Connect with Us

Basha uron 28-vjetorin e RD/ Sot më shumë se kurrë​ duhet një media që thotë të vërtetën

Aktualitet

Basha uron 28-vjetorin e RD/ Sot më shumë se kurrë​ duhet një media që thotë të vërtetën

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha uron 28 vjetorin e themelimit të Rilindjes Demokratike, gazetës së parë të lirë pas rënie së diktaturës komuniste.

Në fjalën e tij, ndërsa vlerësoi rolin e gazetës së parë opozitare në këto vite tranzicion, Basha theksoi se sot më shumë se kurrë​ shqiptarëve u duhet një media që thotë të vërtetën.

“Si sot 28 vite më parë lindi bashkë me shtypin e lirë Rilindja Demokratike. E para media opozitare në Shqipëri pas 45 vitesh diktaturë erdhi në jetë bashkë me pluralizmin politik dhe me lirinë e shprehjes. Në betejë prej ditës së parë me gënjeshtrat, manipulimin dhe propagandën komuniste, RD arriti brenda një kohe të shkurtër të kthehej në manualin e ideve të demokracisë, të pluralizmit dhe europianizmit. Kësisoj ajo ishte edhe fidanishtja e brezit të parë të gazetarëve dhe analistëve të medias dhe të fjalës së lirë.

Bashkëndaj sot me mijëra qytetarë mirënjohjen e thellë për të gjithë gazetarët dhe drejtuesit e RD-së në vite, që me kurajo, mençuri dhe vendosmëri kontribuan për lindjen dhe rritjen e RD duke triumfuar mbi presionet, kërcënimet dhe shantazhet.”-tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së u shpreh se me kontributet e saj për lirinë Rilindja Demokratike ka përherë një vend të veçantë në historinë e medias dhe të demokracisë shqiptare.

Gjithashtu ai falenderoi edhe kryeredaktin e RD, Bledi Kasmi si dhe gazetarët. “Një falenderim të veçantë kam për Bledi Kasmin dhe gazetarët e bashkëpunëtorët e sotëm të Rilindjes Demokratike të cilët vazhdojnë çdo ditë betejën për të vërtetën, në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Rilindja Demokratike është sot një nga të paktat media të lira në Shqipëri që lufton për interesin publik. Urimi im është që të vazhdojë të mbetet përherë e tillë.”-u shpreh Basha.

LEXO EDHE:  Vettingu i politikanëve/ Basha ultimatum Ruçit

Po ashtu, kreu i PD-së u shpreh se sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve.

“Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për media që i shërben të vërtetës, mirëinformimit dhe vetëdijësimit të njerëzve. Vetëm qytetarët e mirëinformuar mund të ruajnë lirinë, demokracinë dhe të vetqeverisen. Mosbesimi, helmi i dyshimit që krimb çdo shpresë për ndryshim është investimi më i rëndë i regjimit aktual, që të vazhdojë të sundojë, të grabisë dhe të përçajë shqiptarët.

Shqiptarët kanë nevojë të besojnë tek vetja, tek njëri-tjetri, tek ndryshimi dhe tek e ardhmja. Ndaj këtë ditëlindje të medias së lirë, ju uroj gazetarëve dhe njerëzve të fjalës, kurajo, besim dhe vendosmëri në përmbushjen e misionit të shenjtë për një Shqipëri europiane të lirisë, dinjitetit dhe demokracisë! Gëzuar!”-përfundoi fjalën e tij, Lulzim Basha./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Masat anti-Covid/ Njihuni me rregullat e udhëtimit për në Angli

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Ambasada Britanike ka përditësuar rregullat e udhëtimit për në Mbretërinë e Bashkuar do të ndryshojnë duke filluar nga ora 04.00 e ditës së martë 30 nëntor.

Të gjithë personat që hyjnë në Britani, përfshirë ata nga Shqipëria, do të duhet të kryejnë një test PCR atë ditë ose përpara ditës së dytë dhe të izolohen derisa të marrin një rezultat negativ.



 Çfarë duhet të bëni nëse mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të 30 nëntorit

LEXO EDHE:  “Të pushkatuar pa gjyq”/ Patozi: “Ndjesa e Berishës e pasinqertë dhe e vonuar”

LEXO EDHE:  “Greqia ka në xhep firmën e Bashës”/ Spahiu nxjerr foton: Firmosi faljen e 12 miljeve në detin Jon

Nëse jeni plotësisht i vaksinuar dhe mbërrini në Angli pas orës 4 të mëngjesit të së martës 30 nëntor, ju:

  • duhet të izolohen
  • bëni një test PCR përpara fundit të ditës 2 pas mbërritjes (testet e rrjedhës anësore nuk do të pranohen)
  • mund të largohet nga vetëizolimi nëse rezultati i testit PCR është negativ/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jeni bërë turp i botës me Lul pisin”/ Demokratët ngrejnë dyshimet për lidhjen e Bashës me laboratorin e drogës në Xibrakë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD-së, Enkelejd Albieaj, ka postuar në rrjete sociale urimin e deputetit socialist Bujar Çela, me foton e ish diktatorit Enver Hoxha, për ditën e pavarësisë.

Alibeaj, krenohet se i ka kthyer përgjigjen e merituar dhe më pas e hedh në rrjete sociale.

“Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore ky akt”, është përgjigjja e Alibeajt.

Mirëpo për demokratët, edhe Alibeaj është njësoj si deputeti socialist.

Dhjetra komente kanë vërshuar në postimin e Alibeajt nga demokratët, të cilët i kujtojnë atij, se deputeti në fjalë dhe kolegë e tij, janë në pushtet prej tyre.

Jeni bërë turpi i botës me gjithë Lul pisin…Kush do ta dekomunistizojë ju edhe Lulzim Basha që po mbani në parlament ca mbetje të komunizmit dhe që mbani në pushtet Edi Ramën”, shkruajnë demokratët.

LEXO EDHE:  ‘Janë çetë pa din dhe pa iman!’/ Rama sulmon PD nga Kolonja: Ç’borxh u kanë njerëzit!

LEXO EDHE:  Festa e Verës dhe Gështenjave në Pogradec bashkon turistë nga e gjithë bota



Reagimi i demokratëve nuk ndalet më kaq. Ata vijojnë më tej duke e personifikuar Bashën me Enverin.

Ata heqin paralale mes Bashës dhe nipit të Enverit, që disa kohë më parë u kap me laborator droge.

“Një pyetje kam për ty z. Alibeaj. Çfarë lidhje kanë nipi i Enverit ai që kishte laborator droge me Lulin e PD-së? ..Lideri demokrat e ka mendjet me ngjy flokët por kokën e ka bosh…me këta do të bëni bashkëqeverisje”, shkruajnë më tej demokratët.

Më poshtë po sjellim reagimet që demokratëve, me të cilat fundosin deputetin e Bashës, Enkelejd Alibeaj dhe njëherësh vërtetojn se janë pro 11 Dhjetorit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Zyrtarisht në dimër/ Zbuloni surprizat që rezervon moti gjatë kësaj jave

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Sipas MeteoAlb, vendi ynë gjatë kësaj jave do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin rreshje shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë por në vijim pritet që të kemi prezente edhe rreshjet e dëborës.

Në një pjesë të mirë të zonës malore temperaturat e ajrit gjatë kësaj jave do të pësojnë ulje të ndjeshme duke bërë që në zonat malore të zbresin edhe në – 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumi nuk pritet të shkojë më shumë se 17 gradë Celsius.

LEXO EDHE:  “Rama gënjeu sërish”/ PD: Ja faktet sesi ndryshimet e njëanshme kushtetuese zhbëjnë marrëveshjen e 5 Qershorit

LEXO EDHE:  Vettingu i politikanëve/ Basha ultimatum Ruçit



Po ashtu parametri i erës pritet që të jetë probematik këtë javë duke bërë që në det të hapur të shkojë në shpejtësi deri në 100 km/orë./CNA.al

LEXO TE PLOTE