LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau gruan dhe kunatën me thikë/ Zbulohet dëshmia tronditëse e 34-vjeçarit

5 Janar 2019, 13:46, Aktualitet CNA
Vrau gruan dhe kunatën me thikë/ Zbulohet dëshmia tronditëse

Autori i vrasjes së 31-vjeçares dhe motrës së saj 18-vjeçare më 2 janar, Gazmend Musta ka dalë para trupës gjyqësore të Krimeve të Rënda, e cila ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.

Ai deklaroi se vrau gruan pasi e kishte ajo kishte ofenduar. ?Gruan e godita me thikë sepse më ofendoi, s?duroja më?-deklaroi Musta para togave të zeza shkruan tch.

Përlpasjet midis tyre kanë nisur gjatë drekës së 2 janarit ku e ftuar ishte edhe 18-vjeçarja Merisa Caushi.

Gentiana Musta ka kërkuar që të shkojë për vizitë tek prindërit e saj,  të cilët jetonin në fshatin Drizar, por Gazmend Musta ka kundërshtuar.

Pas disa debateve të vazhdueshme 31-vjeçarja i ka thënë bashkëshortit se do të merrte fëmijët dhe do të shkonte vetë në fshat.

Kjo gjë ka zemëruar së tepërmi Gazmendin, i cili është shprehur se ai ishte burri i shtëpisë dhe vendoste ai se çfarë do të bëhej.

Menjëherë pas sherrit, ai ka marrë thikën dhe ka goditur bashkëshotren, ndërsa motra e saj ka ndërhyrë për ta ndihmuar, por edhe ajo ka rënë pre e sulmit.

Mësohet se çifti jetonte prej kohësh në një banesë me qira në lagjen ?5 Shkurti? në Ballsh. 34-vjeçari ishte emigrant në Greqi dhe ishte kthyer për festat e fundvitit.

Lajmet e fundit nga