LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kujdes! Akull dhe ngrica ne rruge, akset ku nuk kalohet pa zinxhire

5 Janar 2019, 05:15, Aktualitet CNA
Kujdes! Akull dhe ngrica ne rruge, akset ku nuk kalohet pa zinxhire

Në të paktën 6 akse rrugore nuk do të lejohet kalimi pa zinxhir gjatë natës për shkak të rrezikshmërisë nga ngricat dhe dëbora. Ulja e temperaturave dhe rifillimi i reshjeve të dëborës sidomos në rajonin e Korçës dhe zonën e Llogarasë pritet të rrisë vështirësitë në akset kombëtare që lidhin këto zona.

Autoriteti i Rrugëve njoftoi në mbrëmje se në segmentet Qafë Thanë-Kapshticë, Boboshticë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë dhe Llogara-Himarë nuk do të lejohet asnjë mjet të qarkullojë pa zinxhirë nga ora 22 deri në orën 6 të mëngjesit të së shtunës pasi ngricat  dhe reshjet e borës priten të shtohen.

Në Llogara janë angazhuar 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. ARRSH thotë se drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t?i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit.

Më herët gjatë ditës probleme pati edhe  në segmentin Ura e Cerenecit ? Stëblevë dhe Lunik-Stëblevë, ku po është rekomanduar përdorimi i zinxhirëve. Të premten reshjet e dëborës përfshinë edhe jugperëndimin e vendit dhe rajonet bregdetare. Shqipëria është e mbërthyer prej dy ditësh nga një i ftohtë polar që ka kulmuar me temperatura deri në minus 13 gradë në zonat malore. Më të prekura janë qarqet e Kukësit, Dibrës, Korçës, Vlorës e Gjirokastrës. I ftohti ekstrem do të vijojë deri të dielën, ku temperaturat pritet të pësojnë sërish rritje…

Lajmet e fundit nga