Connect with Us

Zbulohet mashtrimi i Ramës me ministrat kosovarë

Aktualitet

Zbulohet mashtrimi i Ramës me ministrat kosovarë

Publikuar

-

Në prezantimin që i bëri kabinetit qeveritar me shtatë ministra të ndryshuar, kryeministri Edi Rama i atriboi vetes meritën se për herë të parë në historinë e Shqipërisë kishte futur në përbërje të qeverisë dy ministra nga Kosova.

Në fakt, kjo rezulton të jetë mashtrimi i radhës i kryeministrit, pasi faktet e sjella nga ish-drejtori i arkivës së MB, Kastriot Dervishaj dëshmojnë të kundërtën.

“Kryeministri Rama njoftoi së fundmi, në kuadër të ndryshimeve tronditëse në qeveri se ministri i Jashtëm do të jetë një 27-vjeçar pa asnjë përvojë ekzekutive nga Kosova. Argumenti i vetëm që citoi Rama ishte se personi ka lexuar një numër të papërcaktuar librash dhe se është nga Kosova. Duke dashur ta paraqesë këtë si gjë të rrallë, që po ndodhte mbas shumë vitesh, pas Hasan Prishtinës, ndër të tjera, Rama dëshmoi personalisht një mosnjohje të thellë të historisë e veçanërisht në asaj të qeverive të Shqipërisë. Hasan Prishtina nuk hyn te njerëzit që ka shkëlqyer në ekzekutivin shqiptar, por si shqiptari i parë nga Kosova dhe trevat e tjera që ngelën jashtë kufijve shtetërorë që ka bërë pjesë në një qeveri kombëtare. Prania më e madhe e shqiptarëve nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi vërehet në kohën e Zogut si dhe gjatë luftës. Mosha e ministrave me origjinë (të lindur) nga Kosova, kur janë emëruar për herë të parë, ka qenë më se normale. Për shembull disa prej tyre:

-Mehmet Dëralla, 69 vjeç

-Hasan Prishtina, 39 vjeç

-Hoxha Kadri, 42 vjeç

-Sali Vuçiterni, 47 vjeç

-Rexhep Mitrovica, 34 vjeç

Ka pasur plot personalitete që kanë qenë pjesë e qeverive, ku ndër më të spikaturit do veçoja Sali Vuçiternin, një njeri mjaft aktiv dhe me shumë kontribute në politikën shqiptare, me anë të dukshme e të padukshme (detyra të fshehta). Ndër anët e padukshme ka qenë roli i tij në marrëveshjen e vitit 1930 në të cilën Komiteti i Kosovës u shkëput nga varësia ideologjike e Moskës dhe u shndërrua në një komitet kombëtar. Vuçiterni u burgos nga komunistët pas lufte dhe vdiq në burgun e Burrelit në vitin 1947. Vdiqën në burgje Bedri Pejani (1945), Refat Begolli (1945), Ismet Kryeziu (1952). Më poshtë një renditje e ministrave me origjinë nga Kosova e trevat e tjera shqiptare që ngelën jashtë kufijve shtetërorë.

LEXO EDHE:  "Shqipëria ka shumë spitale"/ PD i përgjigjet Ramës: Lëri shakatë ...

LISTA E MINISTRAVE QË KANË QENË NDËR VITE PJESË E QEVERIVE SHQIPTARE

Qeveria e Ismail Qemal Vlorës
Hasan Prishtina-ministër i Punëve të Brendshme, 5 shtator-20 nëntor 1913
Hasan Prishtina-ministër i Bujqësisë, 15 shtator-10 tetor 1913

Mehmet Dëralla-ministër i Luftës, 4 dhjetor 1912-dhjetor 1913

Qeveria e Turhan Përmetit
Hasan Prishtina-ministër i Postë-Telegrafëve, 14 mars-20 maj 1914

Qeveria e Sulejman Delvinës
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 30 janar-14 nëntor 1920

Qeveria e Iljaz Vrionit
Fuat Dibra-ministër i Punëve të Brendshme, korrik 1921
Selahudin Shkoza-ministër i Luftës, 15 nëntor 1920-16 tetor 1921

Qeveria e Pandeli Evangjelit
Zija Dibra-ministër i Punëve Botore, 16 tetor-6 dhjetor 1921

Qeveria njëditore e Qazim Koculit
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 6 dhjetor 1920
Zija Dibra-ministër i Luftës, 6 dhjetor 1921

Qeveria e Hasan Prishtinës

Hasan Prishtina-kryeministër 7-12 dhjetor 1921
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 7-12 dhjetor 1920

Qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut
Rexhep Mitrovica-ministër i Arsimit, 24 dhjetor 1922-25 shkurt 1924

Qeveritë e Shefqet Vërlacit dhe Iljaz Vrionit
-Fahri Rashit Gjilani-ministër i Arsimit, 15 prill-10 qershor 1924

Qeveritë e Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Pandeli Evangjelit
Ceno Kryeziu-ministër i Punëve të Brendshme, 1 prill-23 shtator 1925
Abdurrahman Dibra- ministër i Punëve të Brendshme, 12 shkurt 1927-10 maj 1928
Sali Vuçiterni-ministër i Punëve Botore, 11 maj 1928-5 mars 1930
Izet Dibra (Shatku)-ministër i Punëve Botore, 16 mars 1930-7dhjetor 1932
Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, 11 janar 1933-30 gusht 1935
Abdurrahman Dibra- ministër i Financave, 11 janar 1933-16 tetor 1935
Faik Shatku- ministër i Arsimit, 9 nëntor 1936-31 maj 1938
Abdurrahman Dibra- minister i Arsimit, 31 maj 1938-7 prill 1939
Faik Shatku- ministër i Drejtësisë, 31 maj 1938-7 prill 1939

Qeveritë e Mustafa Krujës, Ekrem Libohovës
Fuat Dibra-ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme, 3-22 dhjetor 1941
Iljaz Agushi- ministër sekretar shteti i Punëve Botore, 18 janar-10 shtator 1943
Ismet Kryeziu ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme 18 janar-11 shkurt 1943
Iljaz Agushi-zëvendëskryeministër, 12 shkurt-10 shtator 1943
Rexhep Krasniqi-ministër sekretar shteti i Arsimit, 12 shkurt-28 prill 1943
Nexhip Basha-ministër sekretar shtetit i Industrisë, 11 maj-1 shtator 1943

Qeveritë e Ibrahim Biçakçiut (2), Rexhep Mitrovicës, Fiqri Dines
Xhafer Deva-ministër i Punëve të Brendshme 14 shtator 1943-16 shtator 1944
Bedri Pejani- i ngarkuar për punët e Arsimit, 14 shtator-5 nëntor 1943
Rexhep Mitrovica-kryeministër, 5 nëntor 1943-16 qershor 1944
Rifat Begolli-ministër i Ekonomisë Kombëtare, 18 korrik-25 tetor 1944

Qeveria e Enver Hoxhës
Ramadan Çitaku-ministwr i Financave, 23 tetor 1944-6 shkurt 1948
Iljaz Reka-ministwr i Bujqësisë, 5 korrik 1950-6 shtator 1951″

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës në NATO/ Reagon Basha: Para se të japë mend të përmbushë detyrimet e vendit

LEXO EDHE:  Ekskluzive flet Arben Imami/ Kriza lineare, qeveria Rama, është më e zeza që vendi ka pasur



Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE