Connect with Us

Ngjarje e rëndë/ Burri vret gruan dhe motrën e saj

Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ Burri vret gruan dhe motrën e saj

Publikuar

-

Një krim i rëndë ka ndodhur në qytezën e Ballshit, ku burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme, ndërkohë shkaqet nuk bëhen ende të ditura./CNA.al

Vijon…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, edhe pse jemi në mes të majit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në qytetin e Pukës rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia me ‘dorë të hekurt’/ Arrestohen 3 persona në Berat, procedohet penalisht një tjetër

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Një shtetas tjetër është proceduar penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• F. M., 26 vjeç, banues në Poliçan dhe L. B., 24 vjeç, Kuçovë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi;

• S. F., 42 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

LEXO EDHE:  E rëndë/ Mbytet një grua në Surrel

LEXO EDHE:  Vesile Akin 35 vjet punë si gomiste

Gjithashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik kanë proceduar penalisht, për veprat penale “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin B. L., 46 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Xhenio”, me një mjet tip kamion të ngarkuar me pllaka guri dekorativ të pa shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Gjithashtu, ky shtetas kishte punësuar në mënyrë të paligjshme një punonjës.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

LEXO TE PLOTE