Connect with Us

Më aktuale se kurrë/ Fjalimi dhe akuzat e Jozefina Topallit kundër Ligjit të Arsimit të Lartë

Aktualitet

Më aktuale se kurrë/ Fjalimi dhe akuzat e Jozefina Topallit kundër Ligjit të Arsimit të Lartë

Publikuar

-

Jozefina topalli partia demokratike

Në vitin 2015 kreu i qeverisë Edi Rama çoi me shpejtësi në parlament Ligjin e Arsimit të Lartë, një ligj i shumë kundërshtuar nga pedagogët dhe studentët që në fakt u miratua me votat e PS dhe LSI. Në fakt dhe opozita nuk bëri asnjë betejë përveç disa personazheve të saj, të cilët Lulzim Basha nuk i kishte nën kontrroll, ky i fundit ishte i gatshëm ta votonte edhe vetë Ligjin e ri i cili në atë kohë u quajt Ligji për Cilin e UET.

CNA.al sjell fjalën e Jozefina Topallit, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-nënkryetare e PD, një nga zerat e pakët dhe të vetmuar të opozitës që mbajtën qëndrim të ashpër kundër ligjit, që më pas u miratua dhe nuk u çua kurrë nga opozita në Gjykatë Kushtetuese, por u vulos në heshtje për Lulzim Bashës.

Është shumë interesante historia e hyrjes në parlament e këtij ligji. Kryeministri Rama e solli këtë ligj në parlament në kohën e zgjedhjeve lokale, kur askush nuk e kishte mendjen dhe askush nuk po interesohej, por atij nuk i duhej që dikush që të merrej me këtë ligj.

Kryetari i Kuvendit, pas Kryeministrit, e futi në seancë plenare, në thyerje të ligjit të parlamentit, i cili parashikon të paktën 48 orë nga mbledhja e fundit e komisionit që e diskuton, e cila u bë dje. Kur ka ndodhur në këto dy vjet, që ne jemi në opozitë, të bëhet seancë plenare ditën e martë? Asnjëherë!

As në 8 vjetët që unë kam drejtuar parlamentin nuk është bërë seancë plenare ditën e martë. Çfarë ka që në një ditë të veçantë duhet të bëhet seancë? Çfarë është ky ligj që duhet të kalojë me urgjencë?

Është reformë historike apo historitë i bëni ju ditë të marte, meqë nuk është ditë ters. Unë sot kam vendosur të dëgjoj porosinë publike të profesor Artan Fugës, që na sugjeroi të mos bëjmë ekspertin e arsimit, por politikanin.

Ne duhet të bëjmë politikanin, sepse në ligj antikushtetutshmëria është ulëritëse. Nëse je i varfër, nuk e bën dot shkollën e lartë, njësoj si në diktaturë: nëse kishe biografi të keqe, shkolla ishte vetëm një ëndërr.

Ky ligj dënon ata që nuk janë të pasur, sepse tarifa vjetore vetëm për regjistrim llogaritet 1000 apo 2000 mijë euro, e fshehur në ligj.

Ky ligj është segregacioni në kohë moderne, në një vend që pretendon të hyjë në negociata me Bashkimin Europian. Ne nuk do ta lejojmë. Ne duhet t’u japim të pasurve dhe të varfërve të njëjtën mundësi për arsimim.

Këtë nuk e kemi detyrim kushtetues dhe për këtë ne e kemi bërë betimin të gjithë bashkë. Neni 18 i Kushtetutës thotë: “Të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe askush nuk mund të diskriminohet për shkak të gjendjes ekonomike”.

Prandaj ky ligj vendos segregacionin, zhduk shanset e barabarta për shkollim, si një e drejtë universale, dhe rikthen luftën e klasave, e njëjta mendësi si e etërve diktatorë, asnjë meritë.

Nëse nuk je i pasur, nuk shkollohesh. Por ka një rrugëdalje, të marrësh kredi dhe të hysh në borxh, t’i ngjash Edi Ramës. Ndryshimi është se 1 miliard dollarët që ky ka marrë borxh për 2 vjet, i paguajnë shqiptarët, ndërsa borxhin e panevojshëm, që ky ua detyron të rinjve për të paguar shtrenjtë shkollën e lartë, do ta paguani ju vetë, të dashur të rinj dhe studentë, kur të hyni në punë.

Në punë nuk hyhet se je i shkolluar, por puna fitohet me teserë partie dhe atëherë, përveç këstit të kredisë së shkollës, do të paguani edhe kuotizacionin e anëtarësisë së partisë, sepse kështu e ka vendosur në mbledhjen e fundit plenumi i partisë. Ky është skenari më optimist për të rinjtë e Shqipërisë.

Ligji është antikushtetues edhe sepse përmbyset garancia kushtetuese e nenit 57, që garanton antoniminë universitare dhe liritë akademike. Është dramatike sesi ky Kryeministër, i diplomuar si mësues vizatimi, merr nën kontroll tempujt e dijes dhe të vendosë për gjithçka në jetën universitare, duke kthyer në farsë borde dhe senate.

Kryeministri, ky mësues i vizatimit, i do të gjitha edhe kur nuk i duhen, edhe kur nuk i kupton. I do, sepse me atë blen pushtet duke pushtruar të ditur dhe duke paguar klientët e pushtetit të lincensuar për shpërndarje diplomash universitare, por jo për dije. Ne duhet ta ndalojmë këtë rrezik që është kombëtar. Ligji është antieuropian. Mësuesi i vizatimit, i cili me 1 milion vota u punësua Kryeministër, reciton në medien e huaj dhe mendon se ëndrra jonë është Europa, kjo është e vetmja herë që nuk gënjen.

LEXO EDHE:  Kryemadhi e vendosur: Rama s’ka shanse të dalë i pari në zgjedhje!

Por ai ka vetëm fjalë të bukura, siç thoshte miku i tij i ndjerë, Ardian Klosi: “Edi Rama është ai që di më pak nga ne, por ai i tregon bukur”. Ligji për arsimin është antieuropian, pasi ky ligj jo vetëm që nuk pasqyron një sërë dokumentesh bazë të rëndësishme të Bashkimit Europian, por nuk i përafrohet në model asnjë sistemi të vendeve anëtare të këtij komuniteti.

Ky ligj bën të kundërtën, sepse Kryeministri, mësues vizatimi, i cili përbetohet për Europën, ka rrëzuar parimet dhe standardet themelore europiane dhe i ka rrëzuar jo pa qëllim. Nëpërmjet këtij ligji qeveria vendos të sakrifikojë dijen, të cilën duhet ta garantojë njësoj për të gjithë, si për të pasurit, edhe për të varfrit, si për 5%-shin, ashtu dhe për 95%-shin, apo 1 milion të papunët e fushatës se Rilindjes.

Këta janë harruar, sepse tani gjithçka shitet dhe blihet. Pothuajse të gjithë janë të gatshëm për pazar! Fatkeqësia është që pazari bëhet me paratë publike të shqiptarëve.

Prandaj ky ligj është klientelist dhe korruptiv, sepse paratë që shqiptaret paguajnë për buxhetin e shtetit që të arsimojnë fëmijët në shkolla publike me një tarifë të arsyeshme, do të shkojnë për universitetet private, që zotëria i quan publike, indipendente. A ka arsye? Asnjë. Thjesht sepse kështu do Edi Rama me Ilir Metën. Do t’u japin miliona euro në vit nga buxheti i shtetit disa pronareve universitetesh të licencuar për shpërndarje diplomash dhe të vetëlicencuar për lajkatim të kryeministrit, në çdo formë që atij i duhet. Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Refuzojeni këtë ligj.

1 milion të papunët dhe ata që mbeten nuk kanë 1 mijë euro, apo 2 mijë euro në vit për të paguar tarifën e regjistrimit në shkollë publike.

Refuzojeni këtë ligj, sepse 1 milion të papunët dhe ata që mbeten nuk kanë 3 ose 4 mijë euro në vit për të paguar masterin. Dhe përsëri po flas për universitetet publike. Në këtë tarifë nuk përfshihen librat, transporti, ushqimi, fjetja.

Refuzojeni ketë ligj, sepse ky është ligji që u thotë të rinjve: “Ikni në eksod! Ky vend nuk bëhet”. Sepse ky Kryeministër i paditur ka zgjedhur të bëjë tregti milionere diplomash, duke sakrifikuar dijen dhe bashkë me të edhe të ardhmen.

Është tragjike se si pas 100 vjetësh Gjergj Fishta është kaq aktual, kur tregon me një mjeshtëri të rrallë episodin e një tregtie të çuditshme, shumë të ngjashme me këtë për të cilën po flasim.

Shënkolli – thotë-me urdhër të Zotit, del nëpër botë me një barkë ngarkuar me mend. Kush donte t’i shtonte ato që kishte, mund të blinte edhe do të tjerë. Më në fund rruga e qiti shenjtin në Shëngjin. Në të njëjtën kohë del në ketë port edhe Djalli, që vinte nga Franca me një barkë ngarkuar me shkarpa për t’i shitur.

Se ç’ndodh me blerësit shqiptarë, At Gjergj Fishta e shkruan në vargje: “Ranë shqiptarët at-her n’kuvend, E me folun rend-e rend, (Shka ndër ne nuk mbahet mend… E pleqnuen se për ketë vend Duhen shkarpa e jo mend. E prandaj kta banë tobën, E ma tepër vunë gjobën Për me u la me desh e që, Mend Shenkollit mos me i ble. Mandje çuenë n’Sh’Njin ke djalli: Për m’e pvetë sa i bante malli. Edhe Djalli-dreq i vjetër, Që tue dashtë nuk ishte tjetër Veç m’e lanë atë mall n’Shqypni, U la shkarpat veresi” Në fakt, si besimtar në Zot, Gjergj Fishta e bën edhe Djallin të mëshirshëm për shqiptarët. Por ai nuk mund të parashikonte që pas 100 vjetësh Djalli do të bëhej kryeministër apo kryetar parlamenti i pamëshirshëm, që po duan tëu shesin shkarpat shqiptarëve.

Madje po duan me ua shit shtrenjtë! Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, me shkollë dhe pa shkollë, me shkollën e dijes ose me shkollën e burgut, mos dënoni kaq rëndë të ardhmen e Shqipërisë! Mos e shisni atë për shkarpat e Edi Ramës dhe të Ilir Metës! Të nderuar qytetarë, Nëse ky ligj kalon, kjo është një nga arsyet që ky regjim meriton të përmbyset. Mos kini frikë nga kjo fjalë ju, qeveritarë! Kini frikë nga heshtja e shqiptarëve që nuk do ta blini dhe për shumë gjatë!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë/ Gjendet i pajetë në përrua një person në Devoll

Publikuar

-

Nga

Tronditet Tirana/ Gjendet i pajetë një trup, dyshimet e para

Gjendet një person i pajetë në një përrua në Devoll.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se vitkima është emigrant i paligjshëm.

Vijonn…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Banorët e bllokuar prej një jave nga dëbora/ Përmeti akuza Bashkisë Korçë: Po bëni një krim

Publikuar

-

Nga

Banorët e bllokuar prej një jave nga dëbora/ Përmeti akuza Bashkisë Korçë: Po bëni një krim

Situata e rëndë që është krijuar në disa zona si pasojë e motit të keq ka sjellë edhe bllokimin e banorëve.

Deputeti Andi Përmeti duke iu referuar disa kronikave televizive, shprehet se 200 banorë në fshatin Panarit kanë mbetur të izoluar prej më shumë se një jave nga dëbora, ndërsa akuzon Bashkinë Korçë se nuk ka marrë asnjë masë për jetën e këtyre banorëve.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Përmeti shprehet se mos-hapja e rrugës nga ana e institucioneve përkatëse përbën një krim, duke shtuar se bashkia ka buxhetin më të madh në Shqipëri dhe nuk po arrin të sigurojë as minimumin për komunitetin e saj.

“Papergjegjshmeria e nje bashkie fasadash.

Gazetaret Xhensil Shkëmbi  (Euronews Albania) dhe Artin Halili  (A2CNN) na paraqiten situaten e renduar te banoreve te Panaritit. Rreth 200 banore te 40 familjeve jane te bllokuar prej me shume se nje jave nga debora ndersa bashkia Korce nuk merr asnje mase per hapjen e rruges.

Nuk perben ndonje cudi tendenca e bashkise Korce per te mos kryer asnje pune neqoftese nuk behet fjale per ndonje fasade te bukur qe mund ta shes shtrenjte mediatikisht, por ne kete rast moshapja e rruges dhe lenia ne meshire te fatit te 200 banore te Panaritit perben nje krim te mirefillte qe mund te sjell pasoja te renda. Ne kete rast behet fjale per jete njerezish, ne nje kohe te veshtire pandemie, 200 banore jane te bllokuar, ne nevoje ilacesh, ne nevoje mjekimi dhe mbase ne rast fatkeq ne nevoje urgjence mjekesore. A mban njeri pergjegjesi per rastet e mesiperme?

LEXO EDHE:  Qytetarja “përplaset” me Ramën për rrugët/ Nuk po shpenzojmë për daulle elektorale!

LEXO EDHE:  “Braktisja e Parlamentit dhe zgjedhjeve vendore dobësuan opozitën”/ Deputeti i PS: Reforma në drejtësi ka avancuar

Keqardhje e madhe sesi nje nga bashkite me buxhetin me te madh ne Shqiperi nuk siguron minimumin per banoret e saj.

E bukura eshte e bukur por jeta e njeriut duhet te jete prioritet mbi prioritetet.

P.S.: Nje falenderim per gazetaret e sipercituar, te cilen ecen 5 ore ne kembe per te na njohur me nje te vertete trishtuese”, shkruan Përmeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shuhet dekani i Akademisë së Forcave të Armatosura/ Xhaçka mesazh prekës

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta dekani i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Akademinë e Forcave të Armatosura, Agim Sulaj.

Lajmin e ka dhënë ish-ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka përmes një postimi në rrjetet sociale. Xhaçka shkruan se Sulaj me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm.

“Trishtim e dhimbje pas lajmit për largimin nga jeta të profesor Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vjetër dhe më të vlerësuar të Akademisë së Forcave të Armatosura. Pata nderin të punoj me të, për një prej projekteve që ai kishte aq shumë përzemër: akreditimin e AFA si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë në vend. Mirënjohje e nderim për pedagogun, që me shumë përkushtim kontribuoi në përgatitjen e brezave të tërë ushtarakësh dhe punoi më shumë profesionalizëm, për atë që Akademia e Forcave të Armatosura është sot. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve e kolegëve!
#FaleminderitPërShërbimin”, shkruan Xhaçka./CNA.al

LEXO TE PLOTE