LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si ta pastroni organizmin për tre ditë pas festave

3 Janar 2019, 10:54, Aktualitet CNA
Ja si ta pastroni organizmin për tre ditë pas festave

Sezoni të festave i erdhi fundi, por për t?u pastruar ?nga mëkatet? e ëmbla na duhet pak kohë ! Edhe nëse nuk jeni fans i të ëmblave, këtë periudhë e keni thuajse të pamundur t?i thoni jo sheqerit ! Por sa më shumë sheqer që hani, aq më shumë trupi juaj do ta kërkojë këtë të fundit, e kështu shpjegohet dëshira e çmendur për të mbaruar sa më shpejt atë tavën e bakllavasë apo kadaifit. Për të mos shkaktuar më shumë dëme në organizëm (sepse dihet që sheqeri njihet si helmi i bardhë) ndiqni këtë plan 3-ditor që ju ndihmon të pastroni trupin dhe t?i riktheheni normalitetit.
Dita 1
Mëngjesi: Hani 1 filxhan tërshërë ku të keni shtuar disa fara, fruta të freskëta apo të thata.
Dreka: Një racion gjoks pule të shoqëruar me perime zgare apo një sallatë të bollshme
Darka: Hani peshk të pjekur dhe një tas me perime të ziera.
Dita 2
Mëngjesi: 2 vezë të rrahura apo të ziera dhe një grusht fruta të thata
Dreka: Perime në furrë si kungull, speca të verdha dhe speca të kuq me pak salcë limoni, uthull dhe trumzë, ose një sallatë me jeshillëqe
Darka: Supë me perime dhe lëng mishi dhe perime të ziera
Dita 3
Mëngjesi: Hani 1 filxhan me me farëra, manaferra ose bajame dhe një omëletë të bërë nga 3 vezë
Dreka: Mish të bardhë pule shoqëruar me perime furre si karota, patate apo kungull
Darka: Supë kërpudhe me hudhra, selino, trumzë, karrota
Ajo që pini është po aq e rëndësishme sa ajo që hani. Pirja e ujit gjatë gjithë ditës ju mban të hidratuar dhe i lejon trupit tuaj të funksionojë siç duhet. Zëvendësoni pijet e gazuara, ato energjike apo lëngjet me sheqer me pije detox për të ndihmuar pastrimin e metabolizmit tuaj!
Pini çaj jeshil ose ndonjë çaj natyral bimor deri në 3 herë në ditë.

Lajmet e fundit nga