Connect with Us

Rikthimi i Lulzim Bashës

Aktualitet

Rikthimi i Lulzim Bashës

Publikuar

-

Ka filluar viti 2019, i cili pason një vit shumë të fortë politikisht. Kryesisht me protesta pa “kokë”, tek të cilat nuk identifikoheshin drejtuesit. Protesta arriti kulmin me studentët dhe u mbyllën me qëndresën për tre ditë të përfaqësuesve të Diasporës. Një grup të rinjsh që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryesuar nha Genc Sejko, për tre ditë protestuan përpara kryeministrisë. Edhe ata i dhanë një shenjë qeverisë, e cila filloi që nga fakti që policia nuk u dha leje për të protestuar.

Por, përtej kësaj 2018-ta ishte një vit me protesta dhe shumë skandale për qeverinë, por edhe për opozitën.

E në fakt ishte viti kur pritej që të “çelte” Lulzim Basha, por Luli nuk çeli dhe gjithë shpresa tashmë mbetet tek rikthimi i i tij. Për ata që mendojnë se Luli do të rikthehet fort në 2019-ën, e rëndësishme është të mësojnë se në fundjavë Luli rikthehet nga Hollanda, pasi kishte ikur për pushimet e Vitit të ri, dhe ku humbet shpesh për të vaditur tulipanët e tij.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha në dy kohë/ Nga 21 janari në 16 shkurt

CNA.al ka mësuar se Luli do të rikthehet në Shqipëri për fundjavë, për t’u bërë gati për festën e përvitshme, pra aktivitetin e pritjes që organizon Rilindja Demokratike në datë 7, e cila ka daljen e saj të parë në 6 janar të vitit 1991.

Luli pritet të rikthehet në Tiranë për këtë aktivitet. Pra, më shumë sesa një rikthim i Lulzim Bashës i vërtetë, në politikën aktive, me akte të vërteta politike dhe me qëndresë, 2019-ën, Luli do ta fillojë me rikthimin nga Hollanda, për të vijuar ritualin e tij vajtje-ardhje. Ata që mendojnë se Luli do të rikthehet fuqishëm këtë vit, ju bëjmë me dije se ai do ikë prapë në Hollandë, se i thahen tulipanët. Këtë punë ka Luli, vjen e shkon, për të ujitur tulipanët dhe për të ajrosur shtëpinë. / CNA.al

Ekskluzive/ Lulzim Basha pushimet e fundvitit i kalon në Holandë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës

Publikuar

-

Nga

“Dy palë servilash bëhen pushta për pushtet”/ Ibsen Elezi ‘shpërthen’ keq ndaj Bashës, pak para zgjedhjeve

Ibsen Elezi, kandidati që u përjashtua nga gara për kryetar të PD-së, ka dalë  me një reagim në rrjetet sociale, pak orë para gjedhjeve brenda partisë.

Me tone ironike, Elezi ka publikuar bisedën me një anëtarë të PD, ndërsa shkruan se PD është më shumë se dy palë servilash që bëhen pushta për pushtet.

“Neser voto si mendon dhe jo si te thone !

– Me pyet ne Kukes nje anetar i PD: ” si e mendon per neser” ?

– I them: ” une jam i deklaruar”.

–  Me tha :”kam ndryshu mendje do votoj per Lulin”

– I them : ” po pse ” ? 🤣

– Me tha: “eshte i vetmi qe e bashkon PD te ne,

dy palet qe ishin ne  lufte per 4 vjet, e s’paten lene gje pa thene per nj-tj, me kane kap per Lulin”.

– I thash: ” e kuptova por PD eshte me shume se dy pale servilash qe behen pushta per pushtet”.

Gjeja me e keqe e servilit eshte se nuk mjaftohohet me veten, por do te bej shume si veten.“/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Publikuar

-

Nga

Tërheqja nga politika/ Braçe- Ruçit: PS nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty!

Pas tërheqjes nga politika të Gramoz Ruçit, ka reaguar dhe zëvëndëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shkruan se PS-ja nuk do te jetë njësoj pa Ruçin as në paqe e betejë.

Braçe shprehu mirënjohjen për Ruçin e gjithçka që ka dhënë në këto vite për partinë.

“Të jam mirënjohës Gramoz Ruçi! Për gjithçka në këto 30 vite. Për gjithçka në 28 vitet e mia brenda tyre. Për derën e hapur që 20 vjeç, kujdesin, këshillën, nxitjen, komunikimin, kurajon e injektuar, nderin e dinjitetin e mësuar. Mbështetjen veçanërisht në ditët e errëta e të vështira te 1996, 1997 e me tej, për t’u rritur e bërë njeri mbi të gjitha, socialist e fitues! Nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty në paqe e betejë”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Kosova shënon sot 12 qershorin që njihet si dita e çlirimit. Në këtë ditë, 22 vjet më parë trupat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, hynë në Kosovë ndersa trupat serbe po largoheshin, duke i dhënë fund luftës gati dy vjeçare që u mori jetën mijëra njerëzve.

Më 12 qershor të vitit 1999, NATO-ja filloi operacionin e vendosjes së mbi 50 mijë trupave paqerujatëse në Kosovë, pas një fushate 78 ditëshe të bombardimeve ndaj forcave serbe, që po atë ditë filluan largimin nga Kosova.

“Erdhi koha e çlirimit kur hyri KFOR-i dhe ne shikonim nga ballkonet se si tërhiqeshin, gëzim i madh – forcat serbe po tërhiqeshin”, thotë një qytetare.

“Ishte një ndjenjë që me të vërtetë nuk e di as si të shprehem, sepse ishte një tmerr i hatashëm për më shumë se 90 ditë që ne ishim të okupuar dhe çdo moment prisnim situata të paimagjinueshme. Kështu që ajo ditë kur erdhi dita e çlirimit ishte një ditë me plot emocione, gëzim, ishte e jashtëzakonshme, ishte sikur të rilindnim për së dyti”, thotë një qytetar.

“Festa më e madhe në jetë – dita e çlirimit. Kemi qenë shumë të okupuar nga okupatori serb, tash ditën e çlirimit e festojmë çdo vit”, thotë një tjetër.

Udhëhqesit politik të Kosovës e vlerësuan si ditë historike 12 qeërshorin ndërsa vunë kurora lulesh në pllakën përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të KFOR-it që humbën jetën gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

“Jemi po ashtu këtu për të nderuar vazhdimin e këtij kontributi i cili nuk është ndalur në vitin 1999, atëherë kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë duke u shndërruar kështu në shpëtimtarët e popullit të Kosovës, por kontribut i cili ka vazhduar edhe më tej e vazhdon edhe sot për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në gjithë rajonin tonë”, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Të gjithë ato gra e burra të cilët u sakrifikuan e dhanë jetën, ndodhen në themelet e institucioneve tona, të shtetit tonë, të pavarësisë sonë të cilën duhet ta shpiejmë më tej me zhvillim, drejtësi dhe demokraci”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha pazar me Veliajn për kullat e betonit në Tiranë

LEXO EDHE:  Foto-skandali/ Basha drejton mjetin pa rrip sigurimi

“Liria jonë ka ardhur si kontribut i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve tanë të cilët e dhanë jetën për liri, i rreth 14 martirëve të cilët e dhanë jetën që ne të jemi të lirë e ta gëzojmë shtetin e pavarësinë tonë por po ashtu edhe i bashkimit të kontributit të përpjekjes tonë çlirimtare me faktorët ndërkombëtarë të cilët e ndihmuan luftën tonë”, tha kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca.

Aktualisht rreth 3 mijë e 600 trupa shërbejnë në kuadër të misionit të drejtuar nga NATO-ja, roli i së cilës në Kosovë vlerësohet si i jashtëzakonshëm jo vetëm për çlirimin e krijimin e një mjedisi të sigurt, por edhe rindërtimin e vendit që doli nga lufta me mbi dhjetë mijë të vrarë e rreth pesë mijë të zhdukur.

Organizatat humanitare tërheqin vërejtjen se edhe më tej ka pak perosna të dnëuar për mizoritë e frocave serbe në Kosovë, ndërsa Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirmitare të Kosovës, u hodh të shtunën në një protestë për të shprehur pakënaqësinë me siç thanë, ‘njollosjen e luftës çlirimtare”.

“UNMIK-u kishte mandat që të gjykonte krimet e kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. EULEX-i kishte mandat gjykimin e krimeve të kryera në Kosovë, por akuzoi e gjykoi vetëm shqiptarët. Gjykata Speciale gjykon vetëm shqiptarët, por jo krimet e kryera në Kosovë, jo krimet e masakrat që i ka shkaktuar pushtuesi serb ndaj civilëve, por do të gjykojë luftën tonë çlirimtare. Në këtë përvjetor të ditës së çlirimit, themeluesit e udhëheqësit e UÇK-së gjenden prapa grilave në Hagë”, ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Faton Klinaku.

Nëntë vjet pas hyrjes së trupave të NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 që njihet nga mbi 100 vende të botës por vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Të dyja vendet pritet që javën e ardhshme të rifillojnë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve që është kusht për integrimet evropiane. VOA

LEXO TE PLOTE