Connect with Us

Aksidenti i prefektit të Korçës/ Policia fshehu dhe manipuloi ngjarjen

Aktualitet

Aksidenti i prefektit të Korçës/ Policia fshehu dhe manipuloi ngjarjen

Publikuar

-

Një aksident ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Vlocisht të Korçës, në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku janë përfshirë tre automjete, mes të cilave edhe automjeti tip Hundai Tucson i prefektit të Korçës, Dhori Spirollari.

Aksidentin në fjalë, CNA.al e ka vërtetuar edhe me video.

Burime nga vendngjarja i thanë gazetarëve të CNA.al se prefekti ka qënë në gjendje të dehur dhe shkak i aksidentit është bërë fakti se automjetet kanë qënë pa zinxhirë dhe pa goma dimri.

Ndërkohë mësohet se policia nuk e ka raportuar ngjarjen, pasi është quajtur një rast vetëm me dëme materiale, por ajo që ka ndodhur, sipas vetë personave të përfshirë në aksident është fakti se është fajësuar një nga tre mjetet, i cili ka qënë me targa greke.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Mbi 20 policë bashkiakë terrorizojnë Kombinatin, të moshuarit i bie të fikët nga dhuna

Pra, faji është hedhur mbi një emigrant, ndërkohë që vetë mjeti i prefketit ka rrëshkitur dhe siç duket edhe në foton dhe videon e sjellë nga CNA.al ka qënë pa zinxhirë dhe pa goma dimri.

Megjithëse prefekti është edhe kreu i Emergjencave Civile për këtë qark dhe është njëriu i cili duhet të drejtojë gjithë operacionin për të pasur një situatë normale në rrugët e qarkut të Korçës.

Në fakt ai që ju bën thirrje qytetarëve për të vendosur zinxhirët qarkullon vetë pa zinxhirë. Më pas shkaktohet një aksident dhe ngjarja fshihet e manipulohet nga policia./ CNA.al

Video+foto-Aksidentohet prefekti i Korçës/ Ishte i dehur   

Moti i keq/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Sitauata nga Covid-19/ Kosovë, një viktimë dhe shtatë raste të reja

Publikuar

-

Nga

Autoritetet shëndetësore në Kosovë njoftuan se të dielën (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se bazuar në 2.117 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe shtatë persona.

Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.

LEXO EDHE:  Ecte me shpejtësi skëterrë/ Makina merr përpara dy fëmijë

LEXO EDHE:  “Asnjë nuk është shoqëruar si gazetar në detyrë”/ Policia sqarim për situatën kaotike te Teatri

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se javën e ardhshme do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.

Në Kosovë, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 ka nisur në fund të marsit. REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Pa filtra dhe montazhe”/ Erla Mëhilli “mbërthen” ndjekësit me programin më të ri

Publikuar

-

Nga

“Pa filtra dhe montazhe”/ Erla Mëhilli “mbërthen” ndjekësit me programin më të ri

Ekspertja e Kominikimit Erla Mëhilli ka bërë me dije se nga nesër starton emisioni “Raw Politics”. Ne do të mund ta shohim Mëhillin në ekranin e Euronews Albania çdo të hënë dhe të enjte. Në një postim në rrjetet sociale Mehilli është shprehur se në program do të diskutohet rreth politikës pa filtra, barriera apo montazhe, por ashtu siç ndodh.

Nesër në 21:00 do të takohemi në ekranin e @euronews_albania. Do të jem para jush çdo të hënë e të enjte me programin tim “Raw Politics” që është dhe pikënisja ime në një udhëtim të ri profesional! Do të diskutojmë politikën, por jo vetëm dhe siç e thotë edhe titulli, pa barriera, filtra dhe montazhe, por bruto ashtu siç ndodh. Ju pres të më ndiqni”, ka shkruar Mëhilli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam krenar që e ndeza garën”/ Kadilli: Demokratët i’u përgjigjen detyrimit për të votuar

Publikuar

-

Nga

“Jam krenar që e ndeza garën”/ Kadilli: Demokratët i’u përgjigjen detyrimit për të votuar

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në një prononcim për CNA.al, Kadilli u shpreh se pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë goxha e madhe der më tani, dhe kjo vjen si rezultat i garës.

“Deri më tani pjesëmarrja është shumë e madhe dhe kjo vjen si rezultat i  garës. Këtu nuk dua me marr lavdërime, por kam meritën time, sepse unë  e hapa këtë garë. Fakti që kemi qenë prezent në territor dhe në media, ka bërë që demokratët ti përgjigjen detyrimit për të votuar për kryetarin e tyre.

Në disa degë nga informacionet që kam deri më tani, pjesëmarrja ka shkuar dhe mbi 60%.

Para katër vitesh pjesëmarrja ishte tjetër gjë, shumë më e vogël. Pavarësisht se në numra kanë dalë rezultate të tjera.

Pra gara e ka sensibilizuar pjesëmarrjen dhe jam krenar që jam ai që e ndeza garën dhe që e solla PD tek gara”, u shpreh Kadilli.

LEXO EDHE:  Implikimi i policisë në trafikun e drogës/Haki Çako nxjerr shifrat: Sa evidentuam

LEXO EDHE:  Implikimi i policisë në trafikun e drogës/Haki Çako nxjerr shifrat: Sa evidentuam

Sa i përket parregullsive, Kadilli tha se ka probleme dhe shqetësime të vogla, por për ktë duhet pritur raporti përfundimtarë.

“Rezultati do shihet në fund. Sa i përket parregullsive do shprehem vetëm kur të kem raportin e vëzhguesve të mi”, përfundoi Kadilli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE