Connect with Us

Të gjithë kundër Lulit, të gjithë me Bashën

Aktualitet

Të gjithë kundër Lulit, të gjithë me Bashën

Publikuar

-

Në Partinë Demokratike kryetari i saj Lulizim Basha, duket të jetë në një situatë mjaft të vështirë dhe, më shumë se mbështetës realë, ka ngelur nën rrethin e një grushti servilësh, duke u shkëputur nga bashkëpunëtorët dhe strukturat e PD-së.

Faktet janë të shumta dhe fillojnë që me rizgjedhjen e tij ku nga 100 mijë antarë që pretendon Basha nuk votuan as 15 mijë në të gjithë vendin. Fakt që tregon një ndarje të tij me bazën e PD-së dhe mosbesim të thellë për drejtimin e tij.

Por pas kësaj zgjedhje vjen riorganizimi i PD-së, ku në 90% të degëve u rikonfirmuan kryetarët në detyrë me gara formale, pa zgjedhje në bazë, emërime drejtuesish seksionesh e grupseksionesh. Një formalizëm që tregon se Basha sërish ka reaguar më mospjesëmarrje.

Më pas, erdhi kuvendi i deklaruar me gati 7 mijë delegatë, ku morën pjesë dhe votuan vetëm 1700 vetë faktikisht.

Të gjitha rezultatet e mësipërme u manipuluan dhe u shpallën ndryshe nga e vërteta, por Lulzim Basha e di se çfarë ndodh dhe e njeh mirë situatën megjithëse e fsheh nga publiku.

Pas fakteve që vijnë nga baza janë edhe kundërshtitë që Basha ka në qendër. Janë disa grupime apo rryma brenda PD-së, të cilat në fakt të gjitha janë futur në përplasje më njëra-tjetrën, por edhe në kundërshti me vetë Bashën.

Një grup që sillen si të degeluarit dhe të mbështeturit nga Sali Berisha, si Edi Paloka, Belind Këlliçi, Arben Ristani, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe disa të tjerë punojnë në krah të Bashës, por janë të zhgënjyerit dhe në takime konfidenciale kritikë dhe kundërshtarë të fortë të mënyrës sesi Basha drejton PD-në. E shohin si kryetar vetëm sepse nuk ka një rival tjetër të mbështetur nga Berisha.

Brenda tyre ka nga ata që nuk u vendosën apo nuk u zgjodhën deputetë nga Basha, të cilët së bashku me disa sekretarë të tjerë u afruan dhe ishin pro kundërshtive ndaj Bashës, por qëndruan pas tij me disa pazare dhe sërish me argumentin se s’ka alternative tjetër. Këtu shtohet Enno Bozdo, Fatbardh Kadili dhe shumë të tjerë që shpresuan tek Luli deri ditën që si vuri më në lista.

LEXO EDHE:  Grida Duma deklaratë të fortë/ Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen

Ekziston dhe një grup i tretë si Grida Duma dhe Ervin Salianji, në zyrën e qoshës së tyre, e ndonjë tjetër periferik, që në fakt komandat i marrin nga zyrat e Kunatit dhe Gruaja e Lulzim Bashës. Ata janë linja pro Lulit dhe përplasen me çdo grupim tjetër në PD sa herë e do nevoja. Aktualisht kanë filluar sulmin me komandë ndaj Arben Ristanit, që nuk e duan me sekretar të përgjithshëm. Shpesh përdoren si kamikazë për teza të ndryshe, që më pas argumentohen në publik nga analistët e Lulit si Alfred Lela, Artan Hoxha e ndonjë tjetër.

Por edhe këta kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre dhe sulmet ndaj Bashës në momente të caktuara. Pas daljes së video skandalit Salianji G.D., sulmi i tyre ndaj Bashës ishte frontal, por gjithçka më pas e zbuti dosja Babale që megjithëse PD-së ju kthye kundër, u përpoq që të dilte duke përdorur skenarë, të cilët vështirë se mund të shpëtojnë deputetin e skandalit erotik.

Nga të gjithë këta, që kush më afër e kush më larg Lulit të gjithë e kanë sulmuar, sharë dhe akuzuar, duke thënë në grup një të vërtetë që e dëgjon kudo në PD, “Luli është i paaftë”, “Luli komandohet nga familja”, “Luli shkatërroi PD-në”, këta i kanë thënë dhe i thonë, por jo publikisht. Rëndomë i dëgjon në tavolina e takime konfidenciale që të thonë edhe që Luli është një Lolo.

Në fund të gjithë këtyre që duken kundër është dhe ndonjë tjetër që thotë vetëm po po dhe nuk i duhet askujt më në atë parti. Këta janë pak a shumë si profile servilash dhe sekti i kërmijve në PD, që simbol ka Edmond Spahon. Por këta janë pa peshë në tallavanë, që është muzika kryesore e Lulzim dhe partisë së tij në këto kohë.

Të gjithë janë kundër të gjithëve, e të gjithë bëjnë sikur janë pro tij, Luli tallet, i gënjen dhe i përdor, ata tallen e gënjejnë dhe thejsht mbajnë ca karrige. Republika e re po shfaqet çdo ditë e më shumë me të vërtetat e saj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Aksidenti i sotëm në Vlorë, si pasojë e të cilit u shua një familje prej katër anëtarësh, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, në lidhje me sigurinë rrugore në vendin tonë.

Mes personave që kanë reaguar, është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili tregon edhe një ndodhi personale.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se mbrëmë rreth mesnatës ka ndeshur të paktën 10 makina, me shpejtësi skëterrë në rrugët e Tiranës, dhe askush nuk i ndalonte.

Sipas tij, shumica janë nga këta “lacat” apo çunat e baballarëve me makina super të shtrenjta, që në çdo moment mund të shkaktojnë aksidente.

Gjithashtu, ai shkruan se për shkak të këtyre “lacave” që nuk i ndalon askush, në Shqipëri mund të vdesësh në çdo moment, sado i kujdesshëm të jesh.

Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre.

Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?

Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, ka ardhur një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në 30 qershor u bënë votime moniste dhe sipas tij shqiptarëve shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

LEXO EDHE:  Enno Bozdo shqyen PD-në e Durrësit

LEXO EDHE:  Basha akuza të forta PS-së/ Kanë trashëguar “kultin e krimit”

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bie nga kati i tretë i banesës/ Ndërron jetë 58-vjeçari  

Publikuar

-

Nga

I shpërthen granata duke punuar tokën/ Plagoset 39 vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lushnje, ku një 58-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, ku jetonte.

Sipas uniformave blu ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35, në lagjen “Loni Dhamo”, Lushnjë, ndërsa viktima është shtetasi A. T., 58 vjeç.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE