Connect with Us

Fotot/ Ngricat i japin pamje magjike liqenit të  Pogradecit

Aktualitet

Fotot/ Ngricat i japin pamje magjike liqenit të  Pogradecit

Publikuar

-

Qyteti i Pogradecit është një nga vendet më të bukura në Shqipëri, ku liqeni i jep një pamje të mrekullueshme dhe shumë relaksuese.

Relaksi dhe qetësia që të jep ky liqen e bën qytetin e Pogradecit një nga vendet më të vizituara dhe më të preferuara nga të gjithë.

Shumë persona zgjedhin që të kalojnë disa pushime në këtë qytet edhe gjatë dimrit, pasi ngricat dhe dëbora e bëjnë akoma më magjike pamjen që të  ofron liqeni, duke dhënë një spektakël të vërtetë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrau ish-gruan/ Meta: E gjeta Sabrinën duke folur me të dashurin

Publikuar

-

Nga

Elton Meta ka shkruar një letër nga ambientet e paraburgimit, ku rrëfen vrasjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bengaj.

Metaj pretendon se ditën e vrasjes kur ka shkuar në shtëpinë e Sabrinës, e ka gjetur ish-gruan duke folur me një person tjetër në “Skype”. Ai shkruan se ndihet fajtor për aktin e vrasjes, por që rrethanat në të cilat e ka kryer krimin duhen shpjeguar.

“Ish-bashkëshortja më tha që babi ka marrë vesh dhe do të të zhdukë dhe me mua nuk do takohesh sepse unë kam një të dashur tjetër. Të cilin e kam pasur që kur ishim të martuar dhe ai me 10 të tjerë po të ndjek dhe të q** robt ty dhe familjes tënde.

Kjo sjellje e ish-bashkëshortes më habiti pasi kishim lënë të ribashkoheshim dhe do vazhdonim jetën pasi duheshim dhe nuk kishim asnjë konflikt. Pas kësaj ish-vjehrri më shkruan dhe në messenger duke më lënë takim në Patos në një karburant në hyrje në tij duke më thënë hajde do të zhduk.

Ndërkohë duke parë kushtet e një gjendje emocionale të rënduar kam shkuar te vendi ku kisha fshehur armën, e mora dhe shkova te shtëpia e ish-vjehrrit.



LEXO EDHE:  FOTOT-Kylie Jenner kthehet në bjonde/ Por sytë e fansave mbetën në një vend tjetër

LEXO EDHE:  Pamje të llahtarshme nga Vjena/ Qendra e qytetit e mbuluar në gjak

Pasi hyra në banesë, ish-bashkëshortja po fliste në “Skype” me të dashurin dhe në momentin që më pa mbylla telefonin dhe ndërkohë vjen edhe kunata e cila filloi të qeshte. Pasi kuptova iu bë qejfi që unë e kapa ish bashkëshorten me të dashurin e saj. Ndërkohë ajo më kërkoi të dilnim në oborr duke më thënë se nuk kam më punë me ty. Ndërkohë në atë moment s’kisha asnjë dëshirë për ta ekzekutuar sepse konfliktin e kisha me babain, i cili është shkaktar i kësaj tragjedie.

Shkrepa armën që më doli nga kontrolli dhe mësova se Sabrina kishte ndërruar jetë. Për sa më sipër jam fajtor për aktin, por dua të sqarohen të gjithë se çfarë kam deklaruar. Unë kam shkrepur armën, por vrasjen e ka bërë babai i saj”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla ironizon opozitën/ “Trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Opozita vijon të kërkojë ndërprejen e seancës për të mbledhur grupin parlamentar të PD. Ata nuk kanë pranuar që seanca të vijojë pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

U mblodhëm dhe në rregullore mbledhja është 60 minuta, sa i përket zhvillimit se kur e nisim dhe kur e përfundojmë është punë e grupit tonë. Dilni nga salla dhe ne të vijojmë mbledhjen”, është shprehur Oriola Pampuri.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u kujtoi deputetëve të opozitës rregulloren duke thënë se sipas nenit 52, të drejtën e ndërprerjes së seancës e ka vetëm kryeparlamentarja.

LEXO EDHE:  Foto/ Dubai nga lart është një mrekulli

LEXO EDHE:  Foto sa një mijë fjalë!/ Veprat më mahnitëse të arkitekturës në botë



Duke ironizuar opozitën, Balla kërkoi nga Nikolla që të bëhen trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit.

Neni 52 i jep jep të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtueses. Kur 7×7 bëjnë 42 mund a thuash kështu… Nuk shkruhet asgjëkundi që mbledhjet e grupeve parlmentare zhvillohen në këtë sallë…E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit. Mos e lexoni mbrapsht, marrja peng nuk është e sanksionuar në rregullore”, shprehet Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj i rrëmben fjalën Ahmetaj dhe ‘ngulet’ në foltore/ Ndërpritet sërish seanca

Publikuar

-

Nga

Ka degjeneruar në debate të forta, situata në Parlament.

Teksa Nikolla i ka dhënë fjalën zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alibeaj është ngritur për të folur duke protestuar se është radha e tij.

Ndërkaq Garda ka bllokuar foltoren. Pas debateve, dhe tërheqjes së Ahmetaj, Alibeaj ka marrë fjalën duke bllokuar foltoren dhe mos respektuar minutazhin e tij.

LEXO EDHE:  Genta Ismajli bën një ndryshim të madh në pamjen e saj

LEXO EDHE:  Aktorja e famshme publikon pamjet ku lëndon veten/“2 vite kam abuzuar”

“Të paktën respekto rregulloren. Cfarë debati patëm dje në konferëncë.



Patëm durimin të dëgjojmë brocuklla nga mëngjesi në darkë.

Ne kemi gjithë dëshirën për të vendosur regulla në këtë Kuvend”, tha Alibeja.

Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pasi kërkoi nga Alibeja disa herë lirimin e foltores, ka njoftuar ndërprejn e seancës sërish./CNA.al

LEXO TE PLOTE