LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

WEF nxjerr raportet/ Kjo është përqindja e vdekjeve nga mishi i viçit

5 Janar 2019, 20:01, Aktualitet CNA
WEF nxjerr raportet/ Kjo është përqindja e vdekjeve nga mishi i

Një studim i  Oxford Martin School kryer në emër të Forumit Ekonomik Botëror  tregoi se 2.4% e vdekjeve në botë mund të ishin shmangur nëse do ishte ulur konsumi i mishit, sidomos ai i viçit.

Përqindja e jetëve që mund të shpëtojnë në vendet e pasura ku konsumi i mishit është edhe më i madh shkon në 5%. Në anketë nuk përfshiheshin të dhëna specifikepër numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga shkaqet ushqimore, por WEF (Forumi Ekonomik Botëror) pohon se zëvendësimi i mishit me proteina të tjera ?mund të parandalojë miliona vdekje të kota në vit?.

Ndërkohë nga ky studim msohet se blegtoria gjithashtu përbën një kërcënim për atmosferën e tokës për shkak të lëshimit të sasive të mëdha të metanit nga gjedhët dhe rritja e kullotave në kurriz të pyjeve që thithin dioksidin e karbonit.

?Dëshmia është e qartë, sistemi ynë ushqimor duhet të transformohet për të mirën e planetit dhe të ardhmen e njerëzimit?,- tha drejtori i Përgjithshëm i WEF, Marco Lambertini, në një njoftim për mediat.

?Ne jemi brezi i fundit për të bërë diçka para se sistemi të bjerë?,- u shpreh ai.

Ndër të tjera, mësohet se kërkesa për mish do të vazhdojë të rritet pasi popullsia e botës mund të arrijë në 10 miliardë deri në vitin 2050.

?Është e pamundur për ta përmbushur këtë kërkesë?,-paralajmëroi drejtori ekzekutiv i WEF, Dominic Gouorei.

Gouorei u shpreh se përpjekjet nga ana e konsumatorëve për të ndryshuar dietën e tyre, mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit në mbarë botën.

Në këtë kërkim janë përfshirë 13 burime të proteinave, duke përfshirë mishin e derrit dhe shpezët, si dhe perimet, fasulet dhe produkte të reja si insektet.

Ndrësa, fasulet dhe bizelet japin rezultatet më të mira në aspektin e shëndetit, ku shkalla e vdekshmërisë është reduktuar në 7%.

Lajmet e fundit nga