LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokohet Gramshi/ Bora arrin deri në dy metra

5 Janar 2019, 15:59, Aktualitet CNA
Bllokohet Gramshi/ Bora arrin deri në dy metra

Stuhitë e mëdha të  dëborës kanë bllokuar disa nga fshatrat e Gramshit, duke bërë që Bashkia të nxjerrë në terren grupin e emergjencave.

Mësohet se trashësia e dëborës ka arritur nga një në deri në dy metra, duke e bërë të pamundur lëvizjen në fshatrat Rovje dhe Grabove.

Në këto fshatra janë dërguar dy traktorë dhë borëpastruese për të hapur rrugët, ndërsa specialistët e emergjencës që ndodhen në terren këshillojnë që në këto akse kalimi i automjeteve të bëhet me zhinxhirë dhe drejtuesit e mjeteve të mos udhëtojnë vetëm gjatë natës.

Aktualisht të gjitha akset rrugore në fshatrat e Gramshit janë bërë të kalueshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga