Connect with Us

Gazetari: Politika shqiptare si mafja e viteve ’80/SPAK te rrafshoje qeverine dhe opoziten

Aktualitet

Gazetari: Politika shqiptare si mafja e viteve ’80/SPAK te rrafshoje qeverine dhe opoziten

Publikuar

-

Gazetari Denis Dyrnjaja, ne nje reagim te tij ne rrjetet sociale shkruan se politika aktuale ne Shqiperi eshte si mafja e viteve ’80 ne Itali.

SPAK, sipas Dyrnjase duhet te rrafshoje qeverine dhe opoziten, pasurite dhe abuzimet e tyre me pushtetin mbi kurrizin e shqiptareve duhet te marrin ndeshkimin e merituar.

Dyrnjaja shkruan “Në Sicilinë e viteve ’80 mafia e ndarë në familje që kontrollonin qytetin ishte oferta e vetme për banorët e pambrojtur. Dhe ata për të mbijetuar ishin të detyruar të bëheshin me njërën palë që në fund të fundit ishte po brenda konceptit që më mirë të të rrjep unë sesa ai. Është e njëjta skemë dhe ofertë që u ofrohet shqiptarëve, kësaj here nga politika e shndërruar në një skemë mafioze. Në emër të interesave të popullit lakejtë po zihen për pushtetin që iu jep fitime prallore. Rruspat e ligjit duhet të kalojnë edhe në Surrel, edhe në Lalëz edhe në Lundër ku ndodhen sarajet e abuzimit në emër të mbrojtjes së shqiptarëve. Ardhtë ajo ora e vërtetë e SPAK-ut që t’i shohim njëherë të gjithë këta që iu preu barku për studentët e të populli sa në qeveri dhe në opozitë. E vetmja shpresë nëse eksiton është pastrimi i politikës nga kërmat e veshura me luksin dhe paratë e abuzimit, pazareve politike me ngjala e pa ngjala, me buzeshje e ngërdheshje” perfundon komentin e tij Denis Dyrnjaja./Cna.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat/ Pranga dy shoferëve në Korçë

Publikuar

-

Nga

Tentuan të korruptojnë policët që të shmangnin gjobat/ Pranga dy shoferëve në Korçë

Dy shoferë në  qytetin e Korçës kanë përfunduar në pranga pasi tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative.

Njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.

Korçë/Informacion

Goditen dy raste të mitdhënies.

Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative, arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur dy raste të mitdhënies si rezultat i të cilëve në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP  Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve konkretisht:

N., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Zëmblakut”, ky shtetas është kapur me mjetin e tij tip “Benz”, duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi, i cili për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar rryshfet punonjësve të policisë.

H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuar mjetin tip “BMË”, pa vendosur rripin e sigurimit, i cili për të shmangur gjobën, ka tentuar t’i korruptojë punonjësit e policisë.

Po ashtu gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë Rrugore të Qarkut Korçë janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe një tjetër për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Sakaq janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Në akset nacionale por edhe në zonat turistike të Qarkut Korçë, është rritur prezenca e patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim përballimin e fluksit të  shtuar të automjeteve që vijnë me turistë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në çdo rast bllokimi.

Policia Rrugore, apelon qytetarët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit, kaskat mbrojtëse, si edhe të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor të evidentuar prej tyre.

KorçëGoditen dy raste të mitdhënies.Tentuan të korruptonin punonjësit e policisë rrugore me qëllim shmangien e masave administrative, arrestohen në flagrancë dy drejtues mjetesh, njëri prej të cilëve ushtronte shërbimin taksi i palicensuar dhe tjetri drejtonte mjetin pa rrip sigurimi.Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, kanë goditur dy raste të mitdhënies si rezultat i të cilëve në bashkëpunim me specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve konkretisht: • E. N., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi pranë vendit të quajtur "Kryqëzimi i Zëmblakut", ky shtetas është kapur me mjetin e tij tip "Benz", duke ushtruar pa licensë shërbimin taksi, i cili për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar rryshfet punonjësve të policisë.- E. H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, është kapur duke drejtuar mjetin tip "BMW", pa vendosur rripin e sigurimit, i cili për të shmangur gjobën, ka tentuar t'i korruptojë punonjësit e policisë.Gjatë kësaj jave, nga strukturat e Policisë Rrugore të Qarkut Korçë: • Janë proceduar penalisht edhe 4 shtetas të tjerë, tre prej të cilëve për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe një tjetër për "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik". • Janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit. Në akset nacionale por edhe në zonat turistike të Qarkut Korçë, është rritur prezenca e patrullave të Policisë Rrugore, me qëllim përballimin e fluksit të shtuar të automjeteve që vijnë me turistë, parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore, menaxhimin e trafikut në çdo rast bllokimi.Policia Rrugore, apelon qytetarët që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikat vertikale e horizontale, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse për motomjetet.

Gepostet von Policia e Shtetit am Sonntag, 12. Juli 2020

LEXO TE PLOTE

Kronika

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Iu gjet 8 kilogramë kokainë në makinë/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e policisë italiane pasi janë kapur me 8 kg kokainë.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet .T 43 vjec, e J.M  37 vjeç.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iu sekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, si dhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Agjentët e policisë ngritën dyshime mbi praninë e një automjet tip Seat Altea XL me targë polake që qarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Çfarë do të ndodhë sot në selinë blu

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Çfarë do të ndodhë sot në selinë blu

Droga ishte fshehur në vende të modifikuar enkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pako me 1150 kg secila dhe në shitjen me doza do të sillte një përfitim prej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë euro cash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën të fshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Bota

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Publikuar

-

Nga

Fotolajm/ Trump vendos për herë të parë maskë që nga fillimi i pandemisë

Presidenti amerikand Donald Trump është shfaqur për herë të parë me maskë gjatë vizitës së tij në spitain “Walter Reed” në Maryland. I pyetur nga gazetarët, Trump tha se në mjedise me risk infektimi, maska është mjeti i domosdoshëm i mbrojtjes nga virusi.

“Unë mendoj se kur jeni në një spital, sidomos në atë ambient të veçantë, ku po flisni me shumë njerëz, njerëz që në disa raste sapo kanë dalë nga salla e operacionit, me siguri duhet të mbaj maskë. Unë mendoj se është e rëndësishme të vësh një maskë. Unë kurrë nuk kam qenë kundër maskave, por besoj se ato kanë një kohë dhe një vend për t’u vendosur, “u tha Trump gazetarëve përpara vizitës së tij.

LEXO EDHE:  Rama ka bërë pazare, PS nuk funksionon/ Dade popozon kandidatin për kryeministër

LEXO EDHE:  Rama ka bërë pazare, PS nuk funksionon/ Dade popozon kandidatin për kryeministër

Trump i filmua, ndërsa po shëtiste me stafin, të cilët gjithashtu ishin duke mbajtur maska, në qendrën mjekësore në Maryland. Kjo është hera e parë që nga fillimi i pandemisë që trupat e shtypit të Shtëpisë së Bardhë morën një paraqitje të shkurtër të Trumpit me një fytyrë të mbuluar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE