LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi i javës 7-13 Janar

6 Janar 2019, 22:00, Aktualitet CNA
Horoskopi i javës 7-13 Janar

Me dy planete në shenjën tuaj tashmë nuk ka asgjë që mund t?ju ndalë.Venusi do t?ju bëjë të dukeni më inteligjent dhe më tërheqës, gjatë javës, ndërsa sa i takon fundjavës, ju sugjerojmë të merrni pushime dhe të largoheni për pak ditë jashtë qytetit.

Mendo për rrugën që do të ndjekë zemra  jote. E Hena do të fillojë me intimitet dhe pasion, Venusi do të ndihmojë që të gjesh partnerin me të cilin do të mund të eksplorosh thellësitë që ke dashur gjithmonë.

Binjakët

Raportet me njerëzit janë shumë të rëndësishme dhe ju jeni shumë me fat pasi ndjeheni të veçantë dhe të rrethuar me shumë dashuri. Të Henën Vensusi do t?ju ndihmojë që të gjeni dashurinë. Janari me sa duket do t?ju japë romancën që meritoni.

Gaforrja

Do të keni mundësi për t?u rritur në karrierë. Nëse dëshironi të ngjiteni lart, thjesht shprehjani dëshirën universit, pastaj bëni pjesën që ju takon, në mënyrë që kjo të ndodhë. Do të filloni një rutinë të këndshme të Hënën, ndërsa fundjavën do ta përdorni për t?u organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Venusi do t?ju vijë në ndihmë duke iu frymëzuar për ta filluar më mirë javën. Ke mundësinë për t?i treguar universit aftësitë e tua.Teksa fillimi i javës do të jetë shumë impenjativ për ju, e Shtuna do të ofrojë relaks dhe shumë dashuri.

Virgjëresha

Tashmë ti e di të vërtetën, pra çfarë do të bësh? Venusi do të zbukurojë raportet familjare dhe emocionet të Hënën, duke ju ndihmuar që të tregoni anën tuaj të butë. Partneri në fundjavë do t?ju bëjë të ndjeheni si në shtëpi.

Peshorja

Venusi do të ndriçojë pjesën tuaj komunikative, duke ju ndihmuar që t?i jepni zë dëshirave tuaja. Ju gjithmonë i dëgjoni të tjerët, tashmë ka ardhur koha që ata t?ju dëgjojnë juve.  Të Shtunën, ju këshillojmë të merrni pak kohë për veten.

Akrepi

Mos mendo gjëra të paqena. Shpesh mendojmë se mendimet tona janë të vërteta, por është e mira që të qendroni me këmbë në tokë. Venusi do t?ju ndihmojë me vetbesimin, ndërsa në fundjavë do të  mund të merrni vendime të prera, pra do të kemi Po dhe Jo të plota e të fuqishme.

Shigjetari

Venusi do të hyjë në shenjën tuaj të Hënën duke shërbyer si magnet që tërheq dashurinë dhe paratë.Shijoje, sepse e meriton. Ndërsa në fundjavë të këshillojmë të merresh pak me shtëpinë, pak pastrim në dimër nuk bën keq.

Bricjapi

Gëzuar Ditëlindjen Bricjap! Përgjigjet për pyetjet e tua do të vijnë së shpejti.Pak kërkim mbi spiritualitetin do t?ju ndihmojë që të shihni më qartë.Do të mund të merrni guximin për të bërë një bisedë serioze në fundjavë, bëni pyetjet që keni dashur të bëni prej kohësh, do të zgjidhni shumë enigma.

Filloni të mendoni ndryshe. Mendimet tuaja përcaktojnë gjithçka, kështu që filloni të mendoni në një mënyrë e cila do t?ju sjellë edhe suksesin. Venusi këtë javë do të shkrijë barrierat mes dashurisë dhe shoqërisë, kështu që ju do të jetoni më të mirën e të dyjave.

Peshqit

Venusi do të zbukurojë pjesën e karrierës suaj, duke ju ndihmuar kështu që të keni sukses në muajin Janar. Të Shtunën intuita juaj do t?ju lajmërojë në lidhje me diçka shumë të rëndësishme, bëni mirë ta dëgjoni./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga