LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton shkarkimet e ministrave

5 Janar 2019, 11:19, Aktualitet CNA
Ndryshimet në qeveri/ Meta dekreton shkarkimet e ministrave

Presidenti Meta ka dekretuar shkarkimin e 7 ministrave të kabinetit qeverisës, pas vendimit të kryeministrit Edi Ramës për largimin nga detyra të disa prej bashkëpunëtorëve më të vjetër të tij në qeveri.

Presidenca ka konfirmuar dekretimin e shkarkimit të Lindita Nikollës, Niko Peleshit, Mirela Kumbaros, Arben Ahmetajt, Sonila Qatos si dhe Senida Mesit.

Ndryshimet në qeveri, kryeministri Edi Rama i bëri në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në datë 28 dhjetor. Praktikisht kreu i qeverisë largoi të gjitha ministrat që kishin 5 vite në detyrë. Të vetmit ministra që “shpëtuan” janë Sandër Lleshaj, i emëruar ministër i Brendshëm dy muaj më parë, Pandeli Majko, Olta Xhaçka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi dhe Ogerta Manastirliu. Për dy të fundit, Rama la një afat 6 mujor për të përmbushur detyrat dhe objektivat, pasi në të kundërt, siç paralajmëroi ai, rrezikojnë shkarkimin./ CNA.al

Ndryshimet në qeveri/ Dorëzohen në Presidencë kërkesat për dekretimin e ministrave të rinj

Presidenti Meta dekreton shkarkimin e ministres Nikolla

Lajmet e fundit nga