Nga Nikoll Lesi/ Me sa duket nuk e njihkan mirë Ilir Metën
Qëkur bëri njoftimet për emrat e qeverisë së re, Edi Rama sh...
Unë nuk doja të largohej nga qeveria Ditmir Bushati. Për dreq, duket sikur nuk paska dashur as Ilir Meta. Por ndryshe nga unë dhe shumë të tjerë, që ndjeheshim komod me një ministër që ka shkëlqyer në postin e tij, më mirë se kushdo tjetër këto 28 vjet, Ilir Meta bën sikur nuk do, pasi aq kohë sa ka qenë ministër i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë thuajse gjithnjë në pozicione të kundërta me të, sidomos në çështjet rajonale, përfshi Greqinë, Serbinë dhe sidomos Gruevskin në Maqedoni.
Dashuria e beftë e tij për Ditmir Bushatin, duke mos e dekretuar shkarkimin e tij, në fakt ka të bëjë me vazhdimin e mosplëqimit real që ka pasur për të, është një hakmarrje e ftohtë, me shpresë se po bën diversion në traditën e LSI, siç mundohet të bëjë bashkëshortja e tij me Erion Veliajn.
Kjo në të vërtetë, as i hyn më në punë Ditmir Bushatit. Për të dhe për shumë mbështetës të tij, natyrisht do të ishte mirë që ai të ishte ministër i Edi Ramës në qeveri, por kryeministri ka marrë tashmë një vendim tjetër, dhe përbërja e qeverisë është vullnet i tij.
Debati për përfshirjen e presidentit në përbërjen e qeverisë, u konsumua me shumë zhurmë dy muaj më pare me ministrin Lleshi, dhe Ilir Meta u zbyth duke gjetur arsye banale.
Në rastin konkret, ai ka shkuar një hap më tej, pasi më shumë se kërkon të refuzojë ministrin e ri, po përpiqet të mbrojë pa ja kërkuar askush, ish- ministrin, me shpresë se kështu do ta dëmtojë deri në fund, kryediplomatin shqiptar, që në fakt e pat mërzitur më shumë se kushdo tjetër ministër i Ramës, këto pesë vite në pushtet.
Mund të gjesh arsye, nëse ka të tilla kushtetuese, të refuzosh Caken, por nuk di se çfarë arsye kushtetuese ka përveç atyre personale, të mos dekretosh shkarkimin e një ministri.
E gjitha çfarë ka ndodhur me aktin e sotëm të Ilir Metës, është mes të tjerash një intrigë banale, jo vetëm kundër Bushatit, për ta stampuar atë si një njeri të ?adhuruar? nga kundërshtarët e qeverisë, por mbi të gjitha, dhe si një reflektim i disa netëve me çaj në disa ?konake? të Kosovës gjatë fundvitit, ku rivaliteti mes
Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, është sporti i preferuar dimëror i Ilir Metës.
I rreshtuar fort si një mbështetës i Haradinajt, Meta dhe stafi i tij bënë kujdes të bënin dhe ?diferencën në respektin? që presidenti ynë i bëri Haradinajt, duke i shkuar në ?konak?, dhe ?poshtërimin? e Thaçit, që shkoi e takoi Metën në mal, ku kalonte pushimet.
I gjithë konteksti i këtyre lajmeve bajate provinciale, në fakt përmblidhet tek fakti i vërtetë, që Gent Cakaj është një prurje e enturazhit të Thaçit në qeverinë Rama, dhe se natyrisht Meta është duke i bërë me këtë rast dhe disa qoka Haradinajt, për t?i treguar që ?këtu ka zot hauri? dhe ai nuk do lejojë njerëzit e Thaçit të hyjnë në qeveri.
Copëzat e banalitetit që përmbledh ky gjest, janë aq të vogla dhe të qëmtuara nga rrethi i njerëzve paranojakë dhe banalë që rrethojnë presidentin, sa asnjëherë më parë, një gjykim për qeverinë dhe për një minister, nuk ka qenë në këtë nivel.
D.m.th arsyetimi banal që sillet në korridoret e Presidencës është se, meqë Cakaj vjen nga Thaçi, meqë Meta nuk e do Thaçin, meqë Cakajn e mbështet Baton Haxhiu, meqë Meta është prishur me Baton Haxhiun, meqë Haradinaj nuk e do Thaçin, dhe meqë Cakaj nuk është me Hardinajn, dhe Meta nuk e do Cakajn, por meqë dhe Bushati ka qenë i hidhur me Metën, dhe ky duhet dëmtuar, duke e quajtur dhe këtë mik që duhet marrë në mbrojtje.
Dhe duke e mbajtur hapur shtatë ditë këtë debat, ka dhe ndonjë shpresë që në Perëndim të mërziten pse ky Edi Rama ka gjetur një kosovar për qeveri. Hajt merre seriozisht presidentin pas kësaj që ka bërë vitin e ri në Kosovë.
Qëkur bëri njoftimet për emrat e qeverisë së re, Edi Rama sh...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton qytetarët për gjendjen e ...
Një incident ka ndodhur pak çaste më parë në Fakultetin e Ek...
Një studim i Oxford Martin School kryer në emër të Forumit ...
Mediat kryesore audiovizive, print dhe online në Shqipëri pë...
Prefekti Dhori Spirollari është tërbuar sot pas daljes së la...
I ftohti siberian që ka goditur Europën ditët e fundit ka re...
Kryeministri Edi Rama do mbledhë mëngjesin e nesërm ministra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim n...
Tashmë koha e princit të kaltër është harruar, vajzat sot da...
Nga Mitro ÇelaJava e fundit e nëntorit 2018. Familjarisht në...
Në publikimin e bilancit të pagesave nga Banka e Shqipërisë,...
Drejtoria e Përgjishme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një posti...
Gjithmonë 6 Janari është një ditë e veçantë në fillim të vit...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” p...
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev po përpiqet t’i bindë drej...
Protestuesit e Unazës Re gjatë mbrëmjes së sotme janë shpreh...
Një pjesë e madhe e ndërmarrjeve publike në Maqedoni edhe gj...
Aktori Neritan Liçaj, i cili është dhe një prej zërave më ku...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...