LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kokrra në gjoks? 5 arsye pse krijohen, që NUK lidhen me kancerin

5 Janar 2019, 20:15, Aktualitet CNA
Kokrra në gjoks? 5 arsye pse krijohen, që NUK lidhen me kancerin

Prekja e një gunge në gjoks mund t?ju frikësojë pafund. Por ka një numër arsyesh jo-kanceroze pse mund të krijohen këto gunga. ?Nuk ka të bëjë vetëm me kancerin e gjirit?, thotë ekspertja Sherry Ross. Këtu gjeni 5 arsye pse ato krijohen:

1.Keni gjinj të fortë

Gjinjtë janë një kombinim i indeve yndyrore dhe indeve lidhëse. Gratë me gjinj më të dendur (më të fortë) kanë më shumë inde lidhëse dhe më pak inde yndyrore. Dy të tretat e grave para menopauzës dhe një e katërta e femrave pas menopauzës kanë inde të dendura të gjirit. Në një mamografi tradicionale, kjo mund të jetë shumë e vështirë për t?u treguar duke lënë mjekët të dyshojnë për kancer, por një kthim pas në kohë sesi kanë qenë gjinjtë tuaj në të 20 a 30-at do t?ju bënin të kuptonit këto gunga.

2.Keni tumor jo kanceroz

Fibroadenomat janë tumore të ngurta, beninje (jo kanceroze) të gjirit që shfaqen më shpesh tek vajzat adoleshente dhe femrat nën moshën 30 vjeç. Mund ta përshkruani fibroadenomën si një masë e ngurtë, e kufizuar mirë dhe e butë në prekje. Është një formacion në gjoks që mund të ndihet lehtësisht poshtë lëkurës, por që zakonisht nuk sjell dhimbje. Fibroadenomat ndryshojnë në madhësi dhe mund të zmadhohen ose tkurren vetvetiu.

3.Cistet

Ndryshimet në indet e gjirit të shkaktuara nga cistet janë të zakonshme dhe nuk paralajmërojnë asgjë të keqe. Ndryshimet e gjirit fibriocistik prekin rreth 60 për qind të grave, pra është më e zakonshme nga se mendoni. Cistet janë të rrumbullakëta, të lëvizshme, të mbushura me lëng. Për fat të mirë, ato mund te zhduken duke kufizuar kafeinën dhe nikotinën.

4.Mpiksje gjaku

Edhe pse e rrallë, në gji mund të formohet një kokërr si pasojë e sëmundjes Mondori si rezultat i një tromboflebiti sipërfaqësor (pra, koagulimi i gjakut në venat nën lëkurë).

5.Cikli menstrual

Ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual ose edhe shtatzënisë mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të gjoksit. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, është normale të ndjesh gunga dhe gjatë ciklit menstrual në sajë të lëngjeve shtesë në gjoks për shkak të hormoneve.

Lajmet e fundit nga