LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haberet e Mitros/ Ali Pasha në Muzeun e Janinës

5 Janar 2019, 18:38, Aktualitet CNA
Haberet e Mitros/ Ali Pasha në Muzeun e Janinës

Nga Mitro Çela

Java e fundit e nëntorit 2018. Familjarisht në Janinë. Për dy sebepe. Së pari. Ezmerka donte të  bënte ?zbor? në dyqanet e  IKEA.

Së dyti. Vizitë në muzeun e Ali Pashes.

Hipëm e zbritëm në traget. Ishulli në mes të liqenit të Janinës. Ecëm në një rrugicë. Anash dyqane për turistë. Kafene. Restorante. Peshq, ngjala, gafore. Te gjalla-dmth të freskëta- për në tigan. Në krye të rrugicës një portë. Brenda saj dy ?shtëpiza?. Njera dy katëshe. Tjetra një kat.

-Nga jeni,- pyeti ciceronia.-…Nga Shqipëria?…E kemi edhe në shqip broshurën për Ali Pashanë.

Ndërsa Ezmerka bënte pagesën, i hodha një sy broshurës. E kishte shkruar Fotis Rapakousis. Po autori, kishte hapur ?qesen? për ndërtimin e muzeut.

Sikur te shkëputim një paragraf nga faqja e shtatë  e broshurës:

?…Ali Pasha ishte …Bonoparti muhamedan, diktator, vezir,luan, tigër,mit, mbret, i drejtë, gjakatar, përparimtar, bisha më romantike e historisë…

Qeverisi  për 32 vjet (1788 -1822) një shtet të madh që përfshinte: Epirin, Shqipërinë, Maqedoninë, Peloponezin, Thesalinë etj.?

Ngjitëm një palë shkallë. Futemi në dy -tre oda. Shpta. Jataganë. Servise argjendi për gatim dhe ushqim. Mbretërore. Veshje të kohës. Shkëlqejnë fustanellat.

Çibuku i famshëm i Aliut-1.62 metra i gjatë. Pikturë në vaj e Kel Kodhelit (1900).

Pkturë në vaj e shqiptarit Agim Sudaj( 1989)

Piktura e famëshme: ?Ali Pashai me kokën në preherin e Vasiliqisë.?

Ajo ishte nga Filiati (Çamëri). Në vitin 1805, babai i saj u zu rob nga Ali Pasha. Vajza mbriti në Janinë. Pa Ali Pashën. I ra në gjunjë. Me lot në sy ju lut për babanë.

Aliu u mallëngjye dhe u dashurua. Liroi babanë. Mbajti vajzën në harrem. Ajo ishte 16 vjeçe.

Pas 11 vjetëve u martuan. Ai ishte 75 vjeç. Ajo 27. Dasma u bë në vitin 1816.

Koka e prerë e Ali Pashës mbriti në Stamboll. Vasiliqia e ?shoqeroi? e arrestuar. U lirua. Pastaj u internua. Përsëri u lirua. Vdiq nga dizentaria në vitin 1834.

I thashë Ezmerkës:

-Kush sheh muzeun, kupton madhështinë e Ali Pashë Tepelenës. Vlen sa për lexuar një duzinë me libra…

Një oborr tipik prej fshati. Sofat. Pus. Lule. Bar. Pjergulla. Ballëperballë muzeumi numër dy. Tek hyrja  ishin vendosur ky panflet.

Frosina (1773-1801) ishte bashkeshortja e tregtarit të Venedikut Dimitri Vasiliou dhe nëna e dy femijëve: Vasilikia dhe Aleksandra. Ali Pasha e denoi me vdekje e mbyti se bashku me 17 gra te reja ne liqenin e Janines. Frosina pagoi me jetën, bukurinë dhe dashurinë e ndaluar.

E lexojë Ezmerka. Rrudhi buzët. Nuk foli sepse u fut brenda. Llahtar. Skena ferri. Një varkë. Brenda saj një zonjë -Frosina-Pas saj xhelati. Në qafë të gruas një litar. Në fund të litarit lidhur një gur. Zonja me 16 gra përfunduan në fund të liqenit.

-Liqeni nuk i mbajti në ?bark? gratë,-foli ciceronja.-I nxorri në breg. Thonë se xhelati u çmënd.

-Ali Pashai paska qënë katil. -Tha Ezmerka, me lotë në sy. E urrej!

Dolëm jashtë. U ulëm për të pirë kafe turke. Kur u largua efekti i makthit, i thashë Ezmerkës:

-Mendoj se Frosina, ka marrë në qafë veten, 16 gratë dhe femijët. Pa thënë që burrin e la kallogjer-pa grua.-

-Mos e mbro Pashanë. Humba çdo respekt.

-Dëgjomë. Pastaj gjykomë. E zëmë se Pashai e ftoi në harrem. Mendoj që zonjës nuk do i binte radha për të fjetur dhe bërë seks me Pashanë.  Së pari. Harremi kishte 300 femra. Së dyti,kur ndodhi tragjedia, Pashai ishte 62 vjeç. Kandari i lodhur. Ende nuk kidhte lindur Murati ( shqiptari që zbuloi viagrën dhe rrëmbeu Çmimin Nobël).

-Fantazi bajate,-tha Ezmerka dhe përsëri u përlot.-

U kthyem në hotel. Rrëmbeva broshurën. E ndarë në tre pjesë. 1. Ali Pashai. 2. Vasiliqia. 3. Frosina. E nisa leximin nga fundi.

Frosina ishte bijë e Mitropilitit të Janinës. Ishte e bukur. E turpëshme dhe shumë e kulturuar. Jetonte në shtëpi. Rrallë dilte në qytet. Një ditë shkojë për vizitë tek një familje. Aty u njoh dhe u dashurua me shikimin e parë me Muhtar Pashën, djalin e Ali Pashës. Ai ishte 32 vjeç. Ajo 28 pranvera.

U dashuruan si të marrë. Puthje, shtërgime, seks me lepurin në bark.

Por djali ishte i martuar me Pashunë. Vajza e Pashait të Beratit dhe Vlorës. Martesa ishte bërë me marreveshje ushtarake dhe ekonomike.

Një ditë Pashuja pa në gishtin e Fristinës, unazën e saj të martesës. Burri ja kishte falur të dashurës?!

Pashuja u tërbua nga xhelozia. Në mëri e sipër u ankua tek Ali Pasha:

-Pasha! Burri im dhe djali juaj më tradhëton. zgjidh! O mua, o Frosina! Ndryshe do kthehem në shtëpinë e babait.

Pashai ra në të thella. Nuk donte të humbiste një aleat, me ?nishane?.

Aliu nxorri një dekret:? Urdhëroj:

1.Arrestimin e Frosinës dhe 16 grave.

-Lexoje broshurën,-i thashë Ezmerkës.- Më duket sikur Frosina, e ka ?dredhur pak bishtin?!?

-Pse?!

-Ke dëgjuar për dredhinë greke? Zanafillën e ka në Trojë. Me Odisenë. Ai ndërtoi  një kalë prej druri. Me dredhi e futi brenda mureve te qytetit. Në bark të kalit futi ushtarë…Dhe pushtoi Trojën…

-Ku  e lidh Kalin e Trojës me Frosinën?

-Duke lexuar broshurën. Ali Pasha ishte famshëm. Por kishte një cen për grekët: ishte shqiptar nga Tepelena. Mendo moj Ezmerkë: Një shqiptar Bonopart! Një shqiptar-legjendë. Mit. Duhej groposur miti. Dhe dëgjo dinakërinë.

-Frosinën kisha e shpalli ?Martire? Historia frymëzoi shumë këngëtarë dhe piktorë. U bë një legjendë; një mit grek për të harruar mitin e Ali Pashë shqiptarit. Dinakëria greke triunfoi. Me ketë filozofi, mendoj, është ngritur edhe muzeu në ishullin e liqenit të Janinës?!

-Janë harruar bëmat e Ali Pashës?!

-Ndoshta në Greqi. Por nuk mbulohet dielli me shoshë. Ali Pashë Tepelena është pjesë e historisë dhe kulturës evropiane.

Lajmet e fundit nga