LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këto zakone të thjeshta mund t'ju shpëtojnë jetën

2 Janar 2019, 12:00, Aktualitet CNA
Këto zakone të thjeshta mund t'ju shpëtojnë

Vizitohuni tek i njëjti doktor

Shkencëtarët në Universitetin e Exeter kanë dëshmuar se nëse vizitoheni tek i njëjti doktor gjatë viteve, ju në këtë mënyrë zgjasni jetën tuaj. Ky rregull zbatohet, jo vetëm për një mjek të përgjithshëm, por edhe për një kirurg, psikiatër dhe mjekë të tjerë. Mjekët mund të kujtojnë tiparet e pacientëve të tyre dhe nëse ndryshon diçka ata menjëherë e kuptojnë. Nëse shkoni tek një mjek i ri, ata duhet të zbulojnë problemet tuaja që nga fillimi.

Kurseni para për të ardhmen

Sa më shumë vite kalojnë, aq më keq i përjetoni problemet financiare. Prandaj ajo çfarë sugjerojnë ekspertët financiarë është një kursim të ardhurash 10 vite përpara se të dilni në pension në mënyrë që të mos iu kap paniku më vonë. Stresi i të mos pasurit para nuk kontribuon në shëndet të mirë.

Vishni këpucë të rehatshme

Gjërat që na sjellin gëzim dhe rehati në mënyrë indirekte zgjasin jetën tonë. David Rosenbaum, një profesor 65-vjeçar tregon se sekreti i jetëgjatësisë janë këpucët e rehatshme. Këpucët na ndihmojnë të kontrollojmë veprimtarinë tonë: duke veshur këpucë të rehatshme, ecim rreth 10.000 hapa në ditë që është e rëndësishme për shëndetin tonë.

Mos u shtrini në divan

Ju mund ta zgjasni jetën nëse ulni sasinë e kohës që kaloni duke qëndruar ulur në zyrë ose duke u shtrirë në divan përpara televizorit. Nuk rekomandohet të uleni më shumë se 2 orë ose të kaloni më shumë se 2 orë para televizorit në ditë. Nëse ndiqni këto rregulla, ju do të zgjasni jetën tuaj për afro 3 vjet.

 

Lajmet e fundit nga