LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ka parashikuar Baba Vanga për 2019? Profecitë që po i tmerrojnë të gjithë

2 Janar 2019, 07:45, Aktualitet CNA
Çfarë ka parashikuar Baba Vanga për 2019? Profecitë

Mijëra njerëz në YouTube  janë tmerruar, pasi mësuan rreth parashikimeve të Baba Vangës, shikueses bullgare që u bë e famshme në të gjithë botën, pasi të gjitha profecitë e saj u realizuan.

Sipas autorit të videos, e cila ka tejkaluar 675,000 shikime në YouTube, Baba Vanga lindi në Strumicë më 31 janar 1911 dhe vdiq në Sofje, kryeqytetin e Bullgarisë, më 11 gusht, 1996.

Baba Vanga parashikoi se deri në vitin 2019 do të ketë tërmete të mëdha në pjesë të ndryshme të botës dhe një cunami gjigant në Azi do të ndikojë në vende si Japonia dhe Indonezi, Pakistan, Indi dhe Kinë.

Baba Vanga zbuloi gjithashtu se dikush do të përpiqet të vrasë presidentin e Rusisë, një vend që do të goditet nga një meteor i përmasave të mëdha. Po kështu, kriza ekonomike do të përkeqësohet në Evropë vitin e ardhshëm. Këto janë vetëm disa nga parashikimet që po tmerrojnë mijëra njerëz në YouTube.

Lajmet e fundit nga