Connect with Us

Ylli i madh “tradhton” ish-ekipin e tij/ Ata janë më mirë se Barcelona në Champions!

Aktualitet

Ylli i madh “tradhton” ish-ekipin e tij/ Ata janë më mirë se Barcelona në Champions!

Publikuar

-

Në një intervistë për të përditshmen katalanase “Sport”, Andrés Iniesta flet për tre Champions-it e njëpasnjëshëm të Real Madridit, mundësitë e tij për t’u bërë trajner, varja e këpucëve ne gozhdë, Leo Messi etj.

Tre Champions-it e Real Madridit: “Për grupin e lojtarëve që ka, ky ekip meriton më shumë Champions se sa ka fituar. I duhen njohur meritat cilitdo, edhe nëse e ke rival apo kundërshtar. Kjo është e vërteta. Ne si Barcelonë kemi qenë pak larg në këtë drejtim. Shpresojmë që këtë sezon të ecim me hapin e duhur, jo atë të viteve të fundit. Unë gjithmonë mendoj se kampionët e vërtetë janë vetëm fituesit e këtij kompeticioni”.

Duke qenë zëvendës i Guardiolës: “Kjo nuk është një çështje për diskutim në këto momente. E vërteta është se unë dua të bëhem trajner në të ardhmen, por nuk kam menduar ende për këtë gjë. Vijoj të luaj ende futboll dhe nuk e di se çfarë do të ndodhë në pak vite. Tani jam i përqendruar te futbolli i luajtur, në një vend tjetër”.

Kthimi te “Pep Team”: “Kjo është një ide platonike. E ardhmja do të na dërgojë aty ku duhet të jetë secili prej nesh. Duhet të mbështetemi te dashuria e njerëzve, që kanë kaluar shumë kohë këtu dhe kanë lënë gjurmë për mirë. “Pep Team” është një rast i veçantë. Unë do të doja për të sjellë ato që kam mësuar në rolin e trajnerit. Nuk mund ta di tani se çfarë kapaciteti kam në trajning. Mund të flas vetëm kur të jem i gatshëm për t’i hyrë këtij profesioni të ri. Të gjitha janë hipoteza dhe nuk është mirë të thellohemi në prognoza”.

Messi, pasardhësi i tij si kapiten: “Unë nuk mendoj se ishte diçka e re për të. Leo ka shumë kohë këtu, me rëndësi dhe ndikim të jashtëzakonshëm, më tepër se gjithkush tjetër. Shiriti i kapitenit të parë vetëm sa ia ka shtuar inkurajimin, sepse ai ka qenë dhe mbetet lojtari më i mirë në botë”.

Aktualitet

Shtypi i ditës, 23 korrik 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 23 korrik 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Milot-Balldren, kosti rritet me 44 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Meta: Negociatat? Duhen zgjedhje të ndershme”.

“MAPO” hapet me titullin “Nga Teatri tek Astiri, qeveria nuk ndalet në kursin e saj”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Reforma në Drejtësi, palët mbeten të ndara edhe tre vite pas”.

“Shekulli” ka si titull kryesor “Milot-Balldren, kosto e rrugës mund të shkojë 300 milion euro”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Shembja e Teatrit Kombëtar, mobilizohen artistët”.

“RD” ka si titull kryesor “Protestat nuk ndalen. Qytetarët mbrojnë Teatrin, përplasje te Unaza e re”, ndërsa vijon me një tjetër titull “Plani: Kthim i parave të grabitura”.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët më të mjerët në rajon/ 28 % e familjeve nuk paguajnë dot ujin dhe dritat

Publikuar

-

Nga

28 për qind e familjeve shqiptare kanë vështirësi në pagesën e faturave mujore, të tilla si uji, dritat, qira etj për gjatë vitit 2018, sipas gjetjeve të Barometrit të Ballkanit të këtij viti.

Anketa që përfshiu familjet në të gjitha vendet e Ballkanit evidentoi se në Shqipëri përqindja e familjeve që nuk përmbushin detyrimet për shlyerjen e  faturave të dritave dhe të ujit është më e madhe se në çdo vend  tjetër, madje edhe më e madhe se në Kosovë, e cila për nga niveli i jetesës është në nivele të krahasueshme.

Madje Bosnja dhe Kosova u renditën ndër vendet me më pak vështirësi për përballimin e faturave mujore përkatësisht me nga  9-17% secila. Në Maqedoni shihet se 19 për qind e familjeve e kanë këtë vështirësi, ndërsa në Malin e Zi 20 për qind e tyre.

Pas Shqipërisë nivelin më të lartë të familjeve që nuk i përballojnë faturat e ka Serbia me rreth 23 për qind të familjeve.

Sipas anketës numri i familjeve në vështirësi për të paguar faturat mujore erdhi në ulje në raport me vitin 2017, por gjithsesi janë nivel shumë më të lartë se mesatarja Rajonale.

Gjetja e anketës materializohet edhe në arkëtimet e OSHE-së, ku për rreth 24 për qind e energjisë që hidhet në rrjet nuk merret asnjë pagesë.

Çmimet e energjisë u rritën pesë vite më parë me rreth 20 për qind. Teksa Shqipëria ka çmimet energjisë për konsumatorët në nivelet më të larta rajonale, i ka të ardhurat për frymë në nivelet më të ulta.

Sipas të dhënave të Eurostat, gjatë periudhës 2012-2017, të ardhurat për frymë të Shqipërisë u rriten me 700 euro, nga niveli 3300 euro arritën në 4000 euro për frymë.

Rritja më e madhe neto e të ardhurave për frymë ka ndodhur në Malin e Zi. Niveli i tyre, nga 5100 euro në vitin 2012 arriti në 6900 euro në vitin 2017, duke u rritur me 1800 euro. Kjo vlerë ishte gati sa dyfishi i rritjes neto të të ardhurave për frymë se në vendet e tjera të Ballkanit. Më pas, për rritjen më të lartë vjen Maqedonia, të ardhurat për frymë të së cilës u rritën me 1100 euro gjatë 2012-2017.  Gjithashtu Serbia dhe Bosnja raportuan rritje të njëjtë të ardhurash për frymë, me 900 euro për periudhën në fjalë./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Moti në vendin tonë vijon të jetë në kushte të qëndrushme, ndërsa temperaturat pësojnë sërish rritje.

Sipas IGJEUM, në përgjithësi, nuk priten reshje në asnjë prej qarqeve, por ekziston mundësia për ndonjë shtrëngatë gjatë pasditeve është mjaft e vogël, më e mundshme në terrenet malore të qarqeve të Veriut.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 33 °C
në vendet e ulëta: 22 / 35 °C
në vendet malore: 19 / 32 °C

Era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve, sidomos në qarqet e Veriut dhe të bregdetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE