LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Intervista e Ermal Mamaqit me Edi Ramën/ Gazetari ka një mesazh të rëndësishëm

4 Janar 2019, 07:47, Aktualitet CNA
Intervista e Ermal Mamaqit me Edi Ramën/ Gazetari ka një mesazh

Gazetari Bledian Koka ka reaguar në lidhje me sulmet që ditët e fundit janë bërë në drejtim të moderatorit Ermal Mamaqi, per intervisten me Edi Ramen.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, gazetari Koka i cilëson si histeri kolektive sulmet ndaj Mamaqit, që e kanë kaluar cakun dhe që duhet të marrin fund.

Sipas gazetarit Koka, kjo është bërë si historia e gomarit dhe samarit.

?Viti i Ri…
Histeria kolektive ndaj Ermal Mamaqit per intervisten me Edi Ramen, mendoj realisht se e kaluar cakun dhe si i tille duhet te marre fund.

Ermal Mamaqi nuk eshte as Lulzim Basha qe shkoi e beri 2 vjet me pare koalicion me Edi Ramen, e as Monika Kryemadhi qe qendroi bashke me me t’shoqin ne parti plot 4 vjet ne nje çanak me te ftuarin e nje nate te Ermalit.

Ja keto drama me pasoja te renda i harrojme kollaj ne. Keto menxyra politike bejme sikur nuk kane ndodhur dhe me pas i turremi Xingut te Ermalit me shpresen se po bejme Royal Flush ne diskursin tone publik me teorine e gomarit dhe samarit.?-shkruan gazetari Koka.

Më tej, Bledian Koka ka edhe një mesazh të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë, ndërsa thekson se zgjedhjet janë afër dhe qëndrimin e tyre mund ta tregojnë me votë.

?Pse kjo qenka? Pse keshtu do e ndertojme ne diferencen mes nesh dhe atyre qe po e qelbin kete vend. Me fal po cfare u dashka te beje Ermali qe ne ti themi “aaaa kshu po, tani je si ne”, kur Edi Rama eshte razi me dale edhe ne vrimen e tualetit tone, boll qe ta kemi parasysh.

Ermal Mamaqi ka nje emision ne te cilen fton dhe trajton njelloj si Linda Morinen (per te cilen me besoni nuk kam as me te voglin percmim) ashtu edhe Edi Ramen. Te dy ne menyrat e tyre nuk e kane per gajle qe te dalin para publikut si njera me cifteli ashtu edhe tjetri tespi.

Ermali nuk ka firmosur kontrate publike se do te servirte para nesh ne emisionin e tij “standardin”. Edhe sepse, fundja Edi dhe Linda (jo Rama) jane “standardi” me i eperm muzikor e politik qe kemi.

Njeren e degjojne, tjetrin e votojne. Ku qendron problemi ketu? Ne fund e paska fajin Ermali?!… A nuk duket pak si driteshkurtesi ne fund te dites dhe ne fillim te vitit?!… Prandaj eshte mire qe te qetesohemi pak e te marrim fryme thelle. Zgjedhjet lokale dhe ato te parakoheshme ne Qershor jane, aty tregojeni veten mos i bini ne qafe Ermalit.
p.s…Gezuar e per shume vjet arsyen :)?-përfundon postimin e tij gazetari Bledian Koka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga