NASA anulon vizitën e shefit të agjencisë hapsinore të Rusisë – CNA
Connect with us

Aktualitet

NASA anulon vizitën e shefit të agjencisë hapsinore të Rusisë

Publikuar

-

Agjencia hapësinore NASA ka anuluar vizitën e Dmitry Rogozin, shefit të agjencisë hapësinore së Rusisë, i cili është subjekt i sanksioneve amerikane dhe Bashkimit Evropian, pas raportimeve kritike të mediave dhe thirrjeve të ligjvënësve amerikanë që të anulohet kjo vizitë.

“NASA e ka njoftuar agjencinë hapësinore ruse, Roskosmos, se (vizita e Rogozinit), që ishte planifikuar në muajin shkurt, duhet të shtyhet”, tha zëdhënësja e NASA-s, Megan Powers përmes një deklarate.

Powers tha se data e re për vizitën e shefit të Roskosmosit në selinë qendrore të NASA-s në Hjuston “ende nuk është caktuar”. Rogozin po ashtu ishte paraparë që të mbante një fjalim në Universitetin Rice.

Zëdhënësi i Roskosmosit, Vladimir Ustimenko i tha agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se kjo agjenci ende nuk ka marrë njoftim nga NASA se vizita e shefit të tij është shtyrë.

Administratori i NASA-s, Jim Bridenstine, ish-kongresist amerikan, gjatë muajit tetor të vitit 2018, i kishte thënë agjencisë TASS se ai e ka ftuar Rogozinin që të vizitojë selinë e NASA-s dhe ai do të kërkonte që t’i hiqej ndalesa e udhëtimit ndaj Rogozinit. Kjo ftesë, në atë kohë, nuk ishte raportuar nga mediat në Shtetet e Bashkuara.

Pasi Politico më 1 janar kishte raportuar për këtë ftesë, senatorja amerikane, Jeanne Shaheen më 2 janar, i bëri thirrje NASA-s që të tërhiqej nga ftesa “përpara se Kongresi të detyrohet të veprojë”.

“Ftesa e administratorit Bridenstine ndaj Dmitry Rogozin, njërit prej arkitektëve të fushatës së agresionit të Kremlinit ndaj fqinjve të tij, nënvlerëson mesazhin tonë dhe minon objektivat kryesore të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë senatorja.

“Mesazh i gabuar”

Shaheen, senatore demokrate nga Nju Hampshajr, ka qenë një prej zërave më kritikë në Senat ndaj ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe ka bërë presion që SHBA-ja të “dërgojë një mesazh të fuqishëm në Kremlin”.

Senatori demokrat nga Virxhinia, Mark Warner, ka thënë se kjo vizitë “absolutisht dërgon mesazhin e gabuar që të hiqen sanksionet, qoftë edhe përkohësisht, me qëllim që ai (Rogozin) të mund të mbaj një fjalim para studentëve tanë në njërin prej universiteteve më të rëndësishme të vendit tonë”.

NASA dhe Roskosmos kanë bashkëpunuar për më shumë se dy dekada. Më 2011, dy agjencitë thelluan bashkëpunimin, pasi SHBA-ja tërhoqi nga përdorimi sondat, duke bërë që raketat ruse Soyuz të jenë e vetmja pajisje për të dërguar njerëzit dhe pajisjet e tjera në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kjo marrëveshje bëri që NASA prej atëherë t’i paguajë Roskomosit rreth 2,5 miliardë dollarë për shërbimet e tij.

Rogozin ka qenë zëvendëskryeministër i Rusisë, përgjegjës për industrinë e mbrojtjes ruse. Ai fillimisht u bë subjekt i sanksioneve Perëndimore pasi publikisht mbështeti aneksimin e paligjshëm të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia më 2014. Sipas këtyre sanksioneve, ai nuk mund të hyjë në asnjë shtet të BE-së.

Shefi aktual i Roskomsit, ka qenë ambasador i Rusisë në NATO nga viti 2008 deri më 2011. Në maj të vitit 2018, ai u zgjodh drejtor i përgjithshëm i Roskosmosit./rel

Aktualitet

Rama na gënjeu/ Studentët gati për rifillimin e protestave

Publikuar

-

By

“Lëvizja për Universitetin” ka paralajmëruar rikthimin e protestave masive, pasi pretendojnë se Rama i ka gënjyer studentët.  Kryeministri kete fundjave deklaroi se është  aktiv portali “U-Transparenca”, një portal ku publikohen jo vetëm financat e të gjithë universiteteve, por dhe çdo veprimtari dhe vendimmarrje e tyre. Kjo ishte një nga 8 kërkesat e protestës studentore.  Rama premton se çdo pikë tjetër e kërkuar nga studentët mund të plotësohet nga qeveria, të vetmen çështje që ai kërkon që të merren përsipër nga vetë universitetet siç e dikton autonomia e tyre është vlerësimi i titujve akademikë, vlerësimi periodik i pedagogëve nga vetë studentet si dhe transparenca për kushtëzimin e notave me shitjen e librave.

Por e gjitha kjo ska bindur studentët ata kanë paralajmëruar se do rikthehen në një zinxhir protestat të pandalshme.

Reagimi i plotë:

Gjatë takimit propagandistik të radhës, kryeministri Rama u kujtoi studentëve se si qeveria nuk ka ndër mend t’u japë zgjidhje problemeve të tyre.

1. Në vend të uljes së tarifave në të gjitha nivelet, ai propozoi investime imagjinare në universitete. Pa plan, pa shifra e pa afate.

2. Në vend të demokratizimit të universiteteve duke u dhënë fuqi të barabartë studentëve dhe pedagogëve, ai ripohoi pushtetin e bordeve të kontrolluara nga qeveria.

3. Në vend të fuqizimit të studentëve në kontrollin e pedagogëve abuzues – nga mitmarrja e shitja e detyruar e librave te plagjiaturat – ai premtoi se do të fusë ruspën shtetërore në universitet. Jo për të ndryshuar situatën, por për të zëvendësuar bajraktarët që nuk kontrollon me bajraktarë të bindur.

4. Në vend të rritjes së buxhetit të shtetit për universitetet publike, ai u kërkoi këtyre të fundit të themelojnë firma tregtare për të mbuluar vështirësitë financiare.

5. Në vend të rrëzimit të ligjit klientelist të arsimit të lartë, ai la të kuptohet se pronarët e diplomoreve private do të vazhdojnë të fusin duart në buxhetin e varfër të universiteteve publike.

Në këto kushte, studentëve nuk u mbetet veçse të vazhdojnë me më shumë këmbëngulje dhe intensitet procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive. Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dy vëllezërit indian u larguan nga Rinasi me avion privat

Publikuar

-

By

Që prej kësaj të hëne, Nitin Sandesara i shumëkërkuar në vendin e tij për pastrimin e rreth 1 miliard dollarëve, nuk do të jetë më Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Pas zbulimit të fakteve të reja që dolën në dritë nga arrestimi i njërit prej bashkëpunëtorëve teksa po dilte nga Shqipëria përmes aeroportit, Ministria e Jashtme njoftoi ndërprerjen e mandatit të Nitin Sandesarës.

Por dy vëllezërit indian arritën të largohen nga vendi. Sipas gazetares Klodiana Lala, dy vëllezërit Sandesara janë larguar me një vion privat nga Rinasi ditën që u arrestua Hitesh Patel, tha ajo ne Opinion.

Sipas saj për të kur janë larguar nuk ka pasur urdhër ndalimi, ndërsa kunati i tyre ishte në listën e Interpol. Gazetarja tregoi se autoritetet kanë pak informacion se ku kanë qëndruar ata në Shqipëri .

Nga ana tjetër gazetari Artan Hoxha thotë se me anë të parave ata kanë arritur të marrin pasaporta shqiptare duke anashkaluar gjithë autoritetet.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Del video e një atentati, gazetarja: Edhe vrasësi i avokatit…

Publikuar

-

By

Për të treguar se policia e Elbasanit është në gjumë, gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Opinion” një video që sipas saj tregon një atentat të dështuar.

Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2018.

Sipas gazetares edhe në vrasjen e avokatit në Elbasan,  autori ka qenë në këtë mënyrë i maskuar.

Është një ngjarje e vitit 2018, lidhur me një plagosje në fakt. Automjeti vjen, ndalon këtu, besoj se e kanë dhe qytetarët e Elbasanit e ka dhe policia. Kjo është uniforma që përdorin vrasësit, ka kapuç të zi të ngritur tek pjesa e hundës. Pak a shumë të njëjtën veshje ka patur dhe ekzekutori i avokatit”, tha gazetarja. /Opinion

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Aktualitet19:07 - 17 Mars, 2019

Terroristi neozelandes njohës i mirë i Ballkanit

Brenton Harrison Tarrant, 28-vjeçari i akuzuar për vrasjen e 49 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve në dy xhami...

Trending

Read previous post:
Të shtëna me armë në Los Angeles/ Raportohet për viktima

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak pas mesnatës në Los Angeles, ndërsa dyshohet se ka edhe viktima. Mediat...

Close