në përkrahje të kauzës për zgjedhje të lira, për largimin e Ramës. Rama duhet ta ketë të qartë se pritjet do ja rezervojmë akoma më të ashpra sesa Librazhdi, aq sa Librazhdi do ti duket lule. Nuk i ndalemi, hap pas hapi. Mos mendojë që me burgosje politike ai do stepë lëvizjen qytetare.’, tha Boçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ka lindur në Tiranë dhe ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare/ Ylli shqiptar pranë transferimit te Juventus

Publikuar

-

Akademisë së Juventusit mund t’i bashkohet së shpejti një talent shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e skuadrës Primavera të Empolit, Kleis Bozhanaj. Futbollisti i lindur në Tiranë është prej më shumë se dy vitesh pjesë e ekipit toskan, ku pak muaj më parë firmosi kontratën e parë profesioniste.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari italian Matteo Pedrosi. Në sezonin që lamë pas të kampionatit Primavera, Bozhanaj u aktivizua në 22 ndeshje ku shënoi 2 gola dhe shërbeu 3 asiste.

Para kalimit përtej Adriatikut, Bozhanaj ka qenë pjesë e disa ekipeve në kryeqytet si Dinamo, Olimpik, Partizani dhe Internacional. Futbollisti 18-vjeçar ka qenë pjesë e grumbullimeve të kombëtares U-17 dhe U-19.

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet12:33 - 15 Qershor, 2019

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Senatori amerikan: Vuçiç e di që do jetë e dhimbshme

Ron Johnson, senatori amerikan, ka thënë se e beson vullnetin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe Presidentit serb Aleksandër...

Aktualitet09:06 - 15 Qershor, 2019

Ballkani dhe krimet e luftës

Radioja kombëtare e Gjermanisë „Deutschlandfunk“ (DLF) me rastin e 20 vjetorit të fundit të luftës në Kosovë transmetoi disa reportazhe...

Aktualitet22:05 - 14 Qershor, 2019

Bllokohet puna në doganën e Kapshticës/ Serverat jashtë funksioni

Prej 6 orësh pika doganore e Kapshticës është jashtë çdo funksioni. Sipas informacioneve paraprake, serverat janë jashtë funksioni, ndërsa më...

Aktualitet18:50 - 14 Qershor, 2019

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale të Kosovës

Emërohet shefi i hetimeve në Prokurorinë Speciale pranë Gjykatës Speciale për Krimet e Luftës në Kosovë. Prokurori me francezo-amerikan Alex...

Aktualitet19:32 - 11 Qershor, 2019

Miratohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut ia miratoi dorëheqjen nga posti i deputetit Nikolla Gruevskit, ish-kryeministrit të arratisur në Hungari. Ky...

Aktualitet09:20 - 11 Qershor, 2019

Foto-AKU bën “namin” në pikat kufitare/ Sekuestrohen lëngje frutash, pije energjike dhe kripë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon me rigorozitet kontrollet e mallrave ushqimore në Pikat e Inspektimit Kufitar me qëllim parandalimin e...

Aktualitet19:06 - 10 Qershor, 2019

Greqia në zgjedhje të parakohëshme/ Pavlopulos pranon kërkesën e Tsipras për shpërndarjen e Parlamentit

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka kërkar Presidentit të Greqisë shpërbërjen e parlamentit grek për ta çuar vendin në zgjedhje...

Aktualitet23:06 - 9 Qershor, 2019

Vëllimi “Deti nuk ka portë”/ Ku mund ta gjesh heroin poetik të Aleksandër Çipës

Nga Josif Papagjoni -Për Aleksandër Çipën kam pasur një simpati, që rridhte brenda meje si ai mushti, së paku i...

Aktualitet22:49 - 9 Qershor, 2019

Nga përdorues kokaine tek gara për kryeministër/ Njihuni me Michael Gove

Pretendenti për kryeministër në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka dhënë një prononcim të çuditshëm për gazëtën prestigjoze “Daily Mail”....

Aktualitet21:05 - 8 Qershor, 2019

Ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve/ Tensionohet situata tek Kuvendi

Është tensionuar situata tek Kuvendi. Protestuesit kanë hedhur shashka e kapsolla ndaj policisë. Ndërkohë që për të shpëndarë turmën, polica...

Aktualitet20:47 - 8 Qershor, 2019

Zhvendoset protesta/ Fillon marshimi drejt parlamentit

Dy orë nga protesta e opozitës që zhvillohet në sheshin përballë Kryeministrisë, tashmë marshimi ka nisur drejt Parlamentit. Teksa mbylli...

Aktualitet09:51 - 8 Qershor, 2019

Foto-Eksporti i produkteve shtazore/ Shqipëria nënshkruan memorandumin me Kinën

Shqipëria dhe Kina kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi mes tyre për bashkëpunimin mbi importin dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe...

Aktualitet18:18 - 7 Qershor, 2019

Të gatshëm për rihapjen e bisedimeve/ Thaçi dhe Vuçiç përplasen në Bratislavë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se procesi i bisedimeve me Serbinë ndodhet në krizë për shkak të kushtëzimeve...

Aktualitet17:33 - 7 Qershor, 2019

Pragpërplasja, SHBA-ja dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e rusë ngritën akuza të ndërsjellta të premten për veprime të rrezikshme pasi një luftanije amerikane dhe...

Aktualitet12:43 - 7 Qershor, 2019

ShBA vendos raketa në Ballkan

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë një vendim të papritur duke vendosur luftanije me raketa në Ballkan. Është hera...

Aktualitet18:40 - 5 Qershor, 2019

Nuk përfilli rregullat për borxhin/ Komisioni Europian kundër Italisë

Komisioni Europian rekomandoi të mërkurën nisjen e veprimeve ligjore kundër Italisë, për shkak të mos respektimit të rregullave të BE-së...

Aktualitet18:34 - 5 Qershor, 2019

Ish zv.negociator i OKB për Kosovën/ Ndërron jetë diplomati austriak Rohan

Diplomati austriak, Albert Rohan, ish zëvendës i krye negociatorit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ndërroi jetë të...

Aktualitet10:34 - 5 Qershor, 2019

Ish-presidentët e rajonit thirrje BE/ Hapni negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ish-presidentët dhe kryeministrat e rajonit kanë kërkaur nga Europa që të hap negociatat për anëtarësim në BE, për Shqipërinë dhe...

merkel haradinaj merkel haradinaj
Aktualitet20:32 - 4 Qershor, 2019

Merkel ftesë në Berlin për Haradinajn/ Zbulohet arsyeja e takimit

Pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor, Kancelarja gjermane  Angela Merkel i ka dërguar një ftesë tjetër kryeminstrit të Kosovës...

Aktualitet19:36 - 4 Qershor, 2019

Maqedonia e Veriut në BE?/ Ja si përgjigjet Presidenti i KE-së

Ditë më parë Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së, autorizimin për hapjen e negociatave të pranimit në BE të...

Aktualitet19:10 - 4 Qershor, 2019

Vazhdon kaosi te kombëtarja/ Pas Abrashit, dëmtohet edhe mbrojtësi kryesor

Kombëtarja shqiptare e futbollit vazhdon stërvitjen në Frankfurt dhe duket që në fund të sezonit në këmbët e kuqezinjve po...

Aktualitet15:24 - 4 Qershor, 2019

Plavë-Gucia, Eden i Parajsës Shqiptare

Aty ku flet shqip toka dhe qielli, guri dhe druri Nga AZGAN HAKLAJ Refleksion në 30- vjetorin e SHKA Maja...

Aktualitet10:42 - 4 Qershor, 2019

Pse e kujtojmë Masakrën në Tiananmen

A duhet të kujtohet sot kryengritja studentore në Kinë në vitin 1989? Kanë kaluar 30 vjet, është histori, thonë shumë...

Aktualitet09:26 - 4 Qershor, 2019

Beogradi nuk heq dorë/ Veriu i Kosovës i takon Serbisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka konfirmuar ambiciet e Serbisë për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë...

Aktualitet08:27 - 4 Qershor, 2019

Brenda “dhomës së luftës”/ Kundër lajmeve të rreme

Nga Emma Graham-Harrison Dublin- Më shumë se 3 vite më parë, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zukerberg, e hodhi poshtë...

Aktualitet12:28 - 3 Qershor, 2019

Thaçi delegacionit franko-gjerman/ Nuk pranojmë kërkesa të tjera për vizat

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takaur sot delegacionin e këshilltarëve të presidentit francez Macron dhe të Kancelares...

Aktualitet12:06 - 3 Qershor, 2019

Zgjedhjet lokale në Greqi/ Ja kush do jetë kryebashkiaku i ri i Athinës

Demokracia e Re ka shënuar një triumf rekord në zgjedhjet euoparlamentare dhe lokale. Në zgjedhje Kostas Bakojanis ka fituar bindshëm...

Aktualitet11:56 - 3 Qershor, 2019

DW: Gjermania në prag të ndryshimeve të mëdha

A do të ketë zgjedhje të reja në Gjermani, pas dorëheqjes së kryetares së SPD, Andrea Nahles? Partitë duhet të...

Trending

Read previous post:
Refugjatët në Kanalin e La Manshit/ Franca merr masa të rrepta

Prej disa javësh refugjatët përpiqen që nga Franca përmes Kanalit të La Manshit të kalojnë në Britaninë e Madhe. Itinerari...

Close