Connect with Us

Tensione te Fakulteti i Ekonomisë/ Studentët përplasen me Policinë

Aktualitet

Tensione te Fakulteti i Ekonomisë/ Studentët përplasen me Policinë

Publikuar

-

Një incident ka ndodhur pak çaste më parë në Fakultetin e Ekonomisë në UT.

Mësohet se disa studentë kanë tentuar të futen në godinën e Fakultetit për të zhvilluar një mbledhje, ku do të diskutohej për planet e protestës që është paralajmëruar të rinisë me datë 7 Janar.

Mirëpo, studentët nuk janë lejuar fillimisht nga rojet e fakultetit dhe më pas edhe nga forcat e policisë ç’ka ka çuar dhe në një përplasje verbale mes tyre.

LEXO EDHE:  OSBE: Palët të tregojnë vetëpërmbajtje në protesta

Të rinjtë janë shprehur se nëse nuk lejohen, ata do të qëndrojnë aty tërë natën dhe se do të kërkojnë dorëheqjen e dekanit, Dhori Kule./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Publikuar

-

Nga

“Ku e ke bllokun, po floririn”/ Qytetatët “kryqëzojnë” Metën në rrjetet sociale

Presidenti Ilir Meta aktualisht ndodhet nën hetim nga Komisioni Hetimor, pasi akuzohet për shkelje të Kushtetutës.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas daljes së rezultatit ku partia e tij pësoi disfatë të madhe, Meta ka shmangur daljet televizive, duke ia lënë këtë stafetë zëdhënësve të tij.

Por ditën e sotme kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar sa i takon fenomentit të pastrimit të parave, ku përmes një postimi në rrjetin social i ka bërë thirrje SPAK që të nis menjëherë hetimet për këto veprime antiligjore.

Shqipëria nuk meriton të jetë lavatriçe e pastrimit të parave të organizatave kriminale vendase, rajonale dhe ndërkombëtare, sikundër SPAK, Prokuroria dhe të gjithë institucionet ligjzbatuese nuk duhet të mbyllin sytë përballë çdo veprimtarie antiligjore”, shkruan Meta.

Por ajo që bie në sy janë komentet e shumta që vijnë në adresë të presidentit dhe akuzat që hedhin ndaj tij, duke i përmendur çdo aferë korruptive që mund të jetë i përfshirë.

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat anti-covid/ Gjobiten 1270 persona gjatë fundjavës

LEXO EDHE:  Qëlloi me armë në ajër/ E pëson keq 48-vjeçari

Të shumtë janë ata që i kujtojnë vjedhjen e floririt në Kërrabë dhe që i kërkojnë të tregojë se ku e ka fshehur, ndërsa ka edhe nga ata që i kujtojnë bllokun e zi, ku u kap në videopërgjim me ish ministrin e tij, të ndjerin Dritan Prifti.

Pakënaqësia dhe dëshira për të mos e parë më në skenën politike nga ana e qytetarëve duket se është shumë e madhe. Një komentues, i përmend daljet e fundit presidentit, ku shfaqej i dehur dhe një tjetër që shprehet se Meta me sjelljen e tij prej rrugaçi nuk mund të përfaqësojë qytetarët e ndershëm.

Fundi i Metës jo vetëm me partinë e tij, por edhe me Presidencën duket se është i afërt. Komisioni Hetimor po ecën me ritmet e duhura, ku pas seancës së sotme caktoi datën 18 maj për të mbajtur seancën dëgjimore me Metën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Publikuar

-

Nga

Thirrjet e Metës me hanxhar e sfurqe/ Ngjela jep siguri: Mazhoranca do e shkarkojë këtë herë

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend, duke u ndalur tek nisma për shkarkimin e Metës.

Ngjela theksoi se Meta ka dalë nga roli i Presidentit dhe është artikuluar politikisht me opozitën. Sipas tij, mazhoranca do ta shkarkojë Metën këtë herë.

“Ajo shkelja e Kushtetutës do mendim juridik. Ai ka dalë nga pozicioni i tij si President dhe ka hyrë në Parlament. Ai u artikulua politikisht me opozitën, gjë që nuk duhej ta bënte. Këtë nuk e lejon kushtetuta. Thirrjet që bëri jo me hanxhar, jo me mjete prehta, s’ka rëndësi.

Pyetja më e madhe është kjo: Rama e ka nga vetja apo ja ka kërkuar Washington? Sepse nuk mund të dalë një President i NATO-s dhe të thotë raketë. Të shikojmë se çfarë do të bëjnë. Por unë kam përshtypjen se do ta shkarkojnë”, tha Ngjela./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kush do ikë, Mona bashkë me Lulin apo Rama?

LEXO EDHE:  Nuk zbatuan masat anti-covid/ Gjobiten 1270 persona gjatë fundjavës

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos disa ndryshime

Publikuar

-

Nga

Lëvizje në rang drejtorësh në Policinë e Shtetit/ Ardi Veliu firmos disa ndryshime

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në radhët e drejtuesve.

Mësohet se Ardit Elmazi është emëruar shef komisariati në Ersekë, ndërsa Ylli Doda ka marrë drejtimin e komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Gjithashtu ka ndryshuar edhe shefi i komisariatit të Maliqit.

 

LEXO TE PLOTE