LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do doja të thoja kujt i ngeli turpi…” Këngëtari i njohur zbulon prapaskenat e Festivalit të RTSH

6 Janar 2019, 10:10, Aktualitet CNA
“Do doja të thoja kujt i ngeli turpi…”

Këngëtari i njohur Aurel Thellimi ishte një nga pjesëmarrësit e këtij viti në Festivalin e 57-të të RTSH. Mirëpo kënga e tij ?Të dua ty? nuk arriti të shkojë as në natën finale pasi u skualifikua që natën e parë.

Dhe sigurisht kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit i cili për emisonin ?Thumb? u shpreh: ?Pashë reklamën e festivalit nga shumë artistë të mirë dhe mua m?u ofrua të merrja pjesë. Mendova se do ishte shumë e mire kjo gjë për karrierën time, por ishte një goditje e madhe pasi juria skualifikoi këngën time që në natën e parë dhe kur ndodhi kjo ngjarje isha shumë i mërzitur. Do doja të thoja kujt i ngeli turpi për këtë këngë, jurisë apo organizatorëve sepse as juria nuk ktheu përgjigje?.

Megjithatë Aureli është shprehur se për këtë që ndodhi nuk kanë faj artistët pjesëmarrës, por organizatorët e festivalit.

Lajmet e fundit nga