Spektakël në Angli/ Manchester City mposht Liverpoolin dhe i afrohet kreut – CNA
Connect with us

Uncategorized

Spektakël në Angli/ Manchester City mposht Liverpoolin dhe i afrohet kreut

Publikuar

-

Mancester City fitoi supersfidën e javës së 21-të në Premier League, duke mposhtur me shifrat 2-1 Liverpoolin, e duke i shkaktuar kështu humbjen e parë sezonale ekipit të Klopp.

Pjesa e parë nuk pati shumë raste, por u zhbllokua vetëm në minutën e 40-të, pas një goditje mjaft të fortë dhe preçize të Kun Agueros nga brenda zonës, i cili nuk i la asnjë mundësi porterit Alisson.

Më herët, në minutën e 18-të, Liverpooli pati një rast të artë, por shtylla ndali Sadio Manen, ndërsa në vazhdimin e aksionit, pas një ngatërrese mes Stones dhe portierit Ederson, City për pak sa nuk shkaktoi autogol, por vetë mbrojtësi largoi topin, edhe pse për pak milimetra do quhej gol, pasi topi nuk e kishte kaluar të gjithë vijën fatale.

Në të dytën, një pakujdesi në mbrojtjen e vendasve nga mbrojtësi Danilo, bëri që Firmino të dilte i vetëm me portën e boshatisur, pas asistimit të Robertson, dhe braziliani barazoi përkohësisht shifrat.

Gjithsesi, ishte Leroy Sane, i cili me një të majtë nga hyrja e zonës, kaloi sërish Cityn në avantazh në minutën e 72-të. Deri në fund nuk pati më gola, dhe Mancester City mori një fitore shpresë dhënëse për titullin, teksa shkon në vendin e dytë me 50 pikë, ndërkohë që diferenca me Liverpoolin kryesues shkon në vetëm 4 pikë.

Uncategorized

Si funksionon Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë?

Publikuar

-

By

Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë

Zyra e Prokurorisë së Specializuar të Republikës së Kosovës e zhvendosur në Hagë nisi intervistimet. Si funksionon kjo strukturë dhe cilat janë kushtet për ngritjen e akuzave?

Java e dytë e janarit 2019 mund të ishte edhe një javë e zakonshme për stafin e Zyrës së Prokurorisë së Specializuar, të Republikës së Kosovës të zhvendosur në Hagë, sikur media të panumërta nga Kosova të mos kishin zënë rrugën Saturnstraat në qytetin bregdetar të Holandës. Në ndërtesën numër 9 të kësaj rruge disa nga rreth 60 hetuesit e kësaj prokurorie intervistuan dy ish-komandantë të UÇK-së, Rustem Mustafën dhe Sami Lushtakun. Ftesat e tyre të bëra publike nga mbrojtja sollën edhe kamerat e mediave.

“Njerëzit intervistohen çdo ditë. Kjo është puna e prokurorisë” thotë zëdhënësi i kësaj zyre Christopher Bennet në një intervistë për Deutche Welle-n. Ai më tej shpjegon, se ai nuk mund as të konfirmojë nëse e pyesin, se kush intervistohet, pasi ata janë të detyruar të mbrojnë identitetin e personave të intervistuar. Ish- gazetari nga terreni i luftërave ballkanike, tani zyrtar gjyqësor, thotë, se personeli në këtë zyrë është shtuar me 60 profesionistë të hetuesisë.

Numri i hetuesve deri në 75

Ky numër sipas Bennet do të vazhdojë të rritet deri në kapacitetin e vet të plotë prej 75 personave. Hetuesit e speciales në mandatin e tyre duhet të punojnë vetëm mbi krimet e lidhura me raportin e Dick Marty-t , ku në mes të tjerave thuhet se “krimet e forcave serbe janë dokumentuar, denoncuar dhe gjykuar për aq sa është e mundur”. Ai vazhdoi të shpjegojë se prokuroria kosovare ka qenë bashkëpunuese me ta. Benet refuzon t’i përgjigjet pyetjes se a do të ketë bashkëpunim në drejtimin e kundërt, nëse një nga hetuesit e speciales identifikon një krim që nuk lidhet me raportin e Dick Marty-t a do t’i dorëzohet kjo prokurorisë kosovare? “Është pyetje shumë hipotetike”, thotë ai.

Christopher Bennet, zëdhënës i Gjykatës Speciale për Kosovën

Britaniku me shtetësi sllovene që tani punon për institucionet gjyqësore kosovare, shpjegon se prokurori kryesor Allan Tiger është duke punuar në përpilimin e aktakuzave. Ai tregon se Tiger ka punuar për Tribunalin për Ish-Jugosllavinë në aktakuzat për Mladiçin dhe MiIlosheviçin.

Pesë kushte për ngritjen e aktakuzave

Sipas zyrës së prokurorisë aktakuzat do të ngrihen atëherë kur ato të plotësojnë këto kushte: dëshmitë të jenë të pranueshme për gjykatën speciale; dëshmitë do të jenë në dispozicion në kohën e gjykimit; dëshmitë do të jenë të mjaftueshme të provojnë, përtej dyshimit të arsyeshëm, çdo krim të secilit person të akuzuar; se rasti do t’i mbijetojë një mbrojtjeje inteligjente dhe të informuar mirë; se rasti do të rezultojë në dënime që do të kalojnë apelin.

Deri tash ky ekip dhe shumë hetues të tjerë që kanë punuar në rastet e paraqitura në raportin e Dick Marty-t nga viti 2011 kanë dështuar, që të plotësojnë kushtet edhe për një aktakuzë të vetme, prandaj ky trup i ndërkombëtarizuar i gjyqësisë kosovare ende mbetet pa dhënë ndonjë rezultat të dukshëm për publikun.

Një ekip prej 170 personash dhe 44 milionë euro në vit

Në qytetin e Hagës përveç prokurorëve dhe hetuesve është edhe një numër i madh njerëzish, që punojnë në kuadër të gjykatës, regjistrit dhe këshilltarëve të mbrojtjes dhe viktimave. Regjistri bën përkrahjen administrative të gjykatës dhe prokurorisë. Në këtë pjesë punojnë mbi 100 persona që së bashku me prokurorinë arrijnë numrin prej 170 të punësuarve ndërkombëtarë, të cilët paguhen nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja dhe përkrahen me donacione shtesë nga Norvegjia, Turqia dhe Zvicra.

Buxheti dy vjeçar i këtij misioni është 86 milionë Euro që është i barabartë me përafërsisht buxhetin tetë vjeçar të Prokurorisë së Kosovës, e cila është nën lupën ndërkombëtare dhe duhet të ketë rezultate në luftimin e korrupsionit në Kosovë.

Angela Griep, një gjermane me përvojë pune në institucionet e BE-së në Kosovë dhe një njohëse e mirë e rajonit, punon si udhëheqëse e sektorit me media dhe komunikim. Ajo gjatë më shumë se një viti pune në këtë institucion udhëton rregullisht në Kosovë, ku punon me një numër të OJQ-ve që të shpjegoj punën e gjykatës. Ajo krenohet me raportin e parë dhe faqen e gjykatës në internet ku shpjegohet puna e deritashme. Një nga punët e saj është edhe anketa me qytetarët e Kosovës rreth këtij institucioni. Ajo deklaroi disa nga rezultatet në bisedë me Deutsche Welle-n.

Gjykatën shqiptarët e përkrahin më shumë se serbët

Angela Griep, drejtuese e seksionit për informimin dhe marrëdhëniet me publikun pranë Gjykatës Speciale për Kosovën

Sipas kësaj ankete të realizuar në periudhën maj-qershor 2018, 61 për qind të qytetarëve e  përkrahin deri diku punën e Gjykatës Speciale të Kosovës. Shumica e tyre janë shqiptarë, ndërsa në mesin e serbëve përkrahja është vetëm 26 për qind. Në mesin e atyre që nuk e përkrahin gjykatën, 35 për qind besojnë se gjykata do të japë vendime të njëanshme, 25 për qind nuk e përkrahin, pasi mendojnë se gjykata nuk do t’i dënojë të gjithë kriminelët dhe 24 për qind nuk e përkrahin, pasi besojnë që kjo është një lojë e ndërkombëtarëve. Në përgjithësi anketa tregon një mosbesim të serbëve në këtë institucion,  të cilët nuk presin rezultate nga procesi. Vetëm 2 për qind e serbëve beson, se procesi do të ketë një rezultat legjitim, krahasuar me 51 për qind të shqiptarëve që kanë këtë mendim.

Një gjë që është ngritur si problematike edhe gjatë procesit të Tribunalit për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi është mbrojtja e dëshmitarëve. Vetëm 2 për qind e serbëve mendojnë, se kjo do të bëhet mirë. Për këtë Griep tregon se tashmë gjykata ka ndërmarrë hapat në këtë drejtim, por ajo heziton të japë detaje për shkak të ndjeshmërisë së procesit. Griep shpërndan fletëpalosjen, ku shpjegohet se mbrojtja e dëshmitarit do të bëhet edhe me “ndërprerje të transmetimit dhe fshehje të plotë e dëshmive nga publiku”.

Puna e deritashme

Prokuroria nuk ka arritur që të ngrejë asnjë akuzë, përkundër rreth 700 mijë faqe material të ,mbledhur nga UNMIK-u, EULEX-i, prokuroria e Kosovës, Dick Marty e shumë aktorë të tjerë. Mirëpo siç edhe shprehet Bennet, puna vazhdon dhe intervista bëhen tërë kohën. Në pjesën e gjykatës janë përcaktuar rregullat e procedurës dhe është punuar në komunikim me publikun si dhe “organizim të sigurisë dhe përkrahjen e aktiviteteve gjyqësore, duke ofruar shërbime të gjykatës përkthime, mbrojtje të dëshmitarëve, pjesëmarrje të viktimave, shërbime të arrestit si dhe të bashkëpunimit gjyqësor”. Në këtë gjykatë unike në botë është përcaktuar edhe Ombudspersoni, i cili do të merret me ankesat e shkeljeve të të drejtave të të akuzuarve, viktimave apo kujtdo që ka punë me institucionin./DW

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

Dorëzimi i Balilit, jehonë në mediat e huaja/ Lidhje me kartelat në Amerikën Latine

Publikuar

-

By

Një spektakël e ka cilësuar dorëzimin e Klement Balilit media prestigjoze zvicerane Der Bund, një nga gazetat më të vjetra në këtë vend e themeluar në vitin 1850 në gjuhën gjermane dhe që botohet në Bernë.

Kjo e përditshme është ndalur te akuzat që rëndojnë mbi Balilin dhe tek lidhjet e tij me politikën në vendin tonë, ndërsa shton se ai dyshohet të ketë lidhje me kartelat e drogës që operojnë në Amerikën Latine.

Më poshtë është dhe artikulli i plotë i gazetës, siguruar dhe përshtatur në shqip nga Fax Neës.

“Ajo që ndodhi këtë javë në fshatin jugor të Stjarit ishte një film i madh. Disa banorë morën  telefonat e tyre celularë për të filmuar një ngjarje gjoja historike për ta. Në rrugë qëndronte një foristradë ngjyrë argjendi, rreth tij nervozisht lëviznin disa burra – më së shumti me rroba sportive.

Klement Balili mori një vend teatral në vend të pasagjerit. Kjo i dha fund arratisjes thuajse trevjeçare të baronit shqiptar të drogës. Në mediat shqiptare, 48-vjeçari quhet edhe “Pablo Escobar i Ballkanit”. Kjo mund të jetë pak e tepruar  por Balili nuk është peshk i vogël. Ai konsiderohet si një nga organizatorët më të rëndësishëm të trafikut të drogës nga Shqipëria në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Ai arriti njohjen ndërkombëtare në 2016, kur autoritetet greke kapën gati 700 kilogram kanabis në bashkëpunim me Europol dhe agjencinë amerikane të drogës DEA në ishullin e Zakynthos, por Balili  e mohon këtë.

Mediat zbuluan se ai kishte lidhje të ngushta me politikanët më të lartë në vend, madje ishte bërë dhe nënpunës shteti kur në Sarande drejtoi transportin. Këtu, mbreti i kanabisit ka investuar kryesisht në infrastrukturën e turizmit. Klani Balili ndërtoi Santa Quaranta, një hotel luksoz ku disa politikanë morën pjesë në ceremoninë e hapjes së Santa Quaranta, mes tyre Arben Ahmetaj, deri tani Ministri i Financave dhe Ilir Meta, Presidenti aktual.

Thuhet se policia shqiptare u përpoq 14 herë për të kapur të kërkuarin. Më kot. Ambasada e SHBA në Tiranë dhe Bashkimi Evropian kishte dyshime të mëdha në lidhje me vendosmërinë e autoriteteve për të shtypur bandat e drogës. Balili me sa duket kishte mbeshtetjen e nje rrjeti informatoresh  në pothuajse të gjitha institucionet shtetërore.

Në rajonin e tij, ai pëlqente rolin e Robin Hoodit modern. Ai u dha traktorë fermerëve, ua paguan sigurimet spitalore, mundësoi karrierat politike. Perandoria e tij e biznesit ka te punësuar disa qindra njerëz. Tani ai është në fund pas hekurave.

Presioni nga Brukseli dhe Uashingtoni mbi qeverinë në Tiranë kohët e fundit u rritën. Me këtë akt kryeministri Edi Rama shpreson se BE do të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor. Vendi i vogël ballkanik  është bërë ndoshta furnizuesi më i madh i marihuanës në Evropë në vitet e fundit. Balili thuhet se është marrë me kartelat e kokainës në Amerikën Latine.

Qeveria socialiste në Tiranë është goditur dhe urgjentisht ka nevojë për sukses. Për disa javë, studentët kanë protestuar kundër taksave të larta të shkollimit dhe kushteve katastrofike në konvikte. Përsëri dhe përsëri paraqiten akuza për korrupsion. Për disa javë, ish gjenerali i ushtrisë Sandër Lleshaj drejton Ministrinë e Brendshme. Dhe ky premton  vendosmëri kundër karteleve të drogës. Një hap i parë është marrë: Klement Balili iu paraqit gjykates një ditë më parë”, thuhet në arikullin e medias zviceriane./ CNA.al

E zbulon media gjermane/ Balili kishte informatorë në hetuesi

LEXO TE PLOTE

Uncategorized

E vërteta e shkollimit/ Taulant Balla  nxjerr mashtrues Blushin

Publikuar

-

By

Ben Blushi, drejtori ekzekutiv i Top Chanel vijoi sulmin për inate personale ndaj deputetit të PS-së Taulant Balla.

CNA.al e kishte njoftuar këtë sulm. Në mungese te ndonjë akuz ndaj Taulant Ballës, Ben Blushi përdori  disa shpifje që lidhen me studimet e Ballës në Rumani.

Në vijim të zbardhjes të të vërtetës të “fakteve” të Blushit. CNA.al i kërkoi zotit Balla një kopje të dokumentacionit të tij të cilën ai na e vuri në dispozicion.

Gjithashtu, nga qendra anti-plagjiturë në Ministrinë e Arsimit të Rumanisë konfirmohet se doktoratura e z.Balla meriton vlerësimin e marrë.

Më poshtë po japim të gjithë dokumentacionin e disponuar nga CNA.al

https://www.cna.al/2018/12/07/pas-vrasjes-se-fatmir-xhafajt-ben-blushi-pergatit-sulmin-ndaj-balles-e-rucit/

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

presidenti i shba, donald trump presidenti i shba, donald trump
Aktualitet16:26 - 21 Janar, 2019

Zgjedhjet e 2020 / Zbulohet kush do përballet me Trump

Demokratët amerikanë kanë bërë publike se cila do jetë kandidatura e tyre për zgjedhjet presidenciale 2020. Senatorja amerikane, Kamala Harris...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet15:14 - 21 Janar, 2019

Protesta e dhunshme në Athinë/ Plagosen dhjetra vetë

Protesta e dhunshme që u zhvillua ditën e djeshme në Athinë ka përfundura me dhjetëra të plagosur. Mediat e huaja...

Aktualitet12:25 - 21 Janar, 2019

Familja Jashari akuza Thaçit/ Serbia dhe Greqia ju pagoi për propagandë

Murat Jashari, vëllai i Ismetit – komandant “Kumanovës”, në vazhdimin e pyetjeve për Hashim Thaçi thotë se, ky ka krijuar...

Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova Ish-presidenti i Kosoves, Ibrahim Rugova
Aktualitet10:27 - 21 Janar, 2019

13-vjetori i vdekjes së Rugovës/ Kosova nderon ish-presidentin

Sot shënohet 13-vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Në nderim të ish-presidentit, në Kosovë do të mbahen homazhe në varrin e tij...

Aktualitet10:19 - 21 Janar, 2019

Ish-këshilltari i Ramës kundër taksës ndaj Serbisë/ Pezullimi është i domosdoshëm

Analisti politik Shkëlzen Maliqi, ish-këshilltari i kryeministrit Rama, ka thënë se është e domosdoshme që të pezullohet taksa 100% e...

Aktualitet09:55 - 21 Janar, 2019

 “Kamerat”/ Mitro Çela rrëfen historinë e padëgjuar

 Nga Mitro Çela * Teknologjia ka ecur përpara. Në shumë dyer ka kamera. Por çdo e mirë e ka një...

protesta para parlamentit grek protesta para parlamentit grek
Aktualitet14:01 - 20 Janar, 2019

“Marrëveshja e Prespës”/ Greqia përfshihet në protestë masive

Me mijëra qytetarë grekë janë duke protestuar përpara Parlamentit në Athinë. Kjo protestë është iniciuar nga “Marrëveshja e Prespës”. Me...

el chapo dashnore grua el chapo dashnore grua
Aktualitet11:43 - 20 Janar, 2019

“Kishim marrëdhënie miks”, gruaja e lordit të drogës dëgjon rrëfimin e dashnores në sallën e gjyqit

Që gruaja dhe dashnorja të përballen në gjykatë, duket si një skenë filmash apo telenovelash, por në rastin e lordit...

zjarrr ne nje resort turistik zjarrr ne nje resort turistik
Aktualitet10:11 - 20 Janar, 2019

Merr flakë resorti turistik/ Ndërrojnë jetë dy persona plagosen disa të tjerë

Një zjarr i madh ka rënë në një resort skish në Courchevel, në Alpet e Francës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se...

presidenti i shba donald trump presidenti i shba donald trump
Aktualitet09:18 - 20 Janar, 2019

Dy vite Donald Trump/ Dy vite shokim për miqtë e SHBA

Më 20 Janar Donald Trump mbush dy vite në postin e presidentit – Në dy vitet e mandatit ai ka...

presidenti serb aleksander vucic presidenti serb aleksander vucic
Aktualitet09:09 - 20 Janar, 2019

“Vuçiç largohu”/ Protesta masive në Beograd

Me mijëra qytetarë serbë protestuan në rrugët e Beogradit kundër sundimit autokratik të presidentit të tyre Aleksandër Vuçiç. Kjo protestë...

vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni vendosja e gjuhes shqipe ne maqedoni
Aktualitet19:25 - 19 Janar, 2019

Vendosja e gjuhës shqipe/ Sfidat e institucioneve të Maqedonisë

Hyrja në fuqi e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë u mundëson një komunikim të zgjeruar me...

protesta per mbrojtjen e teatrit protesta per mbrojtjen e teatrit
Aktualitet19:04 - 19 Janar, 2019

Protesta e Teatrit/ Ambientalisti thirrje për bashkim

Ambientalisti Sazan Guri ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme te portesta që zhvillohet për mbrojtjen e Teatrit. Ai u ka...

presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un presidenti i shba donald trump, udheheqesi i korese se veriut kim jong un
Aktualitet17:19 - 19 Janar, 2019

Çarmatimi bërthamor/ Trump takohet me Kim Jong Un

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohen do të takohen...

mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe mbytet gomonia me emigrante ne detin mesdhe
Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Tragjike/ Mbytet gomonia me 117 emigrantë

Një tragjedi tjetër ka ndodhur në Detin Mesdhe. Një gomone me rreth 117 emigrantë është mbytur dhe si pasojë të...

Aktualitet15:09 - 19 Janar, 2019

Shpërthim në Meksikë/ 20 të vdekur, 71 të plagosur

Një ngarje e rëndë ka tronditur Meksikën, ku pas një shpërthimi të një gypi karburantësh, 20 persona kanë mbetur të...

Aktualitet18:20 - 17 Janar, 2019

Vizita e Putin në Serbi/ Tregon dy gabimet e Kosovës

Presidenti rus, Vladimir Putin i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Serbi. Nga konferenca me homologun e tij serb...

Aktualitet16:11 - 17 Janar, 2019

Kaos në Universitetin e Durrësit/ Pedagogët bashkohen me studentët

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë firmosur një peticion për të mbështetur protestën e studentëve. Ndërsa, studentët prej...

presidenti rus vladimir putin presidenti rus vladimir putin
Aktualitet15:58 - 17 Janar, 2019

Putin në Serbi/ Reagojnë Oganizatat joqeveritare

Organizatat joqeveritare në Serbi kanë thënë sot se modeli i pushtetit autoritar që përdor presidenti rus, Vladimir Putin nuk duhet...

Aktualitet11:40 - 17 Janar, 2019

Në kujtim të aktorit korçar Jani Riza

Kujtojme sot 73 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza qe per fat te keq eshte ndare...

Aktualitet08:53 - 17 Janar, 2019

Putin sot në Beograd/ Mitrovica “pushtohet” nga flamujt dhe shkrimet ruse

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të...

kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate kryeministrja e anglise, theresa may, ne deklarate
Aktualitet20:37 - 16 Janar, 2019

Brexit/ Theresa May fiton në mocionin e mosbesimit

Parlamenti britanik nuk e ka miratuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Theresa May. Pas votimit, kryeministrja Theresa May tha...

stema e ushtrise clirimtare te kosoves stema e ushtrise clirimtare te kosoves
Aktualitet18:44 - 16 Janar, 2019

Krimet e luftës/ Komandanti i UÇK-së përpara Gjykatës Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku ka përfunduar ditën e sotme intervistimin nga Prokuroria Speciale e Hagës. Pas...

ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat ministri i jashtem rus, sergey lavrov, ne nje konferece per mediat
Aktualitet15:58 - 16 Janar, 2019

Ndryshimi i emrit të Maqedonisë/ Zbulohet qëndrimi i Rusisë

Rusia ka ngritur një pikëpyetje në lidhje me marrëveshjen e ndryshimit të emrit të Maqedonisë. Ministri i Jashtëm i Rusisë,...

ish-komandanti thirret nga gjykata speciale ish-komandanti thirret nga gjykata speciale
Aktualitet15:41 - 16 Janar, 2019

Akuza për krime lufte/ Ish-komandanti në Gjykatën Speciale

Komandanti i Brigadës 124 të Rahovecit, Ismet Tara, i njohur si “komandant Hoxha”, është  thirrur nga Gjykata Speciale. Tara është...

voa, zeri i amerikes ne shqip voa, zeri i amerikes ne shqip
Aktualitet10:58 - 15 Janar, 2019

E quajti kazan/ “Zëri i Amerikës” i përgjigjet Ramës

Media amerikane më e madhe dhe më jetëgjatë, në Shqipëri, “Zëri i Amerikës” mbushi  sot 75-vjet transmetim. Ditën e djeshmje...

masakra ku u vrane 45 vete ne recak masakra ku u vrane 45 vete ne recak
Aktualitet10:47 - 15 Janar, 2019

Masakra e Reçakut/ Ende nuk ka drejtësi

20-vjet kanë kaluar nga masakra në Reçak të Shtimës në Kosovë dhe asnjë shenjë nuk ka që të bëjë lidhjen...

Aktualitet13:54 - 13 Janar, 2019

Foto/ Zgjidhet ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi

Është zgjedhur personi i cili do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes në Greqi. Menjëherë pas dorëheqjes së Panos Kammenos nga...

Trending

Read previous post:
Serbia ble 4 aeroplan luftarak/ Paralajmëron luftë kundër Shqipërisë së Madhe

Në një reagim në profilin e tij në rrjetet sociale, Burim Ramadani, Zvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës ka thënë se...

Close