LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ Gent Cakaj bën veprimin e nxituar dhe qesharak

3 Janar 2019, 14:30, Aktualitet CNA
Foto/ Gent Cakaj bën veprimin e nxituar dhe qesharak

Ministri i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj është treguar i paduruar dhe ka bërë një veprim, i cili e ka bërë të duket qesharak.

Ende pa u dekretuar nga presidenti Ilir Meta dhe pa u votuar në Parlament, Cakaj e ka shpallur veten ministër në rrjetet sociale, paralelisht me ministrin ende në detyrë Ditmir Bushatin.

Aktualisht në rrjetet sociale, Shqipëria prezantohet me dy ministra të Jashtëm, pasi Ditmir Bushati vazhdon që të mbajë në faqen e vetë zyrtare (me të drejtë) pozicionin, ?Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania?.

Edhe në faqen zyrtare të kryeministrisë ende nuk janë rinovuar fotot dhe emrat e ministrave, duke respektuar protokollin.

Ndërsa të njëjtin post ka vendosur edhe Gent Cakaj në profilin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga