LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk mbyllën pikat e basteve/ Procedohen penalisht dy pronarë

3 Janar 2019, 15:22, Aktualitet CNA
Nuk mbyllën pikat e basteve/ Procedohen penalisht dy pronarë

Policia e Tiranës ka gjetur dhe ka proceduar penalisht pronarët e dy subjekte, që nuk kishin mbyllur lojrat e fatit dhe të cilëve iu gjetën aparatura të dyshuara për zhvillimin e aktivitetit.

Në njoftimin e policisë thuhet se procedim penal ka filluar për shtetasin T.C., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprat ?Organizimi i llotarive të palejuara? dhe ?Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara?, pasi në rrugën ?Bardhok Biba? në lokalin e tij nuk ishte mbyllur aktiviteti i lojërave të fatit.

Ndërsa më tej shton se edhe për shtetasin E.B., ka filluar një procedim penal për veprën ?Organizim i palejuar i lojërave të fatit?, pasi në rrugën ?Muhamet Allushi? në subjektin e tij u konstatuan aparatura të dyshuara për lojëra fati.

Ndërkohë, policia bën me dije se kontrollet kundër aktivitetit të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë deri në ndëshkimin me ashpërsi të subjektit të fundit që ushtron këtë aktivitet anti-ligjor.

M tej në njoftim, policia fton këdo të denoncojë falas në numrin 112 ose përmes aplikacionit ?Komisariati Dixhital? çdo veprimtari të tillë të kundraligjshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga