LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ana e errët e Hënës: Muzika, mitet dhe alienët

5 Janar 2019, 09:10, Aktualitet CNA
Ana e errët e Hënës: Muzika, mitet dhe alienët

Siç mund ta keni dëgjua vërdallë, një robot kinez është dërguar në Hënë për të eksploruar anën më të largët të saj, ose siç ndryshe quhet, ana e errët e Hënës. ?Chang?e-4? do të inspektojë të gjithë sipërfaqen e saj dhe do të ndërmarrë disa eksperimente gjeologjike. Kina planifikon që të vazhdojë me këtë mision hapsinor por edhe me të tjerë që do të ndjekin këtë, në mënyrë që të sjellë shkëmbinj hënor në tokë për të kryer studime të avancuaa laboratorike.

Por nuk janë vetëm shkencëtarët e hapsirës që janë të interesuar, madje të mrekulluar nga ?fytyra e fshehur? e Hënës.  Muzikantë, prodhuesit e filmave dhe sigurisht, krijuesit e teorive të konspiracionit gjithmonë janë frymëzuar nga pamja e sekrete dhe e fshehur e satelitit tonë që e shohim çdo mbrëmje mbi qiell.

?Nuk ka një anë të errët të Hënës. Në fakt është e gjitha e errët.?  Për të gjithë fansat e muzikës rrok, kjo frazë i kujton menjëherë konceptin e albumit të grupit Pink Floyd, i cili debutoi në vitin 1973. Shkencërisht kjo është e gabuar, pasi ana më e largët e Hënës nuk është e errët, ne nuk mund ta shohim nga Toka sepse Hëna rrotullohet rreth planetit tonë në të njejtën kohë që rrotullohet dhe rreth vetes. Por në të vërtetë ajo ndriçohet nga dielli në të gjithë sipërfaqen e saj. Megithatë pak shance ka që Pink Floyd i referohen kësaj dukurie në albumin e tyre, pasi ?Ana e errët e Hënës? është përdorur si një metaforë në këngë për të përshkruar sëmundjet mendore. Dhe jo pa shkas, pasi sateliti ynë për mijëra vjet është menduar që ndikon në evente të ndryshme dhe në natyrën e njerëzve, e keni parasysh me ndryshimin që i bën baticave dhe zbaticave.

?Kështjella në Hënë?. Ka pasur gjithnë një farë misteri që rrethon anën e fshehur të Hënës, vetëm mendimi që është aty duke u rrotulluar rreth Tokës por në të njejtën kohë është dhe e paarritshme. Dhe ky fakt është bërë bazë për krijimin e disa teorive të konspiracionit përgjatë viteve. Fillimisht pretendohej se austronautët kishin parë një bazë hënore sekrete në këtë pjesë, të ngjashme me një lloj kështjelle. Dhe më vonë thuhej se alienë ndodheshin atje, pikërisht në sipërfaqen e Hënës. Nasa, sigurisht i ka hedhur poshtë këto teori. Megjithatë është e mundur që gjatë ?Luftës së Ftohtë?, SHBA-të dhe Rusia mund ta kenë përdorur këtë pjesë të Hënës për eksplorimet e tyre hapsinore, si për të treguar kush kishte forcën më të madhe kozmike. Madje ka pasur dhe fjalë që panifikohej një shpërthim nuklear në anën e errët të Hënës por që fatmirësisht nuk u provua dhe as nuk ndodhi kurrë.

?Alienë që të hanë shpirtin?? Shkrimatrët dhe prodhuesit e filmave janë frymëzuar nga ana e largët e Hënës gjithashtu, megjithatë asnjëherë nuk ja kanë dalë të krijojnë diçka aq të famshme sa albumi i Pink Floyd. Një film i vitit 1990 i titulluar ?Ana e Errët e Hënës? tregon historinë e një grupi astronautësh që zbulojnë atje një bazë të braktisur. Më pas ata zbulojnë që është vendodhja e disa alienëve që ushqehen me shpirtin e njerëzve. Ka një vlerësim prej 2.6 pikësh në Rotten Tomatoes kështu që e merrni me mend vetë çfarë filmi është. Ndërkohë nga një kërkim i thjeshtë mund të shohësh që janë mbi 200 libra që mbajnë titullin ?Ana e errët e Hënës?.

Pra, çfarëdo që do të na tregojë roboti ?Chang?e-4? për formacionet shkëmbore dhe krateret në Hënë, është pak por e sigurtë që fytyra e fshehur e Hënës dhe gjithçka që gjendet aty do vazhdojë të frymëzoje, madje do të nxisë imagjinatët e mendjeve krijuese këtu në Tokë.

Lajmet e fundit nga