LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Depresioni atipik/ Ju ndihmojmë të dalloni simptomat e diagnozës që po çmend mjekët

5 Janar 2019, 23:00, Aktualitet CNA
Depresioni atipik/ Ju ndihmojmë të dalloni simptomat e diagnozës

Depresioni atipik është një nga llojet e shumta të çregullimeve emocionale, vetëm se ndryshe nga depresioni në formën klasike është vështirë të diagnostifikohet. Më poshtë ju sjellim disa shenja të cilat tregojnë se mund të vuani nga kjo formë e depresionit.

Shtim i papritur në peshë

Shtimi në peshë, jo gjithmonë lidhet me shtimin e oreksit. Në raste të tilla një situatë e tillë mund të vijë si pasojë e ngadalësimit të metabolizmit.Ndër të tjera këta persona mund të ndjejnë edhe dhimbje në gjymtyrë si dhe vështirësi në lëvizje.

Lodhje ekstreme

Këta persona nuk janë të motivuar, kur flasim për motivim në këtë rast nënkuptojmë motivim për të kryer aktivitetet e përditshme,madje madje ata  fillojnë që ta përjashtojnë veten pak nga pak nga jeta sociale.

Njerëzit që vuajnë nga depresioni atipik mund të flenë për orë të tëra. Ata janë të mbushur me mendime negative dhe nuk mendojnë kurrë pozitivisht./Cna.al

 

Lajmet e fundit nga