Connect with Us

Përse nuk prishet uji i bekuar?

Aktualitet

Përse nuk prishet uji i bekuar?

Publikuar

-

Gjithmonë 6 Janari është një ditë e veçantë në fillim të vitit, ku besimtarët e krishterë, por jo vetëm ju drejtohen kishave orthodhokse, sepse klerikët orthodhoksë i luten Perëndisë që të shenjtërojë ujin me këto lutje: “Që të shenjtërohet ky ujë me fuqinë, veprimin dhe me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, le t’i lutemi Zotit  që të zbresë mbi këtë ujë energjia pastruese e Trinisë së përmbishenjtë le t’i kutemi Zotit. Që t’ju dhurohet hiri i çlirimit, bekimi i Jordanit le t’i lutemi Zotit. Që të bëhet ky dëbues i çdo mendimi të keq, armiqsh të dukur dhe të padukur le t’i lutemi Zotit”.

Kjo lutje mbaron me një tjetër lutje madhështore të lavdërimit kozmik të Perëndisë, në të cilën Jisu Krishti, Biri i Perëndisë edhe Biri i Njeriut,  thirret të shenjtërojë ujin, dhe me anën e ujit të gjithë njerëzit dhe gjithë krijimin, ashtu siç u shfaq kur u pagëzua në lumin Jordan: “Ti, o mbret Njeridashës, ji këtu dhe tani me përmbiardhjen e Shpirtit Tënd të Shenjtë dhe shenjtëroje këtë ujë…Dhe jepi hirin e çlirimit, bekimin e Jordanit; bëje burim paprishjeje, dhuratë shenjtërimi, zgjidhje mëkatesh, largim sëmundjesh, shkatërrim demonësh, të paafruar për fuqitë kundërshtare, të mbushur me fuqi ëngjëllore, që të gjithë  sa nxjerrin dhe kungohen, të kenë për pastrim shpirtrash dhe trupash, për shërim pësimesh, për bekim shtëpish dhe të përshtatshëm për çdo dobi.”

Në kohën kur psalet përlëshorja e festës: “Në Jordan kur pagëzoheshe, o Zot.. .”prifti ose episkopi e zhyt Kryqin, simbolin e Krishtit, në ujë tri herë dhe pastaj vazhdon duke spërkatur me ujë të katër drejtimet e horizontit. Pastaj duke i spërkatur me ujin e shenjtëruar, bekon kishën, popullin e mbledhur dhe më pas shtëpitë e tyre sipas mundësisë dhe dëshirës së njerëzve.

Shërbesa e “Bekimit të Madh të Ujit” bëhet edhe jashtë kishave orthodhokse, në vende ku ka ujë me shumicë si pishina, liqene, lumenj apo det, ku klerikët e hedhin kryqin dhe në këtë moment edhe pse është dimër, zakonisht një mot i ftohtë, disa besimtar të guximshëm hidhen në ujë duke u përpjekur të kapin kryqin si një trofe.

Kjo gjë, për disa njerëz që nuk e njohin doktrinën orthodhokse, duket thjesht një ceremoni apo një rit i bukur festiv, ashtu si shumë rite të tjera që i bëjnë njerëzit edhe popujt me kulturë në vende të ndryshme. Madje disa njerëz mendojnë se kjo shërbesë e Kishës Orthodhokse është një ritual pagan, i cili ka hyrë gabimisht në kishën e krishterë.

Kjo shërbesë e bukur e Kishës Orthodhokse nuk është thjesht një ritual apo ceremoni pagane, por një mister i madh. Të krishterët orthodhoksë besojnë se, që kur Biri dhe Fjala e Perëndisë mori mish njerëzor dhe hyri në hapësirën edhe kohën tonë me emrin Jisu Krisht dhe u zhyt në ujërat e Jordanit, e tërë materia që ka si element të parë ujin u shenjtërua, u mbush me hirin e Krishtit. Prandaj uji i bekuar ndryshe nga çdo ujë tjetër nuk prishet, por qëndron i freskët pavarësisht nga koha që mund të jetë i mbyllur në një enë.

Ky fenomen hyjnor që ndodh vetëm në Kishën Orthodhokse është një fakt, ku të gjithë njerëzit si fetarë, gnostikë apo edhe ateistë duhet të ndalojnë së menduari dhe të pyesin: Pse uji i bekuar tek orthodhoksët nuk prishet?

Njerëzit mund të japin përgjigje nga më të çuditshmet, p.sh: disa me një përgjigje plot siguri thonë se uji nuk prishet, sepse priftërinjtë hedhin në enën ku mbahet uji një kryq të argjendtë dhe sipas tyre argjendi lëshon molekula që ngordhin bakteret. Kjo duket si një përgjigje shkencore dhe shteruese, por vëzhgimi më i kujdesshëm tregon se kjo përgjigje nuk është aspak e tillë, sepse kryqi që hidhet nuk është gjithmonë i argjendtë, por mund të jetë i bronztë, i drunjtë edhe aq më tepër kur kryqi hidhet në ujërat e liqenit apo lumenjve; kështu pra, si është e mundur që përsëri uji nuk prishet?

Për ta kuptuar këtë mister duhet të kuptojmë në fillim përse uji dhe çdo element tjetër i kësaj bote korruptohet, prishet: si bimët, kafshët edhe vetë njerëzit me sëmundjen edhe vdekjen  që duket si një ligj i pashmangshëm natyror. Këtë nuk mund të na e shpjegojë asnjë nga shkencat ekzakte, sepse askush nga shkencëtarët  nuk mund të ekzaminojnë shkakun, përse gjithçka si gjallesë apo specie lindin, lulëzojnë, pastaj papritur procesi ndërpritet edhe speciet shkojnë drejt dekadencës, prishjes dhe asgjësimit, jo vetëm qeniet e gjalla në këtë planet, por edhe vetë ato përtej planetit tokë, si dielli, hëna, yjet edhe vetë kozmosi, që shkon pashmangshmërisht drejt një dekadence, ashtu si na i shpjegon ligji i dytë i termodinamikës ose Entropisë zbuluar më 1850 nga William Rankine, i cili pranohet si një nga ligjet themelore të fizikës, që thotë se: “Në kushte normale, të gjitha sistemet natyrore ose të krijuara, që kanë mbetur në veten e tyre, do të tentojnë të çrregullohen, do të lëkunden dhe do të shkatërrohen në proporcion të drejtpërdrejtë me gjatësinë e kohës që kalon”; sipas ligjit, nuk ka shmangie nga ky proces. Kozmologjia përgjigjet se gjithësia materiale, natyra, nuk është e përjetshme, ajo do të ketë fund, edhe pse ky fund mund të jetë i largët. Gjithësia nuk do t’i shpëtojë dot këtyre dy vdekjeve të mundshme: vdekjes nga të ftohtët ose vdekjes nga zjarri.

Vërtet shkenca na konstaton se gjërat prishen edhe shkojnë drejt asgjësimit, por shkakun e prishjes nuk na e thonë dot sepse nuk është një shkak fizik, por metafizik.

Përgjigjen: pse nuk prishet uji i bekuar, mund të na e japë vetëm shkenca e teologjisë, që merret me atë që është përtej fizikës.

LEXO EDHE:  Protesta për ujin në Martanesh, banorët kundër devijimit të ujërave të liqenit

Sipas teologjisë orthodhokse, bazuar në librin e Biblës: “Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën. Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave” (Zananafilla 1:1-2). Të gjitha u krijuan nga Perëndia Triadik, Ati me anën e Birit (Fjalës) edhe Shpirtit të Shenjtë: “Qiejt u bënë me anë të fjalës së Zotit dhe tërë ushtria e tyre me anë të frymës së gojës së tij”(Psalmi 33:6). Të gjitha i krijoi Perëndia, edhe njeriun si kurorë të krijimit, i krijoi të pavdekshme me një rini të përjetshme, ashtu si përsëri Zanafilla na njofton: “Atëherë Perëndia shikoi të gjitha ato që kishte bërë dhe ja, ishte shumë shumë e mirë”(Zanafilla 1- 31).

Prishja, kalbja, ngordhja dhe vdekja erdhi në botë nga zilia e djallit, një engjëll  i rebeluar  i cili mashtroi njerëzit e parë (Adamin dhe Evën) që edhe ata të rebeloheshin ndaj vullnetit Hyjnor. Me mëkatin fillestar, ngrënia e frytit të ndaluar, që u krye në kopshtin e Edenit, njeriu dhe gjithë krijesa për shkakun e tij  iu dorëzua prishjes. Vetë Zoti i tha Adamit: “për shkakun tënd toka do të jetë e mallkuar” (Zanafilla 3:17-18). Pavarësisht se gjithçka shkon drejt prishjes, në thelb ajo që krijoi Zoti mbetet shumë e mirë.

Meqenëse uji është elementi bazë nga katër elementët e botës  dhe i vetë jetës fiziologjike, te çdo gjallesë, djalli,  qenie e korruptuar, zaptoi të parin ujin. Kështu uji u bë banesë e frymëve të ndyra (demonëve), të cilët nëpërmjet ujit, që është kudo, e gjithë natyra preket nga prishja dhe kështu lëngon nën peshën e prishjes  dhe mbi të gjitha ky ligj vdekjeje rëndon mbi vetë njerëzit që janë viktimat e djallit, dhe shkaktarët që prishja hyri në botë edhe në gjithë universin, sepse gjithçka u krijua për njeriun, ashtu siç na e sqaron  shën Pavli: “sepse krijesa iu nënshtrua kotësisë jo me vullnetin e vet po për shkak të atij që e nënshtroi, me shpresë që vetë krijesa të çlirohet nga skllavëria e prishjes për të hyrë në lirinë e lavdisë së bijve të Perëndisë, se e dimë se deri tani mbarë krijesa psherëtin bashkë dhe ndodhet bashkë në dhimbjet e lindjes” (Romakëve 7:19-22).

Të krishterët besojnë se qysh kur Biri dhe Fjala Perëndisë që “është shëmbëllesa e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i çdo krijese, sepse në të u krijuan të gjitha gjërat, ato që janë në qiej dhe ato mbi dhe, gjërat që duken dhe ato që nuk duken: frone, zotërime, principata dhe pushtete; të gjitha gjërat janë krijuar me anë të tij dhe në lidhje me të” (Kolosianëve 1:16-17), mori mish njerëzor dhe në moshën 30-vjeçare u zhyt në ujërat e Jordanit për t’u pagëzuar, e tërë materia u shenjtërua dhe u pastrua në Atë, krijimi dhe vetë njerëzimi u la prej cilësive të këqija që kishin të bënin me mëkatin edhe vdekjen, sepse Krishti, duke u zhytur në ujëra, shkatërroi foletë e demonëve që rrinin të fshehur në ujëra, ashtu siç e profetizon shën Isaia (shek. 7 para Kr.): “Perëndia, Mbreti ynë, para jetëve  bëri shpëtim në mes të dheut; Ti e fuqizove në fuqinë tënde detin, ti dërrmove krerët e dragonjve mbi ujin” (Isaia:73).

Pagëzimi i Krishtit quhet edhe Epifani, që do të thotë“shfaqja e Zotit nga lart”, i gjithë krijimi bëhet përsëri i mirë, me të vërtetë shumë i mirë edhe është një ikonë e krijimit të ri, që do të rikrijohet përsëri  në ardhjen e dytë të Krishtit në botë, ku Perëndia në Krishtin do të jetë i gjithi në të gjitha dhe:“atëherë djallin që  kishte mashtruar do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit”(Zbulesa 20:10).

Shenjtërimi i ujërave në këtë të kremte të Kishës Orthodhokse e vendos tërë botën, nëpërmjet elementit të saj primar, ujin, në perspektivën e krijimit, shenjtërimit e lavdërimit kozmik të Mbretërisë së Perëndisë në Krishtin dhe Shpirtin e Shenjtë, si është në qiell edhe në tokë, që bota  dhe njeriu me të vërtetë ishin krijuar dhe shpëtuar, që të jenë: “mbushur me tërë plotësinë e Perëndisë” (Efesianëve 3:19).

Kjo na tregon gjithashtu se “qielli i ri dhe dheu i ri”, të cilat Perëndia i ka premtuar me anë të profetëve dhe apostujve të tij: “Sepse ashtu si qiejt e rinj dhe toka e re që unë do të bëj do të jenë të qëndrueshëm para meje”, thotë Zoti ”(Isaia 66:22). “Por ne, sipas premtimit të tij, presim qiej të rinj dhe tokë të re, në të cilët banon drejtësia”(II Pjetrit 3:13). “Dhe pashë një qiell të ri dhe një dhe të ri; sepse qielli i parë dhe dheu i parë kishin shkuar, dhe deti nuk ishte më”(Zbulesa 21:1), janë me të vërtetë tashmë me ne, në misterin e Krishtit dhe të Kishës së tij si ç’është edhe misteri i  bekimit të ujit, i cili nuk prishet, sepse në atë qëndron hiri i Shpirtit të Shenjtë, i cili dërgohet në botë nga Ati  me anën e Birit, nëpërmjet lutjes së  Kishës  Orthodhokse, që  me mburrje në Zotin i fton të gjithë njerëzit me fjalët e profetit: “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat” (Isaia 55:1-13). “Me gëzim merrni ujë nga burimet e shpëtimit. Atë ditë do të thoni: Kremtoni Zotin, thërrisni emrin e tij, i bëni të njohura veprat e tij. Këndojini lavde Zotit. Bërtitni e ngazëllohuni nga gëzimi“(Isaia 12:3-6).

Miron Çako; përgjegjësi i Zyrës së Katiekizmit pranë Kryepiskpatës së KOASH-it.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Shqiptarët më të mjerët në rajon/ 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

LEXO EDHE:  Burimet termale më të mira në Greqi

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Rritet në mënyrë të frikshme bilanci/ 100 persona të helmuar nga uji

LEXO EDHE:  Shqiptarët më të mjerët në rajon/ 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: