LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm terrorist në Manchester/ Raportohet për të plagosur

1 Janar 2019, 11:18, Aktualitet CNA
Sulm terrorist në Manchester/ Raportohet për të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stacionin Victoria të Manchester, në Britaninë e Madhe, ku tre persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve dy kalimtarë dhe një polic.

Sulmuesi është kapur dhe arrestuar menjëherë nga agjentë të rendit, të cilët shkuan në vendngjarje pas alarmit të lëshuar nga të tjerë kalimtarë.

Tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe fatmirësisht asnjë nuk është në rrezik për jetën. Agresori është sulur ndaj kalimtarëve duke thirrur ?Allah?. Autoritetet po hetojnë për sulmin, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për akt terrorist.

Sipas disa dëshmitarëve, burri ka thirrur fraza të tipit: ?Nëse sulmoni vende të tjera duhet të prisni këtë në shtëpitë tuaja?. Arma e përdorur ishte një thikë kuzhine e gjatë 25 centimetra.

Lajmet e fundit nga