LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shokon Kryemadhi/ Vlerëson regjimin e diktaturës?

4 Janar 2019, 11:06, Aktualitet CNA
Shokon Kryemadhi/ Vlerëson regjimin e diktaturës?

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka nisur një bashkëbisedim me gjimnazistët sot për problemet e tyre në shkolla.

Kryemadhi vlerësoi protestën e studentëve si dhe kujtoi vitet ?90 kur gjimnazistët iu bashkuan lëvizjes studentore.

Por më tej, Kryemadhi vlerësoi arsimin në kohën e diktaturës, për të cilin tha se ishtë me cilësor se në ditët e sotme.

?Ajo që të bën përshtypje, është se si studentët, që janë ngritur për tetë kërkesat e tyre ekonomike, janë edhe gjimnazistët. Në vitet e diktaturës, arsimi shqiptar ka qënë në nivele më të larta se sa është sot. Dhe kjo u duk kur ata shkuan në studime jashtë shtetit dhe dolën me rezultatet ekselente.?-u shpreh Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI propozoi që të hartohet një rezolutë e gjimanizistëve ku të kërkohet një reformim i sistemit arsimor.

?Sot, në këtë takim, të strukturave drejtuese të gjimnazeve të Tiranës, është e rëndësishme të hartohet një rezolutë e gjimanizistëve ku të kërkohet një reformim i sistemit arsimor, që bëhet më angazhim të qeverisë dhe bashkëpunim kombëtar.”-deklaroi Kryemadhi?.

Lajmet e fundit nga