LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dekretimi i Gent Cakaj/ Kreshnik Spahiu letër publike Presidentit

3 Janar 2019, 18:21, Aktualitet CNA
Dekretimi i Gent Cakaj/ Kreshnik Spahiu letër publike Presidentit

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka dërguar një letër publike presidentit Ilir Meta, ku i ka kërkuar që të firmosë emërimin e Ministrit të ri të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj.

Sipas tij, arsyet e paraqitura nga opozita për mosemërimin e Cakajt janë të turpshme.

?Arsyetimi i opozitarëve ndaj këtij emërimi ka një të përbashkët: ?origjinën kosovare?. Ky arsyetim i turpshëm justifikohet me mungesën e CV dhe çertifikatën e sigurisë!?,-shkruan Spahiu.

Në letrën që ia ka adresuar presidentit Ilir Meta, Kreshnik Spahiu,  ka renditur  disa nga këto arsye:

?1-Mosha e tij nuk është e re aspak, madje ai ka të njëjtën moshë me liderin e opozitës, Lulzim Basha, kur këtij të fundit iu besua i njëjti dikaster, pra si shef i diplomacisë shqiptare.

2- Shqipëria ka pasur kryeministër 28 vjeçar Pandeli Majkon dhe disa ministra në atë moshë!

3- Shqipëria në 28 vite ka pasur si praktikë mbi 10 ministra me origjinë dhe shtatsi greke, bullgare apo maqedonase!

4- Shqipëria ka pasur në atë post edhe persona që nuk kanë qënë aspak me nacionalitet apo kombësi shqiptare, ose kanë patur bashkëshorten shtetase jo shqiptare!

5- Ministri i ri i Jashtëm është me dy prindër shqiptarë dhe me kombësi 100% shqiptare!

6- Ministri i ri Jashtëm nga Kosova është me arsim origjinal dhe jo të falsifikuar si gjysma e ish-ministrave që kemi njohur në 28 vite!

7- Aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 200.000 shtetas me origjinë nga Kosova dhe ata duhet të gëzojnë të drejta të barabarta për të zgjedhur dhe për t?u zgjedhur njësoj si tropojanët, shkodranët, lushnjarët, korçarët, çamët etj.

8- Nuk ka asnjë shkak kushtetues që ju të mos e dekretoni dhe shkaqet e nxjerra nga opozita janë tërësisht jo ligjore?-mbyll letrën e tij Kreshnik Spahiu./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga