LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Faktet-Socialistët në minorancë/Rama 3, qeveri e Mjaft, G-99 dhe bashkisë Tiranë dje

3 Janar 2019, 14:41, Aktualitet CNA
Faktet-Socialistët në minorancë/Rama 3, qeveri e Mjaft, G-99 dhe

Qeveria Rama tre konfiguroi një kabinet ndryshe nga ai që kryeministri kishte pasur këto 5 vite.

Mandatin e parë i bezdisur nga hajdutët dhe të paaftët e LSI-së, në të dytin ai konfiguroi një qeveri të fortë politike me të gjithë kryesinë e PS-së, ku u fut dhe Pandeli Majko, provoi Fatmir Xhafa dhe vazhdoi Niko Peleshi, Arben Ahmetaj, Ditmir Bushati dhe Damian Gjiknuri.

Tashmë shumica e kryesisë të PS dhe qeveria politike ka rënë, duke pasur vetëm Mjakon, Klosin dhe Erion Bracen si simbole të PS dhe antarë kryesie, tashmë në pritje të dekreteve të presidentit qeveria është me shumice nga ministrat e Mjaft që më pas u bë G 99, si dhe ish drejtorë të Bashkisë Tiranë në kohën kur drejtonte Edi Rama 2000-2011. Këto janë shumica e qeverisë së Ramës, besnikët e bashkisë dhe Mjaft që luftoi kundër PS-së në qeverisjen e saj 1997-2005.

Ministre për Parlamentin në qeverinë Rama 3, është Elisa Spiropali nga Mjaft, më pas kryedoganiere e Ramws.

Olta Xhaxhcka, minister e Mbrojtjes, sërish nga Mjaft e G-99, por në detyrë më shumë se një vit më parë.

Olgerta Manastirlliu vjen nga Bashkia e Tiranës 2000-2011, edhe kjo më shumë se një vit në detyrë.

Belinda Balluku, minister e Infrastrukturës dhe Energjisë, nga Bashkia Tiranë.

Eduard Shalsi, ish-nën/kryetari I Bashkisë Tiranë, është emëruar nga Rama, Ministër i sipërmarjes.

Kemi dy ministra të emëruar nga Kosova si Besa Shahini dhe Gent Caka, tre ministra teknikë si Sandër Lleshaj, Eva Margariti dhe Anila Denaj që plotësojnë kabinetin Edi Rama 3, ku është pjesë edhe Blendi Cuci.

Një vëzhgim i thjeshtë të tregon se Rama 3, është qeveria e Mjaft, G-99, dhe ish-drejtuesve në Bashkinë e Tiranës 2000-2011, këta janë shumica, pastaj vijnë teknicinët, 3 socialistë race, dy ministra nga Kosova dhe në fund Blendi Cuci. Socialistët duhen minorancë absolute në qeverinë e Rilindjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga